• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Vdekja e gazetarit Aristir Lumezi, Begaj: Nuk bëri kurrë kompromise për të vërtetën!

11/07/2024
in Kronikë
Vdekja e gazetarit Aristir Lumezi, Begaj: Nuk bëri kurrë kompromise për të vërtetën!

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, me anë të një telegrami, ka shprehur ngushëllimet e tij për largimin nga jeta të gazetarit Aristir Lumezi.

Në mesazhin e tij, Begaj vlerëson figurën e Lumezi në gazetari, si një njeri profesionit e që nuk ka bërë kurrë kompromise për të vërtetën.

“E nderuar Eleonora dhe familja Lumezi, Mësova me hidhërim lajmin e ndarjes nga jeta të Aristirit, i cili trishtoi të gjithë ata që e njohën personalisht, por edhe ata që e njohën nëpërmjet ekranit, shkrimeve dhe analizave të tij. Gazetaria shqiptare humbi sot Kryeredaktorin që përcolli frymën perëndimore në shtypin e shkruar shqiptar përmes filozofisë së tij të drejtimit.

Aristiri ishte gazetari, reporteri i terrenit, redaktori, kryeredaktori dhe analisti që me të vërtetën nuk bëri kurrë kompromis. Sot, shqiptarët humbën njeriun e analizave të përcjella me guxim nëpërmjet maturisë së karrierës së pasforcuar në media.

Shqipëria do të ketë gjithmonë nevojë për modelin e profesionistit që ai përcolli në media. Unë besoj se të gjithë ata që bashkëpunuan me të dashurin tuaj të zemrës do ta mbajnë për shembullin se si duhet të shkruajnë e të mbajnë qëndrimet në raport me të vërtetën.  Ju lutem, pranoni ngushëllimet e mia të sinqerta! U prehtë në paqe Aristir Lumezi!”, – shprehet Begaj, në emër të të cilit u vendos edhe një kurorë me lule në arkëmortin e trupit të gazetarit Aristir Lumezi.

Gazetari i njohur Aristir Lumezi është ndarë nga jeta në moshën 57-vjeçare. Lumezi vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë, që e ndau në moshë të re nga familja dhe miqtë e tij.

Aristir Lumezi kishte një karrierë të gjatë, prej më shumë se dy dekadash, në media si gazetar në sektorin e politikës. Së fundmi ai ishte kryeredaktor i Gazetës Panorama. Me eksperiencën e tij shumëvjeçare, ai ka qenë shpesh pjesë e ekranit të A2CNN me komentet dhe analizat politike mbi aktualitetin në vend.

/a.r

Më të lexuarat

  • Protestuesja në tubim para Kryeministrisë: Sali Berisha vrau miliona bijë nënash!

    Protestuesja në tubim para Kryeministrisë: Sali Berisha vrau miliona bijë nënash!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama: Një ekip po dëgjon me vëmendje gjithçka duhet dëgjuar nga protesta e bulevardit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Si Trump e shndërroi NATO-n në një Bankomat

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Prokurori italian ngre alarmin për drogën vdekjeprurëse: Po bëhet “ari” i ri i krimit të organizuar!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ‘Më gënjyen Elisa me Bushatin’, neomalësorja tentativa për t’u rikthyer në PS pas zbehjes së protestës, 12 deputetët që i premtuan nuk u larguan nga PS-ja

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Gazetarët e Fanes në krye të protestës për të drejtat e tyre apo që pronari të mos paguajë 6.4 milionë euro taksa?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nuk ndalen skandalet për Sánchez, numri i të pandehurve në PS-në spanjolle ia kalon deputetëve në Kongres!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Na hodhën bombën mbi shtëpi, dyert u mbushën me plumba”, Bardhi: Një vajzë e re në jetën time

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Bëri fushatë duke nxjerrë b*thën jashtë, pse Alfred Lela nuk u zgjodh në Kryesinë e PD-së

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Shkelje te Ministria e Arsimit/ KLSH kërkon për herë të dytë shkarkimin e Sekretarit të Përgjithshëm, Erzen Tola

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!