• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Morali i rremë i gazetarëve inkuizitorë që janë opozitarë në Tiranë dhe qeveritarë në Prishtinë

19/08/2024
in Politikë
Morali i rremë i gazetarëve inkuizitorë që janë opozitarë në Tiranë dhe qeveritarë në Prishtinë

Debati që shpërtheu në Kosovë rreth lajmeve të rreme të prodhuara nga një portal boshnjak dhe të transmetuar nga RTK, nxjerr në pah edhe një herë raportin mes medias, së vërtetës dhe pushtetit politik. Sipas portalit boshnjak ”Slobodna Bosna”, dy media kosovare online (përkatësisht në pronësi të gazetarëve Berat Buzhala dhe Ilir Mirena, zakonisht kritikues ndaj Albin Kurtit) financohen nga Beogradi.

Një akuzë shumë e rëndë për një vend që ka ende një plagë tragjike të hapur me Serbinë dhe shumë llogari që ende nuk janë mbyllur. Lajmi pa asnjë verifikim është publikuar menjëherë nga RTK, televizioni publik i Kosovës, i cili është shumë afër, apo thuajse kontrollohet tërësisht nga kryeministri Albin Kurti. Një hakmarrje e qartë politiko-mediatike ndaj dy portaleve opozitare.

Z.drejtori i përgjithshëm i RTK-së që e mbështeti këtë shpifje është gazetari Adi Krasta i cili për çudi është punësuar si gazetar i Qeverisë në Prishtinë dhe si gazetar i Opozitës në Tiranë. Në të dyja rastet (siç e vertetoi këtë herë në Prishtinë dhe shumë herë të tjera në Tiranë) Krasta nuk tregon siklet në përdorimin e lajmeve të rreme për t’i shërbyer shefit që e punësoi, dhe gati për të sulmuar kolegët dhe kundërshtarët politikë.

Mësimi i parë që vjen nga Prishtina, pra, ka të bëjë me moralin mediokër të këtyre inkuizitorëve mediatikë, të cilët sillen si engjëj kur janë në opozitë (vetëm pse janë në opozitë) por janë të gatshëm të bëhen djaj sapo të vijnë në pushtet.

Krasta i bën të dyja, dhe i duhet vetëm sa të kalojë kufirin: në Prishtinë botuesi-qeveritar i Krastës është Albin Kurti, në Tiranë botuesi-opozitar është Sali Berisha. Për këtë lloj “gazetarësh” gënjeshtra pa pyetje të kryqëzuara, ndryshe nga çdo gazetar tjetër vërtet epavarur, nuk është krim profesional, është rregull.

Mësimi i dytë nga Prishtina është se si reaguan gazetarët e tjerë në vend ndaj sulmit ndaj Berat Buxhalës dhe Ilir Mirenës. Nëse përjashtojmë Krastën dhe disa të tjerë, pjesa më e madhe e botës mediatike por edhe e botës politike u rebeluan kundër asaj shpifjeje flagrante, e cila synonte të hidhte dyshime mbi besueshmërinë e dy mediave kritike ndaj qeverisë. Edhe tre anëtarë të bordit të RTK-së dhanë dorëheqje.

Pikërisht e kundërta e asaj që ndodh në Shqipëri ku sulmet shpifëse të ndërmarra nga një organ partie kundër medias nuk shkaktojnë asnjë reagim dhe asnjë solidaritet. Ndryshe nga Kosova ku Kurti me sa duket zgjodhi të përdorë RTK-në për të sulmuar kundërshtarët e tij politikë, në Shqipëri është opozita ajo që përdor këtë metodë staliniste kundër mediave: në pamundësi për ta përdorur RTSH-në (sikurse kur ishte në pushtet), Berisha prej vitesh po përdor televizionin e tij Syri për të sulmuar ata pak gazetarë që e kritikojnë.

Një operacion i mjerë në të cilin kontribuon edhe Adi Krasta, duke drejtuar programin e tij ”moralisto-stalinist” në Syri TV, ku interviston njerëz të lidhur me Berishë i gjunjëzuar përballë tyre, pa pikë dinjiteti apo pavarësie kritike, dhe duke lejuar të shpifin pafundësisht ndaj çdo kundërshtari pa asnjë oponencë.

Natyrisht, nuk është vetëm Adi Krasta skandali i këtij sistemi, por standardi i dyfishtë që këtu në Shqipëri, përveç politikanëve, përdoret edhe nga gazetarët, të cilët janë shkaku kryesor i degjenerimit të plotë të botës së informacionit. Dhe nuk është rastësi që në Shqipëri, politikanët dhe gazetarët, janë të fundit në listën e burimeve të konsideruara të besueshme nga opinioni publik. (Shqiptarja.com)

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!