AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Skandali në Memaliaj! “Eshtra njerëzore në sipërfaqe”, firma prish varrezat me “ndihmën” e Policisë!

by SHT Media
11/11/2024
in Kronikë
6
0
Skandali në Memaliaj! “Eshtra njerëzore në sipërfaqe”, firma prish varrezat me “ndihmën” e Policisë!
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës një skandal në fshatin Gllavë në Memaliaj, ku firma e cila po ndërton rrugën Berat-Këlcyrë ka prishur varrezat dhe ka nxjerrë eshtra njerëzore në sipërfaqe.

Madje, veprimet e firmës së ndërtimit janë bërë me “ndihmën” e Policisë Memaliaj dhe Njësisë Administrative Buz, të cilat kanë qenë prezente kur janë bërë gërrmimet. Por jo vetëm kaq, pasi firma dhe këto institucione kanë tentuar që të fshehin ngjarjen, pavarësisht denoncimit të familjes se në atë vend “s’ka patur varreza dhe eshtra”.

Në redaksinë e emisionit investigativ u ankua familja Cora, e cila denoncoi firmën “Cobial” që po kryen punimet e rrugës që lidh Beratin me Këlcyrën, se u ka prishur varrezat e vjetra familjare. Haxhi dhe Paolo Cora tregojnë se në datën 1 nëntor 2024 firma “Cobial”, ka gërmuar në afërsi të varrezave të familjes. “Nuk jemi kundra rrugës, përkundrazi përgëzojmë qeverinë që po bën këtë rrugë, po na na prishën varrezat dhe kanë nxjerrë eshtrat e të parëve tanë dhe askush nuk mban përgjegjësi. Para se të bënin këto punime, u kemi kërkuar me ngulm që mos të bënin punime te vendi i varrezave, por s’na dëgjuan. Madje, ditën që erdhën dhe kryen ato punime, erdhi edhe një xhip i policisë” thonë ata.



Paolo tregon se është konfliktuar me punëtorët e firmës që mos të bënin gërrmime, por ai është mbajtur i izoluar në një xhip të policisë. Më pas, firma bëri gërmime me ndihmën e policisë dhe Njësisë Administrative, ku dherat i hodhën ku të mundnin. “Tani kanë dalë eshtrat në sipërfaqe” tregojnë ata. Fiksi filmoi disa eshtra në atë vend, të cilat nuk janë të plota. “Këto s’janë të vetmet, pasi kemi gjetur eshtra edhe te pirgu i dherave. Para se të bënin gërmime, ka ardhur edhe administratorja e Njësisë Buz, në Memaliaj, me disa punëtorë me kazma dhe lopata për të bërë zhvarrime. Nuk i lejuam se s’kishin asnjë vendim zhvarrimi” thonë ata, teksa më pas u bënë gërrmimet. Paolo tregon se ka bërë denoncime dhe ankesa, por edhe pasi është gërmuar, ka ardhur sërish shefi i Postës së Policisë në Memalilaj dhe s’ka gjetur eshtra. “Erdhi dhe nuk gjeti. Nuk pa fare dhe vetëm raportoi se s’ka gjetur” thotë Paolo.

Fiksi telefonon përgjegjësin e firmës “Cobial”, Veledin Zaçe, i cili thotë se ka pasur një konflikt me këtë familje dhe ka kërkuar ndihmën e policisë lokale për të bërë punimet. Fiksi i bën me dije se punimet kanë prishur varrezat dhe se në atë vend janë gjetur edhe eshtra. Ai e mohon, teksa thotë se ato mund të jenë vendosur nga familjarët në atë vend. Gazetarët i kërkojnë që të vijë ti shohë vetë, teksa ai thotë se do të dërgojë një përgjegjës. “Ne kemi bërë gjithë procedurën, kanë qenë edhe policia dhe seksioni i kriminalistikës në Qarkun e Gjirokastrës dhe ato eshtra janë të sajuara se ne aty kemi gërmuar dhe aty nuk ka pasur varreza. Nuk e di se ku i kanë marrë dhe i kanë prurë aty. Se ne gërmuam aty se ishte edhe Oficeri i Policisë Gjyqësore” tregon ai.

