• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Dekretohen rektorët e rinj të universiteteve publike, Presidenti Begaj: Detyra juaj të siguroni që universitetet të jenë vende ku ndriçon dija

26/08/2024
in Politikë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dekretoi rektorët e rinj, që u zgjodhën disa javë më parë në zgjedhjet që u zhvilluan në universitetet e vendit.

Në fjalën e tij, kreu i Shtetit, foli për sfidat me të cilat rektorët duhet të përballen.
“Roli dhe misioni juaj bazik është t’iu ofroni studentëve shijen e mësimit, kuriozitetin dhe zbulimin, dhe unë mendoj se disa nga sfidat që do të kërkojnë përgjigje në detyrën tuaj të re sot dhe në të ardhmen janë:

Cili do të jetë kontributi real i teknologjive të reja të informacionit dhe komunikimit në mësimdhënie?
Si do t’i përshtaten dhe çfarë përdorimi duan t’i bëjnë në të ardhmen universitetet tona teknologjisë digjitale, inteligjencës artificiale?
Mbi të gjitha, cilat programe studimi do të jenë prioritet për studentët tanë, ku përshtatshmëria ndaj një bote që ndryshon vazhdimisht duhet të jetë thelbësore?
Personalisht, e kuptoj pozitën ku ndodheni. Të jesh sot rektor universiteti është përgjegjësi e madhe. Interesi publik për përmirësimin e cilësisë së arsimit duhet parë si nxitje për veprim.
– Përballë jush qëndrojnë pritshmëritë e studentëve, prindërve dhe mbarë shoqërisë shqiptare për universitete dhe institucione të larta arsimore që përgjigjen ndaj kërkesave të kohës;
– Përballë jush qëndron nevoja imediate e shoqërisë sonë për përgatitjen e profesionistëve dhe intelektualëve që do të plotësojnë nevojat që ka shoqëria jonë për zhvillim sot dhe nesër;
– Përballë jush qëndron studenti që dëshiron edhe shkollimin, edhe garancinë për punësimin;
– Përballë jush qëndron konkurrenca e fortë që vjen nga një treg global i arsimit të lartë”.
Megjithatë të jesh sot rektor është edhe një mundësi e jashtëzakonshme të bëhesh faktor pozitiv ndryshimi, shtoi Presidenti.
“Të kontribuosh në një sektor jetik, sepse arsimi i lartë në veçanti lidhet ngushtë me përparimin tonë si komb, që ne si shqiptarë të jemi të nxënë pranë dijes. Sot ju keni mundësi të lini gjurmë në historinë e arsimit shqiptar. Suksesi juaj do të matet me vështirësinë e sfidave me të cilat do të përballeni.

Unë ju inkurajoj që në përmbushjen e detyrës suaj të vendosni jo vetëm mendjen, por edhe shpirtin. Shpirtin e shqiptarit që, ndonëse me mund, i tejkalon sfidat, që e do profesionin, e do atdheun, e do të mirën dhe të bukurën. Niveli i arsimit të lartë pasqyron jo vetëm shkallën e zhvillimit të shoqërisë, por edhe kushtëzon, në një farë mënyrë, çdo veprimtari tjetër shoqërore.

Në këtë kontekst, ju, të nderuar rektorë, jeni thelbësorë. Ju keni përgjegjësinë dhe privilegjin të krijoni kushtet ku rinia shqiptare mund të shfrytëzojë plotësisht potencialin e vet human dhe profesional.
Është detyra juaj të siguroni që universitetet tona të jenë vende ku ndriçon dija, ku studentët të frymëzohen dhe motivohen, ku nxitet liria akademike, ku rritet cilësia e mësimdhënies, ku kultivohet, përmirësohet dhe promovohet kërkimi shkencor, ku krijohet një mjedis që nxit mendimin kritik, krijimtarinë dhe inovacionin.

Në kohën kur një pjesë e mirë e studentëve tanë preferojnë të shkollohen jashtë, duhet të krijojmë mundësi të barabarta dhe stimuluese këtu, në vendin tonë. Ndaj, ju inkurajoj të punoni për t’i bërë universitetet tona më tërheqëse, duke ofruar kushte dhe mundësi që të rinjtë tanë të mos ndihen të detyruar të kërkojnë suksesin jashtë vendit.
Universitetet tona duhet të jenë në pararojë të hulumtimeve akademike duke siguruar cilësi të lartë në çdo aspekt të veprimtarisë së tyre. Në një epokë ku njohuritë dhe teknologjitë e reja ndryshojnë me një ritëm të paprecedentë, është detyrë e universiteteve tona të jenë në krye të këtyre ndryshimeve duke kontribuar në zhvillimin shkencor dhe teknologjik të vendit.
Ndërtoni mbi sukseset e deritanishme dhe përvojat pozitive. Nisma si ndërkombëtarizimi i universiteteve, shkëmbimi i studentëve dhe ekipeve të pedagogëve dhe administratës është një shembull i mirë. Shkëmbimi i eksperiencave të mira në mësimdhënie dhe kërkim shkencor ndikon drejtpërdrejt në rritjen e cilësisë në universitetet tona.
Ligji për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor i jep një dimension të ri konceptit të lirisë akademike dhe financiare. Përdoreni këtë për të krijuar lidhje më organike midis studimeve dhe nevojave të tregut të punës. Fakti që kemi ende studentë të diplomuar që nuk gjejnë punë në degën e tyre të studimit, duhet të na bëjë të shohim mundësinë e përmirësimit të sistemit duke prezantuar kurrikula të reja të programeve të studimit. Ndryshe, çfarë vlere ka diploma e universitetit për një student që nuk shfrytëzon dot njohuritë e përftuara?!
Përshtatja me tregun duhet shoqëruar edhe me lehtësimin e hapave të kalimit nga jeta studentore në jetën e punës. Tranzicioni, si përkufizim, është periudhë e vështirë, sidomos kur del nga bankat e shkollës dhe drejtohesh drejt të panjohurës. Të gjithë e dimë se sa ndryshe është jeta në punë. Ndaj, ju nxis të shihni mundësinë e promovimit të praktikave në punë duke i bërë ato më tërheqëse dhe më të thjeshta për t’u realizuar”.

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!