• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Veliaj në shkollën ‘Ibrahim Hima’: S’më intereson pakica zhurmuese, që lë jahtin dhe vjen të protestojë

15/08/2024
in Politikë
Veliaj në shkollën ‘Ibrahim Hima’: S’më intereson pakica zhurmuese, që lë jahtin dhe vjen të protestojë

Qytetarët e Prushit, si një nga zonat më industriale të Tiranës, përveç investimeve dhe zhvillimit rezidencial të saj, do të kenë shkollën e tyre të re, me kushte moderne. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se shkolla “Ibrahim Hima” do të jetë një “pikë graviteti” për gjithë komunitetin. Ajo do ndërtohet tre herë më e madhe se ajo ekzistuese, duke njehsuar kështu standardin e shkollave në qendër me ato të periferisë.

“Nëse do kishte medalje olimpike për shkollat e reja, Bashkia e Tiranës do ishte patjetër fituese. Kemi ndërtuar mbi 44 shkolla të reja. Sot shkojmë në një shkollë totalisht moderne, siç janë edhe gjithë shkollat e tjera. Siç kemi bërë “Bedri Llagamin”, ashtu do bëjmë edhe shkollën “Ibrahim Hima”. Do të shkojmë nga një shkollë e ndërtuar në vitet ’60, pra 64 vite më parë, në një shkollë me standardet e vitit 2024”, tha Veliaj.

Për kreun e Bashkisë, mbështetja nga shumica e heshtur është gjithmonë ajo që i çon përpara projektet për qytetin. Veliaj tha se nuk i intereson aspak pakica që bën zhurmë.

“Mua më intereson shumica e heshtur, jo ajo pakicë që bën zhurmë dhe lë jahtin në pushime, për të ardhur e protestuar e për të thënë atë refrenin banal: ‘E duam aty ku ishte ,siç ishte’. Aty ku ishte patjetër, por shumë herë më të madh dhe shumë herë më të bukur. Si me parimin e teatrit, aty ku ishte, por diçka ultra moderne, kështu edhe për shkollën. Do ndërtohet këtu ku është, por shumë më moderne, me një sipërfaqe më të madhe, me ambiente dinjitoze, jo me furrikun që shërben për nevojat personale, jo me ferrat që rrethojnë shkollën, pa hapësira sportive. Aty ku ishte, por shumë herë më të madhe, shumë herë më të bukur dhe shumë herë më të fortë”, theksoi ai.

Teksa falenderoi banorët e zonës, kryebashkiaku kërkoi mirëkuptimin e tyre, sa i përket nevojës për shpronësim, për t’i hapur rrugë një projekti me standarde cilësore, që sipas tij, do të rrisë vlerën e pronës dhe do të jetë “qershia mbi tortë” për komunitetin e zonës së Prushit.

“Kemi një nevojë për shpronësim. Do kërkojmë mirëkuptim dhe do i paguajmë qytetarët, sipas ligjit dhe çmimeve të referencës. Siç e patë, toka është djerrë, pra nuk do i prishim terezinë askujt. Nuk është se ajo tokë po banohej, kultivohej apo punohej. Kjo do të thotë që sa e kemi këtë mundësi, që na vjen një herë në shekull, ta bëjmë siç duhet shkollën. Ne do të ndërtojmë një shkollë me tre kate, shkojmë nga 450 në mbi 2500 metra katrorë sipërfaqe. Do të kemi një palestër, e cila do jetë buzë rrugës kryesore të Prushit, që lidh Prushin me Brokajn. Thelbi është: Do ta bëjmë këtë sakrificë duke pasur parasysh që ëndrra që po realizohet këtu dhe projekti do jetë diçka që ia vlen, ia vlen sakrifica, mundi dhe gjithë durimi i qytetarëve të mrekullueshëm të Prushit, që dua t’i falënderoj me gjithë zemër”, u shpreh Veliaj.

Veliaj e konsideroi ndërtimin e shkollës së re si një mundësi fantastike për të gjithë prindërit, të cilët duan të regjistrojnë fëmijët e tyre në kurse sportive dhe inkurajuar jetesën e shëndetshme.

“Do të jetë aksesi i palestrës, mu buzë rrugës, që pavarësisht orareve të mësimit apo të shtunë e të dielë, e ditëve të pushimit apo ditëve të verës, të ketës akses tek palestra dhe fusha e sportit që do bëjmë mbrapa, që të inkurajojmë një jetë të shëndetshme. Një lojë në skuadër dhe fëmijë që rrinë në një ambient, nuk dalin në xhade, nuk rrinë nëpër kafe e nëpër bare, por rrinë në ambientet e shkollës, jo vetëm për të bërë mësim, por edhe për t’u zhdërvjelltësuar fizikisht e për të qenë pjesë e një skuadre, e ku i dihet, ndoshta nga Vaqarri na vijnë medaljet e ardhshme”, tha kryebashkiaku.

Shkolla ekzistuese “Ibrahim Hima” do rikonstruktohet totalisht dhe vendin e saj do e zërë një shkollë me sipërfaqe gati 5-fish më e madhe, me ambiente të shtuara, të trefishuara, me një palestër të re, me salla rekreative, sallë multifunksionale dhe ambiente të tjera sportive të jashtme, në funksion të fëmijëve të kësaj zone.

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!