• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

“Himara në kolaps”, Gjikuria: Bashkinë e “pushtuan”, kam përballë të gjithë shtetin më 4 gusht

30/07/2024
in Politikë
“Himara në kolaps”, Gjikuria: Bashkinë e “pushtuan”, kam përballë të gjithë shtetin më 4 gusht

Prej më shumë se 3 dekadash i larguar në SHBA, kandidati i opozitës për bashkinë e Himarës Petro Gjikuria, thotë se nuk është shkëputur nga problemet e vendlindjes së tij. Në një intervistë me Denisa Pashollin për A2 CNN, ai shprehet se Himara është një perlë turistike në kolaps, ndërsa shpalos programin dhe planet e tij për këtë bashki.

“Me Dhërmiun jam i lidhur dhe vij çdo vit nuk jam shkëputur nga problemet e Dhërmiut. Himara është perlë turistike që tani është në kolaps. Infrastruktura, ujërat e zeza derdhen në det. Ka një mal problemesh me abuzimet me tokat dhe problemet që ka shkaktuar pushteti vendor. I njoh të gjitha problemet që ka Himara”.

I pyetur për kandidimin e tij ai u shpreh se nuk i tha jo propozimit të PBDNJ-së, teksa thekson se ka ardhur koha që t’i shkohet në fund betejës së Belerit dhe të fitojë zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë. Sipas tij kjo bashki ka qenë e pushtuar për 15 muaj.

“Nuk është dashur të mendohem shumë për të kontribuar për qytetin tim ku kam lindur dhe kam kujtimet e mia. ishte propozim i PBDNJ dhe përgjigjja ime ishte po dhe kam bashkëpunim me opozitën e bashkuar dhe tani jemi në një betejë që ka filluar prej një viti e gjysmë për Himarën dhe arrestimi i padrejtë që i është bërë Fredi Belerit dhe këtë betejë. Ka ardhur koha t’i shkojmë në fund dhe të fitojmë. Më lidh çdo gjë me vendin ku kam lindur dhe sot me lidh gjithë qytetarët që kanë nevojë për kontributin tim për të ndryshuar gjithçka në Himarë është koha për ndryshim në Himarë”.

Ajo që ndodhi me Belerin e penalizon, thotë Gjikuria, i cili thekson se ka të gjithë shtetin përballë, jo vetëm Vangjel Tavon më 4 gusht.

“Padrejtësia dhe moszbatimi ligjit dhe pushtimi i bashkisë për 15 muaj sigurisht që më penalizon se kam gjithë administratën shtetërore dhe të bashkisë që ka zbritur në Himarë, por aleanca ime qytetarët dhe himariotët, do të bëjmë më të mirën për Himarën. Unë kam përballë Tavon, por dihet që pas tij është Rama me pushtetin e tij dhe administratën publike e funksionarë që përpiqen të ndryshojnë votën e himariotëve, por nuk do ta arrijnë se asgjë nuk i tremb himariotët. Por këto kërcënime dhe xhiro lart e poshtë i bëjnë më të fortë”.

Nuk do të ketë ndryshime në programin e Gjikurisë për bashkinë e Himarës, sepse sipas tij programi i Fredi Belerit i 14 majit 2023 ishte fitues dhe do ta zbatojë atë.

“Për Himarën do të zbatoj programin e 14 majit 2023 që u votua nga himariotët i përpunuar mirë nga Fredi Beleri është një program fitues që do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe shumicës së himariotëve”.

I bindur në fitoren e tij, ai thotë se vendimet e para nga zyra e kryetarit do të jenë në favor të qytetarëve dhe ruajtjes së natyrës, ndryshe nga ato të mëparshmit që vetëm firmoseshin nga kreu i bashkisë, pasi merreshin nga lart.

“Nga dita e parë në zyrën e kryetarit, vendimet do të jenë në favor e mbrojtje të qytetarëve të Himarës e grupeve të interesit, në dallim nga vendimet që merreshin nga qeveria dhe këtu vetëm firmoseshin nga kryetari. Do të ketë ekuilibër të investimeve me fokus ruajtjen e natyrës dhe qytetarëve të Himarës. Ruajtja e parajsës natyrore të Himarës, detin atë kemi”.

I pyetur për mbështetjen e Athinës zyrtare në këto zgjedhje, Gjikuria thekson se nuk ka nevojë për mbështetje tjetër veç asaj të himariotëve.

“Këtë vit më 4 gusht kandidoj që të jem kandidat i bashkisë Himarë dhe nuk besoj që ka nevojë për mbështetje tjetër veç himariotëve. Aleanca është me bashkëqytetarët e mi në mbrojtje të himariotëve dhe zonës. Në demokraci edhe një votë më tepër vlen. E rëndësishme është që në 5 gusht unë dhe aleanca e himariotëve të ndershëm do të jemi në bashki. U bëj thirrje himariotëve të ndershëm të vijnë dhe votojnë për të mirën e një Himare europiane. Në Bruksel kemi një eurodeputet që është Fredi Beleri dhe këtu do të kemi një kandidat bir himariot, një kandidat i dalë nga Himara për të mirën e gjithë zonës”.

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!