AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Berisha “non grata”\ Ambasadori anglez në Tiranë: Jemi të kënaqur mevendimin

by SHT Media
19/07/2024
in Politikë
6
0
Berisha “non grata”\ Ambasadori anglez në Tiranë: Jemi të kënaqur mevendimin
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Berisha “non grata” në Britani, ambasadori anglez në

Ambasadori britanik Alastair King Smith në një intervistë për emisionin “Real Story” në ABC News u shpreh se Britania do një Shqipëri ku të lulëzojë demokracia, dhe të zhvillohet si demokraci pluraliste.

Smith u ndal te figura e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe shpalljen e tij non grata nga Britania, ku theksoi se “jemi me të vërtetë të kënaqur që Komisioni i Posaçëm e Apelit për Imigracionin mori vendim në mbështetje të pozicionit të Qeverisë sonë për këtë çështje”.

Ndër të tjera, Smith tha se “ne vijojmë të jemi partner afatgjatë i Shqipërisë për mbështetjen e llogaridhënies dhe për veprimet kundër kriminalitetit dhe korrupsionit dhe do të vazhdojmë të veprojmë në të njëjtën mënyrë.

Gjithashtu, do të përforcojmë Prokurorin e Posaçëm, Policinë e Shtetit dhe Agjencitë e tjera ligj zbatuese me qëllim që llogaridhënia dhe drejtësia të bëhen realitet për qytetarët.”

Z.ambasador një tjetër raport shumë i mirë dhe i vjetër mes Londrës dhe Tiranës, është raporti mbi 32 – 33 vjeçar që konservatorët britanikë kanë pasur me PD. Mendoj që është raporti i vetëm që është dëmtuar gjatë këtyre dekadave dhe për këtë nuk mund të fajësoj Britaninë e Madhe. Pse nuk ka një raport kaq të mirë mes Britanisë dhe PD, që është prej më shumë se një dekade në opozitë.

Nuk ndaj të njëjtin mendim me ju, megjithëse është e vërtetë që kemi një çështje specifike. Faktikisht, Mbretëria e Bashkuar, unë, Ambasada Britanike kanë mbajtur gjithnjë lidhje me të gjithë spektrin politik, me të gjitha pjesët e Partisë Demokratike dhe partive të tjera në opozitë, si dhe me Partinë Socialiste, dhe gjithmonë kemi qenë të mendimit se MB-ja duhet të angazhohet dhe të ketë këndvështrim të paanshëm dhe të ekuilibruar të politikës duke u munduar të mbështesim demokracinë në vend. Do të ketë gjithnjë dallime të këndvështrimeve mbi mbështetjen e demokratizimit. Si Mbretëri e Bashkuar jemi të qartë që duam të shohim demokracinë të lulëzojë, të zhvillohet si demokraci pluraliste, dhe duam të kemi Parlament të efektshëm dhe funksional me opozitë të efektshme që është e aftë t’i kërkojë llogari qeverisë. Kjo do të vijojë të jetë qasja jonë jo vetëm në Shqipëri, por mbarë botën. Por në këtë kuadër, duhet me doemos të ketë edhe llogaridhënie.

Kur i referoheni mbajtjes së përgjegjësive, sigurisht besoj që në mendjen tuaj, në mendjen time dhe të atyre që na shikojnë është ajo çështja specifike që ju iu referuat pak minuta më parë, e z.Berisha, që dy vjet më parë na bëri të njohur që Britania e Madhe kishte marrë një vendim të ngjashëm madje më konkret për dizenjimin e tij si non grata në Mbretërinë e Bashkuar. Z.Berisha më pas e apeloi dhe Këshilli i Apelit la në fuqi vendimin e marrë nga qeveria juaj. Është një pikë e fortë, që besoj nuk do e harroni gjatë misionit tuaj në Tiranë.

