• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Rama ndan pamjet: Si asnjëherë më parë, turistët shijojnë Beratin në çdo cep

05/08/2024
in Politikë
Rama ndan pamjet: Si asnjëherë më parë, turistët shijojnë Beratin në çdo cep

Qyteti i një mbi një dritareve vijon të mbetet ndër qytetet më të preferuara të turistëve duke u kthyer në një prej destinacioneve kryesore që vizitohet nga mijëra turistë në të gjitha stinët e vitit.

Si pjesë e trashëgimisë botërore Berati është një nga qytetet me potencial në turizëm, i përfshirë nga UNESCO në vitin 2008. Ku Sipas statistikave 80% e turistëve që zgjedhin të vizitojnë këtë qytet janë të huaj.

Turizmi është një nga sektorët me më shumë potencial, ku duket se është vendosur fokusi i investimit, qoftë nga bizneset private, qoftë nga institucionet.

Për të treguar këtë potencial të madh zhvillimi të turizmit në këtë qytet, kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një video ku duken pafund grupe turistësh që janë gjithmonë e më të pranishme në qendrat historike të Beratit.

Turistët vlerësojnë jo vetëm historinë e kulturën, por edhe ushqimin e mikpritjen vendase.

“Berati si asnjëherë më parë. Në qytet, në fshat, në kantina, në kanione, në hyrje të qytetit e deri në periferi, me verën e jashtëzakonshme të vreshtave autoktonë që po vendosin Shqipërinë në hartën e enologjisë, me këngë dhe me dolli, turistët po shijojnë Beratin në çdo cep”, shkruan Rama.

Vizitorët anekënd botës ndajnë përshtypjet për natyrën, historinë, traditën, mikpritjen, ushqimin dhe gjithçka që ofron Berati.

Një turiste amerikane u shpreh se ndodhet në Shqipëri prej disa ditësh me një grup prej 9 vetash dhe është absolutisht e dashuruar me vendin.

“Pjesa e fshatit është shumë e bukur, ushqimi është të lësh mendtë. Më duket se në dy ditë kam shtuar 2.5 kg, është shumë e përballueshme në kosto. Kemi pasur guida të jashtëzakonshme. Janë kaq të sjellshëm e dinë kaq shumë. Kemi shijuar natyrën, bëmë një vizitë në kanione dhe tani jemi në Berat duke shijuar qytetin dhe kalanë. Të shohësh kaq shumë histori dhe kulturë ka qenë një kënaqësi e vërtetë. Na ka pëlqyer tej mase koha e kaluar në Shqipëri”, u shpreh ajo.

Dy turistë francezë vlerësuan veçanërisht specialitetet vendase.

“Përshëndetje në frëngjisht. Ka dy ditë që jemi në Berat dhe është vërtetë shumë i bukur. Po qëndrojmë këtu dhe po shijojmë specialitetet. Kanë një mëngjes shumë të pasur, shumë të bollshëm. Shqipëria është e bukur. Sot do të shkojmë në luginën e Osumit të shohim ujëvarat dhe të shëtisim, pastaj do të shohim të tjera vende të Beratit, qytet shumë i bukur”, thanë ata.

Dy turistë holandezë vlerësuan po ashtu ushqimin dhe shërbimin.

“Provuam gjëra ndryshe këtu në restorant, speca të mbushur, patëllxhanët e mbushur dhe byrekun tradicional dhe ishin vërtetë të mira. Unë jam vegjetarianë, qyteti është i përshtatshëm edhe për vegjetarianët. Ai ha mishin, kështu që ka qenë i shkëlqyer për të dy ne, provuam edhe pak raki. Provuam edhe verën vendase, edhe ajo ishte shume e mirë”, thanë ata.

Edhe menaxherët e dy hoteleve konfirmojnë se hotelet kanë qenë pothuajse plot çdo ditë të sezonit.

Një grup turistësh italianë u shprehën se ushqimi është shumë i mirë.

“Ushqimi është shumë i mirë dhe qyteti shumë i bukur, shumë tipik, shumë tradicional. Fantastik. Gjithçka shumë e bukur. Ua këshillojmë edhe të tjerëve është vërtetë shumë bukur. Fotografitë dalin shumë bukur”, thanë ata.

“Jam nga Spanja, nga Toledo. Berati nuk ka vetëm një mbi një dritare, ka shumë më tepër. Ka kalanë, ka xhaminë, kishat dhe është shumë i bukur”, u shprehën ata.

“Kishim lexuar pak më parë pak për Beratin dhe jemi të mahnitur nga sa shumë ka këtu për t’u parë. Kemi lexuar për shtëpitë e një mbi një dritareve, po është kaq i bukur dhe duhen orë që ta vizitosh të gjithën. Është shumë i bukur nuk kam fjalë”, thanë dy turistë danezë.

“Kur të vdes gjithë pasurinë do ua lë fëmijëve, por me një kusht, të vizitojnë Beratin”, tha një turist belg.

/a.r

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!