• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Në kërkim të shtetasit I.M, Kuvendi i lë detyrë Autoritetit: Gjej ish-sigurimsat, rikontrollo edhe të “pastruarit”

14/08/2024
in Politikë
Në kërkim të shtetasit I.M, Kuvendi i lë detyrë Autoritetit: Gjej ish-sigurimsat, rikontrollo edhe të “pastruarit”

Kuvendi i kërkon Autoritetit të Dosjeve që të vijojë me verifikimin e zyrtarëve të lartë, duke përfshirë edhe ata që e kanë marrë në të shkuarën një certifikatë pastërtie. Në rezolutën për këtë institucion, Kuvendi kërkon gjithashtu bashkëpunimin me KQZ për gjetjen e mekanizmave ligjore për amendimin e Kodit Zgjedhor apo ligjit për partitë politike për të identifikuar dhe larguar ish-bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit nga zgjedhjet.

Por në një kohë që Kuvendi i lë detyra Autoritetit të Dosjeve, janë po vetë deputetët që kanë arkivuar nismat për dekomunistizimin e politikës. Nismat ligjore të cilat një vit më parë pushtuan debatin politik në vend u harruan duke i kaluar për miratim në Parlament.

Pastrimi i politikës nga bashkëpunëtorët e ish-Sigurimit të Shtetit u kthye në kryefjalë të debatit politik një vit më parë. Tre grupimet politike brenda Kuvendit, socialistët dhe dy rrymat e PD-së, depozituan në Kuvend projektligjet e tyre për dekomunistizimin duke e vendosur këtë çështje në krye të axhendës politike. Por, si shumica e vrulleve parlamentare, edhe kjo mbeti në vend numëro.

Politika mori hov pas një shkrese të Autoritetit të Dosjeve drejtuar Kuvendit në 25 korrik të vitit 2023, ku pretendonte se kishte gjetur në arkivën e ish-Sigurimit të Shtetit dokumente që lidheshin me shtetasin I.M., duke e identifikuar si Ilir Meta. Kjo ishte e mjaftueshme që të gjitha grupimet të propozonin nisma kundër ish-bashkëpunëtorëve të Sigurimit, ndërsa vërtetësia e pretendimit të Autoritetit të Dosjeve nuk u provua asnjëherë, pasi çështja e shtetasit I.M. vijon të jetë në gjykatë.

Dhe për të pastruar politikën nga ish-bashkëpunëtorët e Sigurimit duhet parandaluar kandidimi i tyre, gjë e cila bëhet duke amenduar Kodin Zgjedhor. Edhe për këtë çështje, socialistët kanë depozituar prej më shumë se një viti nismën e tyre, e cila mbeti sërish në sirtarët e Kuvendit duke mos u bërë pjesë e paketës së ndryshimeve të Kodit Zgjedhor.

Tashmë është në dorë të politikës nëse çështjen e dekomunistizimit do ta rikthejë në programin e punës së Kuvendit në shtator, apo do të pluhurosen në raftet e Kuvendit, si një debat i krijuar thjesht për konsum politik nisur nga rrethanat politike të kohës kur nisi.

A2 /a.r

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!