• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kryesore

Shkelje te Ministria e Arsimit/ KLSH kërkon për herë të dytë shkarkimin e Sekretarit të Përgjithshëm, Erzen Tola

05/07/2026
in Kryesore, Politikë
Shkelje te Ministria e Arsimit/ KLSH kërkon për herë të dytë shkarkimin e Sekretarit të Përgjithshëm, Erzen Tola

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit, Erzen Tola, duket se ka një pushtet absolut jo vetëm mbi administratën në varësi të tij, por edhe ndaj eprorëve më të lartë. Aq, sa dy ministre radhazi, fillimisht Ogerta Manastirliu dhe më tej, ajo aktualja Mirela Kumbaro, refuzojnë me forcë për të zbatuar rekomandimet e Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) për shkarkimin e tij nga detyra.

Në dy raporte të njëpasnjëshëm, audituesit shtetërore kanë identifikuar shkelje të rënda në veprimtarinë e Tolajt, të tilla që mund të shoqërohen vetëm me largimin nga detyra e lartë.

Në zyrën e ministres Kumbaro është dorëzuar së fundmi një raport, në të cilin konstatohet se Erzen Tola, “në cilësinë e nëpunësit civil më të lartë…nuk ka ndjekur në mënyrë të plotë zbatimin e vendimeve të Gjykatës së Lartë për rastin e punonjësve të larguar nga detyra, si edhe nuk ka siguruar kontroll efektiv mbi shpenzimet e karburanit”, veprime që kanë sjellë pasoja dhjetra milionë lekë dëm në buxhetin institucional.

Në dokumentat e siguruar nga “Boldnews.al” thuhet se Sekretari i Përgjithshëm nuk ka marrë masat për rikthimin në llogaritë e institucionit të një shume prej rreth 7.5 milionë lekë të reja, “të përfituara padrejtësisht nga disa zyrtarë të larguar nga detyra”.

Të paktën dy ish-punonjës të Ministrisë së Arsimit janë paguar për largim të padrejtë nga detyra, ndërkohë që Gjykata e Lartë ua ka rrëzuar pretendimet. Në këto kushte, sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, Erzen Tola, në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm, duhet të kishte nisur procedurat për rikthimin e shumave të fituara në mënyrë jo-ligjore.

Më tej, audituesit e KLSH-së konstatojnë se Erzen Tola nuk ka administruar dokumentacion justifikues për shpenzimin e karburantit për vitet 2022-2023, me një dëm ekonomik që përllogaritet në vlerën e rreth 5 milionë lekë të reja.

“Për vitin 2022 janë përdorur 6899 litra naftë dhe 7950 litra benzinë, për një total prej 3.2 milionë lekë. Ndërsa për vitin 2023 janë përdorur 2874 litra naftë dhe 7898 litra benzinë, në një vlerë të llogaritur prej më shumë se 2 milionë lekë të reja”, thuhet në raportin e KLSH-së.

Për këto shpenzime, audituesit shtetërorë konkludojnë se “vlera totale prej4.7 milionë lekë të reja përbën përdorim pa efektivitet, efiçensë dhe ekonomicitet për shkak të mungesës së dokumentacionit”.

Në foto: Pjesë nga Raporti i KLSH-së për Ministrinë e Arsimit

Mbi bazën e këtyre gjetjeve, Kontrolli i Lartë i Shtetit rekomandon “nisjen e procedurave për dhënien e masës disiplonore ‘largim nga shërbimi civil’”.

Kjo nuk është hera e parë që Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit, Erzen Tola, vendoset përballë një situate të tillë.

Në një auditim të mëparshëm, kur Ministria e Arsimit drejtohej nga Ogerta Manastirliu, Kontrolli i Lartë i Shtetit rekomandoi shkarkimin e tij nga detyra.

Në atë kohëm audituesit shtetërorë konstatuan se Tola, në cilësinë e personit kryesor përgjegjës, kishte kryer shkelje në procesin e mbështetjes financiare të studentëve të Ekselencës./ Boldnews.al

Më të lexuarat

  • Mensa familjare e Blerjana Binos dhe avullimi i fondeve të BE-së me SCiDEV, si i ndan paratë e donatorëve me burrin dhe dy kunatat

    Mensa familjare e Blerjana Binos dhe avullimi i fondeve të BE-së me SCiDEV, si i ndan paratë e donatorëve me burrin dhe dy kunatat

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ndodh eklipsi total i Diellit, njerëzit në gjithë hemisferën veriore shikojnë drejt qiellit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Riaktivizohet zjarri në Krujë, evakuohen banorët, vatër e madhe edhe në Tiranë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Sherr në mbledhjen e Ramës, Kryeministri shpërthen ndaj zërave kundër; kryebashkiaku i Poliçanit braktis takimin, përjashtohet ajo e Dimalit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Skandali me ilaçet me rimbursim/ KLSH gjen 43 barna pa autorizim dhe 46 “të paimportuar”, por të hedhura në treg

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dosjet e anti-mafias hapin pistën shqiptare: Cili biznesmen takoi në Tiranë dhëndrin e bosit të ‘Cosa Nostra’ Messina Denaro-s?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Vazhdoni, çdo koment është një klikim më shumë”, Rama iu përgjigjet kritikëve për suksesin në sigurinë kibernetike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pa marrëveshje dhe pa seancë, ngërçi politik në Kosovë hyn në fazë të re

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Fotot virale të Lamine Yamal me një vajzë me bikini, zbulohet e vërteta pas aludimeve për tradhti

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dorëhiqet drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës, Arben Cara

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!