• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Rrezikon 6 vite burg pasi refuzoi ankorimin e një anije me emigrantë, liderët e së djathtës ekstreme mbështesin Salvinin

06/10/2024
in Botë
Rrezikon 6 vite burg pasi refuzoi ankorimin e një anije me emigrantë, liderët e së djathtës ekstreme mbështesin Salvinin

Udhëheqësit evropianë të ekstremit të djathtë shprehën mbështetjen e tyre për zëvendëskryeministrin e Italisë, Matteo Salvini, i cili përballet me mundësinë e dënimit deri me gjashtë vjet burgim, pasi kishte refuzuar që të lejonte ankorimin e një anijeje me migrantë më 2019, në kohën kur ishte ministër i Brendshëm.

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, dhe nacionalisti holandez, Greet Ëilders, iu bashkuan politikanëve të tjerë nga e mbarë Evropa për t’u adresuar në tubimin vjetor të Partisë Liga të Salvinit, që u mbajt në Pondita në veri të Italisë.

“Ju jeni heroi ynë. Ne jemi me ju, prandaj kemi ardhur këtu”, tha Ëilders, partia e të cilit, që është kundër islamit, për herë të parë gjatë këtij viti u bë pjesë e Qeverisë në Holandë, teksa ekstremi i djathtë ka shënuar rritje në kontinentin evropian.

Parti të ekstremit të djathtë në Evropë në qershor u bashkuan duke krijuar grupin e Patriotëve për Evropën – grupimi i tretë më i madh në Parlamentin Evropian – dhe këto parti synojnë të zvogëlojnë fuqinë e Brukselit dhe të ndalin imigrimin ilegal.

Muajin e kaluar, prokurorët kërkuan që Salvini të dënohet me gjashtë vjet burgim për shkak të vendimit të tij më 2019 për të pamundësuar zbarkimin e më shumë se 100 emigrantëve në Itali.

Prokurorët thanë se ai efekttivisht kishte rrëmbyer emigrantët, duke i detyruar që të qëndronin në det për pothuajse një javë, pavarësisht se kushtet në anijen e tyre ishin të këqija.

“Ai meriton të përgëzohet e jo të ndëshkohet”, tha Orban gjatë tubimit para mbështetësve të Salvinit. “Ai mbrojti shtëpitë e italianëve, ai po ashtu mbrojti Evropën”.

Seanca e radhës gjyqësore ndaj Salvinit është caktuar më 18 tetor, por ende është e paqartë se kur do të merret vendimi për rastin.

“Ata mund të arrestojnë një person që mbrojti kufijtë kombëtarë, por jo të gjithë njerëzit. Ata nuk mund ta ndalin aleancën e shenjtë të popujve evropianë që lindi sot në Pontida”, tha Salvini.

Orban tha se ndjenja antimigrante është përhapur në mbarë Evropën dhe kërcënoi se do t’i dërgojë azilkërkuesit në Bruksel nëse Gjykata Evropiane e Drejtësisë nuk shfuqizon vendimin për gjobë prej 1 milion eurosh në ditë për Hungarinë për shkak të shkeljeve të ligjeve për azil. /REL/

Më të lexuarat

  • Protestuesja në tubim para Kryeministrisë: Sali Berisha vrau miliona bijë nënash!

    Protestuesja në tubim para Kryeministrisë: Sali Berisha vrau miliona bijë nënash!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama: Një ekip po dëgjon me vëmendje gjithçka duhet dëgjuar nga protesta e bulevardit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Si Trump e shndërroi NATO-n në një Bankomat

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Prokurori italian ngre alarmin për drogën vdekjeprurëse: Po bëhet “ari” i ri i krimit të organizuar!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ‘Më gënjyen Elisa me Bushatin’, neomalësorja tentativa për t’u rikthyer në PS pas zbehjes së protestës, 12 deputetët që i premtuan nuk u larguan nga PS-ja

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Gazetarët e Fanes në krye të protestës për të drejtat e tyre apo që pronari të mos paguajë 6.4 milionë euro taksa?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nuk ndalen skandalet për Sánchez, numri i të pandehurve në PS-në spanjolle ia kalon deputetëve në Kongres!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Na hodhën bombën mbi shtëpi, dyert u mbushën me plumba”, Bardhi: Një vajzë e re në jetën time

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Bëri fushatë duke nxjerrë b*thën jashtë, pse Alfred Lela nuk u zgjodh në Kryesinë e PD-së

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Shkelje te Ministria e Arsimit/ KLSH kërkon për herë të dytë shkarkimin e Sekretarit të Përgjithshëm, Erzen Tola

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!