• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Gazetari i kujton Berishës akuzat e forta: Në 2015 i kërkove Prokurorisë të hetojë Metën për CEZ-in, pse ndërrove mendim tani?

10/11/2024
in Politikë
Gazetari i kujton Berishës akuzat e forta: Në 2015 i kërkove Prokurorisë të hetojë Metën për CEZ-in, pse ndërrove mendim tani?

Gazetari Andrea Danglli ka vënë në ‘pozitë të vështirë’ kryedemokratin Sali Berisha në studion e emisionit ‘Off the Record’ në A2 CNN, kur e ka pyetur për akuzat e tij të hershme ndaj kreut të PL, Ilir Metës, i cili sot ndodhet në qeli.

Pyetja e gazetarit lidhej me akuzat e Berishës në vitin 2015 kundrejt Ilir Metës, teksa i bënte thirrje Prokurorisë që ta hetonte atëherë kreun e Parlamentit për aferën Cez Dia.

Ndërkohë ish-kryeministri Sali Berisha u përgjigj duke thënë se nëse Ilir Meta do të ishte fajtor për këtë çështje, atëherë sipas tij, këtë do ta kishte treguar Kastriot Ismaili, i cili është dënuar më herët për këtë dosje.



Kjo pasi sipas Berishës, kreu i SPAK, Altin Dumani, i kishte premtuar Kastriot Ismailajt se do e nxirrte nga burgu, nëse i jepte prova që bënin fajtor Ilir Metën për aferën Cez-Dia.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Andrea Danglli: Një nga drejtuesit e opozitës, zoti Meta, sot mbush 3 javë që është në qeli. Në vitin 2015 në shtator, ju keni kërkuar që Meta të merrej i pandehur për aferën Cez-Dia, ku keni kërkuar nga prokurori që të nisë hetimet urgjentisht për të. Sot disa vite pas kësaj akuze, akuzat tuaja ishin politike, apo SPAK ka ngritur një akuzë politike?

Berisha: Në kohën kur unë kërkoja këtë, Ilir Meta ishte kryetar i Parlamentit të shumicës së Edi Ramës. Publikimet për aferën Cez Dia kërkonin transparencë dhe opozita ka mbajtur qëndrimet e saj. Por, Kastriot Ismaili u arrestua, u dënua, bëri burg. Altin Dumani i shkoi si hienë në qeli, thuhet se i kanë dërguar edhe vrasës. I premtoi se nesër del, nëse pranonte të implikonte Ilir Metën. Ismaili vazhdoi burgun sepse nuk kishte asgjë për të faktuar implikimin e Ilir Metës. A nuk është kjo dëshmi e një akuze false ndaj Ilir Metës, nëse Ismaili mes burgut e lirisë nuk pranoi as të shpifë e as të pohojë një gjë të tillë. Kjo e liron totalisht Ilir Metën nga kjo akuzë.

Ndërkohë, më herët Berisha në shtator të vitit 2015, ka deklaruar se: “Një dëshmi tjetër vjen nga ish administratori i CEZ se Ilir Meta si Ministër i Jashtëm e ka takuar në Pragë dhe ka negociuar me Hajsek për Kastriot Ismailajn, duke shfrytëzuar kështu postin zyrtar dhe mashtruar për interesin e xhepit të tij. Deklaroj këtu me përgjegjësi të plotë se Ilir Meta si Ministër i Jashtëm nuk ka pasur tagër për të negociuar me CEZ për asnjë lloj problemi. I bëj thirrje Prokurorit të Përgjithshëm të nise hetimin e menjëhershëm për Ilir Metën për këtë aferë korrupsioni ndërkombëtar. Ju bëj thirrje qytetarëve shqiptarë të mos pajtohen kurrë me qëndrimin e oligarkëve Rama-Meta që duan me imunitet të bllokojnë drejtësinë”, është shprehur Berisha ndër të tjera në atë kohë.

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!