• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Plagosi të dashurin e gruas, efektivi iku me taksi drejt Dajtit. I biri: Më tha ‘Më mirë vras veten se të kalbem në burg’

21/08/2024
in Kronikë
Plagosi të dashurin e gruas, efektivi iku me taksi drejt Dajtit. I biri: Më tha ‘Më mirë vras veten se të kalbem në burg’

Efektivi Erjon Goxhara, pasi plagosi punonjësin e ERE në Tiranë, ka takuar të birin. Më 19 gusht polici lëshoi 6 plumba në drejtim të Lorenc Kostës, më pas ka shkuar në banesë, ka marrë një çantë dhe është larguar.

Dëshmia e të birit ka zbardhur lëvizjet e Erjon Goxharës, i cili ka arritur që në zonën e Thesarit të Shtetit në Dajt, t’i largohet dy policëve civilë.

Në dëshminë e dhënë para hetuesve, djali ka thënë se rreth orës 14:35 të 19 gushtit, pra pak pas plagosjes, ka marrë një telefonatë nga i ati, i cili i ka treguar se ka plagosur Lorenc Kostën. Të birit i ka kërkuar që të takohen te rrethi i Shkozës. Aty efektivi Goxhara ka mbërritur në këmbë, kanë marrë një taksi dhe janë nisur për në zonën e Freskut.

Sipas dëshmisë së djalit, sapo kanë mbërritur në zonën e Thesarit të Shtetit, kanë zbritur nga taksia dhe efektivi i ka thënë të birit ta ndiqte. Por në këtë moment, janë afruar dy punonjës policie civilë, të cilët ia kanë thirrur në emër efektivit Goxhara, por ky i fundit sipas dëshmisë së djalit, është larguar me vrap nëpër pallate duke thënë “më mirë vras veten sesa të kalbem në burg”.

“Rreth orës 14:35 më ka marrë në telefon babai im dhe më ka thënë se kishte plagosur Lorencin me armë. Unë e kam pyetur i revoltuar se përse e bëri. Pas kësaj telefonate më ka marrë sërish dhe më ka thënë që të dilja te rrethi i Shkozës pasi do të shkonim në zonën e Freskut. Unë kam dalë në vendin ku më tha ta prisja. Pasi babi ka ardhur te rrethi i Shkozës në këmbë, ne kemi marrë një taksi dhe jemi nisur për në zonën e Freskut.

Sapo kemi mbërritur te zona e Thesarit të Shtetit, kemi zbritur të dy nga taksia dhe shoferit të taksisë i tha të priste kurse mua më tha që ta ndiqja. Menjëherë në këtë moment sapo kemi zbritur na janë afruar 2 punonjës policie të veshur civil të cilët e kanë thirrur në emër babain tim dhe ai sapo i pa u largua me vrap mes pallateve duke u thënë këtyre personave që më mirë vras veten sesa të kalbem në burg”, ka thënë djali.

/a.r

Më të lexuarat

  • Boshllëku i pushtetit: Trump po e çmonton arkitekturën e sigurisë në Ballkan

    Boshllëku i pushtetit: Trump po e çmonton arkitekturën e sigurisë në Ballkan

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Zbulohet skema me tjetërsimin e pronave në Durrës, lëshohen 12 masa sigurie!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Adriatik Kupi i Petrelës: Metamorfoza e ‘zarit’ të Adrian Çelës së OSHEE që u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Të fshehtat pas fotos familjare në Samitin e NATO-s

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Erdogani habit liderët e NATO-së, u dhuron nga një revolver me emrin e tyre; Starmer-it ia sekuestrojnë në Britani

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Thellohet skandali, qeveria dha 4 mln euro për të blerë biletat e Kanye West; administrata dhe nxënësit me detyrim në koncert

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Në tetor kemi zgjedhje”, Vuçiç: Ato parlamentare do të mbahen të parat

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marjana Koçeku i del sërish kundër Ramës: Jep para për zjarret, jo për koncertin e Kanye West!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dhurata e madhe që Rama i çoi Erdoganit në valixhe: a u tërhoqën “taboret” e tij nga protesta?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dhuna online dhe pirateria, AKEP kërkon ndryshime ligjore: Ndërhyrje brenda 30 minutash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!