• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

SHBA, Departamenti i Drejtësisë ngre padi ndaj shtetit Virxhinia për shkelje zgjedhore

12/10/2024
in Botë
SHBA, Departamenti i Drejtësisë ngre padi ndaj shtetit Virxhinia për shkelje zgjedhore

Departamenti amerikan i Drejtësisë tha të premten se ka ngritur padi ndaj shtetit të Virxhinias për shkeljen e rregullave federale që ndalojnë përpjekjet sistematike për të hequr votuesit nga listat, brenda 90 ditëve nga zgjedhjet.

Më 7 gusht, guvernatori republikan i Virxhinias, Glenn Youngkin, nënshkroi një urdhër ekzekutiv që i kërkon komisionerit të Departamentit të Zgjedhjeve të vërtetojë se departamenti po bënte “përditësime të përditshme të listës së votuesve” për të hequr, ndër grupet e tjera, personat që nuk janë në gjendje të verifikojnë se janë shtetas në Departamentin e Mjeteve Motorike, ku jepet patenta e shoferit, që shërben si mjeti kryesor i identifikimit brenda Shteteve të Bashkuara.

Shtetasit amerikanë të cilët janë identifikuar dhe njoftuar, dhe që nuk kanë konfirmuar shtetësinë e tyre brenda 14 ditëve, do të hiqen nga lista e votuesve të regjistruar, tha Departamenti i Drejtësisë. Departamenti thotë se se kjo praktikë ka bërë që qytetarëve t’u anulohet regjistrimi në listat e votuesve përpara zgjedhjeve të 5 nëntorit.
“Duke anuluar regjistrimet e votuesve brenda 90 ditëve nga dita e zgjedhjeve, Virxhinia i vendos votuesit e kualifikuar në rrezik për t’u hequr nga listat dhe krijon rrezikun e konfuzionit për elektoratin”, tha ndihmës prokurorja e përgjithshme Kristen Clarke.

“Kongresi ka miratuar kufizime për këtë periudhë me Aktin Kombëtar të Regjistrimit të Votuesve, për të parandaluar përpjekjet e prirura për gabime, të orës së fundit, që shumë shpesh heqin të drejtën e votimit për persona që kualifikohen”, shtoi zonja Clarke.

Departamenti tha se po kërkon një ndërhyrje urgjente që do t’u rikthente personave të prekur, që kanë të drejtën e votës, mundësinë për të hedhur votat e tyre të papenguar në ditën e zgjedhjeve dhe për të ndalur shkeljet në të ardhmen.

Guvernatori Youngkin e quajti veprimin të motivuar politikisht dhe një përpjekje për të ndërhyrë në zgjedhje.
“Me mbështetjen e Prokurorit tonë të Përgjithshëm, ne do t’i mbrojmë këto hapa të arsyeshëm, që na kërkohet ligjërisht t’i ndërmarrim, me çdo burim që kemi në dispozicion”, tha ai nëpërmjet një deklarate të premten.

Ndërsa afrojnë zgjedhjet e nëntorit, republikanët në mbarë Shtetet e Bashkuara janë pozicionuar kundër votimit të jo-shtetasve, që është një veprim i paligjshëm. Disa zyrtarë zgjedhorë kanë paralajmëruar se masat mund të penalizojnë personat që gëzojnë ligjërisht të drejtën e votës./VOA

Më të lexuarat

  • Protestuesja në tubim para Kryeministrisë: Sali Berisha vrau miliona bijë nënash!

    Protestuesja në tubim para Kryeministrisë: Sali Berisha vrau miliona bijë nënash!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama: Një ekip po dëgjon me vëmendje gjithçka duhet dëgjuar nga protesta e bulevardit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Si Trump e shndërroi NATO-n në një Bankomat

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Prokurori italian ngre alarmin për drogën vdekjeprurëse: Po bëhet “ari” i ri i krimit të organizuar!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ‘Më gënjyen Elisa me Bushatin’, neomalësorja tentativa për t’u rikthyer në PS pas zbehjes së protestës, 12 deputetët që i premtuan nuk u larguan nga PS-ja

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Gazetarët e Fanes në krye të protestës për të drejtat e tyre apo që pronari të mos paguajë 6.4 milionë euro taksa?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nuk ndalen skandalet për Sánchez, numri i të pandehurve në PS-në spanjolle ia kalon deputetëve në Kongres!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Na hodhën bombën mbi shtëpi, dyert u mbushën me plumba”, Bardhi: Një vajzë e re në jetën time

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Bëri fushatë duke nxjerrë b*thën jashtë, pse Alfred Lela nuk u zgjodh në Kryesinë e PD-së

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Shkelje te Ministria e Arsimit/ KLSH kërkon për herë të dytë shkarkimin e Sekretarit të Përgjithshëm, Erzen Tola

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!