Më pas, Fiksi bisedon edhe me një punonjës të firmës “Cobial”, i cili tregon se ka qenë ai që ka bërë ato punime dhe se aty s’janë gjetur eshtra. Gazetarët i tregojnë eshtrat dhe ai thotë se s’ka pasur dijeni dhe se atje e çuan shefat. Fiksi i thotë se aty ka varreza dhe se familja e ka paralajmëruar firmën. Përgjigjet se projekti ka qenë në atë vend dhe se urdhri ka qenë për të punuar.

Fiksi shkoi edhe te Njësia Administrative Buz, në Memaliaj. Administratorja Dituri Koçiu nuk gjendej në zyrë dhe gazetarët e telefonojnë. Ajo thotë se është lajmëruar nga policia për të shkuar në atë zonë, teksa shton se ka shkuar vetëm për të parë dhe jo zhvarrosur. Fiksi i thotë se punonjësit kishin kasma e lopata, teksa ajo përgjigjet se vetëm për të parë dhe s’kishin ndonjë urdhër zhvarrimi. Gazetarët e pyesin se kush e dha lejen që të kryheshin ato punime, megjithë paralajmërimet e familjes. Ajo thotë se policia.

Grupi i emisionit Fiks Fare shkoi edhe në postën e Policisë në Memaliaj, ku kërkojnë shefin Erald Telo, i cili ka qenë prezent kur janë bërë punimet. Punonjësit e tjerë të policisë thanë se shefi nuk është në Memaliaj, por në Tiranë. Shefi thotë se e ka lajmëruar Njësia Administrative dhe kanë shkuar për të shuar konfliktin. Gazetarët i kërkojmë informacion se në atë vend është prishur varreza, teksa ai përgjigjet se “s’ka pasur të tillë”. Por, kur i bëjnë me dije se janë gjetur eshtra, madje edhe në sipërfaqe, pohon se “kam shkuar dy herë dhe s’kam gjetur”. Në fund thotë se do të dërgoj një grup për ta verifikuar.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Absurditetet e GJKKO/ Aldo Avdyli për përgatitjen e vrasjes dënohet me 4.8 vite, dy nëna si operatore Call Center me 6.8 vite secila!

09/10/2026

Kush është Dhelpra e Tiranës që policia i preku dy herë ‘bishtin’ dhe nuk e kapi dot, ndjekje si në filma nëpër skutat e kryeqytetit, vrasës gjakftohtë dhe tejet dinak

09/10/2026

SHBA uron presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka Pulën: Gati për bashkëpunim me institucionet!

09/10/2026

“E shkathët si Kiara, e mençur si Beatrixa”/ Batuta e Luiz Ejllit, moderatori telefonon live mamanë e këngëtares: I kërkoj falje dhe e përqafoj fort

09/10/2026

Artan Gaçi në SPAK, roli i ortakut Idlir Lopçi i “Peninsula”; nga call center-at te tokat e Artur Shehut në Zvërnec

09/10/2026

Nga Berlusconi te Trump e Meloni/ Italia ndezi fitilin, e djathta radikale tronditi Perëndimin

09/10/2026

SHBA i hap Rusisë derën e tregut perëndimor të naftës, Trump arrin marrëveshje me Putin

09/10/2026

I dënuar për 5 vrasje në tre shtete, Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri

08/10/2026

BE mbyll përkohësisht Kapitullin 20 për Shqipërinë, nesër kalon në COREPER

08/10/2026

A mund ta ndryshojë Kosova marrëveshjen ndërkombëtare për Dhomat e Specializuara vetëm përmes një ligji?

08/10/2026

08/10/2026

“Kali i Trojës” i Putinit në Evropë po përpiqet të manipulojë zgjedhjet në Serbi

08/10/2026

“Territorialja”, Braçe bën deklaratën e fortë: Vendimi më i vështirë në 30 vite, ose do rri ose do iki!

08/10/2026

Zgjerohet skandali i lobimit në SHBA/ Pas këshilltarëve të Trump, e përfshirë edhe kompania që i siguroi vizën Berishën

08/10/2026

08/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Absurditetet e GJKKO/ Aldo Avdyli për përgatitjen e vrasjes dënohet me 4.8 vite, dy nëna si operatore Call Center me 6.8 vite secila!
  • Kush është Dhelpra e Tiranës që policia i preku dy herë ‘bishtin’ dhe nuk e kapi dot, ndjekje si në filma nëpër skutat e kryeqytetit, vrasës gjakftohtë dhe tejet dinak

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.