Po, kjo është çështje specifike. Ne kemi shprehur qartë që llogaridhënia është shumë e rëndësishme, qoftë lidhur me kriminalitetit apo korrupsionin, dhe kjo është politika që ke kemi dhe zbatojmë. Jemi me të vërtetë të kënaqur që Komisioni i Posaçëm e Apelit për Imigracionin mori vendim në mbështetje të pozicionit të Qeverisë sonë për këtë çështje. Besoj e kuptoni që përparësia e qeverisë sonë është siguri dhe sigurimi i Mbretërisë së Bashkuar dhe qytetarëve në Mbretërinë e Bashkuar, dhe ne do të mbrojmë me forcë çdo vendim të marrë në këtë kuadër. Nga ana tjetër, ne vijojmë të jemi partner afatgjatë i Shqipërisë për mbështetjen e llogaridhënies dhe për veprimet kundër kriminalitetit dhe korrupsionit dhe do të vazhdojmë të veprojmë në të njëjtën mënyrë. Gjithashtu, do të përforcojmë Prokurorin e Posaçëm, Policinë e Shtetit dhe Agjencitë e tjera ligj zbatuese me qëllim që llogaridhënia dhe drejtësia të bëhen realitet për qytetarët.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“Adin e njoh që në rini, ishte i varfër”/ Hervin Çuli: Lëreni të qetë bashkëshorten e Hilës, spekulime të neveritshme

02/10/2026

“Unë e vrava, më vjen keq”, ekzekutoi shqiptarin, italiani pranon krimin, u jep familjarëve të viktimës 5 mijë euro

02/10/2026

Ekstradohet nga Dubai në Belgjikë Eldi Dizdari: Eksponenti i “Kompania Bello” do të vuajë dënimin me 10 vite burg

02/10/2026

“Do mbajë përgjegjësi”, Petro Koçi: Vlora Hyseni tradhtoi misionin e saj, akt shumë i rëndë

02/10/2026

Rama zbulon takimin me Trump dhe ironizon: Meqë s’e takova dot, u detyrova ta bëj me IA…

02/10/2026

Videot intime / Zbardhet dëshmia e Hilës në polici: Kamerat i vendosa për sigurinë e banesës, nuk kishin memorie

02/10/2026

“Elita e re” e Putinit po merr pushtetin! Kush janë veteranët që po ngjiten në majat e Rusisë

02/10/2026

Policia nuk e gjeti në shtëpi, reagon Adi Hila: Më kanë hakeruar!

01/10/2026

Orgji, pranga dhe shkopinj / Kazanova i këngëtareve Ad Hila kompani për prodhim videosh, pranon regjistrimin e dashnoreve në studion-motel pa dijeninë e tyre

01/10/2026

Shqipe Hysenaj këshillon dashnoret VIP-e të Ad Hilës: Punoni me djersë, mos bëni veprime të turpshme. Koçeku: Mos e mbani mendjen tek videot, por te politika

01/10/2026

“E gjeta shumë të rënduar”, miku i Monika Lubonjës zbulon çfarë i tha aktorja në telefon

01/10/2026

Pse u tërbuan Berisha dhe ‘aksionerët’ e revolucionit me BE e SHBA?!

01/10/2026

Trafikoi 50 ton kokainë, Eldi Dizdari esktradohet nga Dubai drejt Belgjikës! Ministrja belge: S’ka strehë të sigurt për kriminelët

01/10/2026

I dhuruan 110 mijë euro / Tarja i Korcës fsheh apartamente në Tiranë në emrin e baxhanakut, miliona euro pasuri me paratë e korrupsionit të tendera të ujësjellësit. Pse nuk lëviz SPAK-u?

30/09/2026

Videot intime të ‘Epsteinit’ shqiptar Adrian Hila, 17 artistet në studion e tij mizikore-pornografike, nga Eli Fara tek Monika Lubonja, i filmoi edhe në ‘kompozim treshe’

30/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Adin e njoh që në rini, ishte i varfër”/ Hervin Çuli: Lëreni të qetë bashkëshorten e Hilës, spekulime të neveritshme
  • “Unë e vrava, më vjen keq”, ekzekutoi shqiptarin, italiani pranon krimin, u jep familjarëve të viktimës 5 mijë euro

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.