• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

“Atyre të PD u ka rënë sakica në mjaltë”, Rama batuta me priftin në Theth: Mos të vijnë dhe të thonë…

30/06/2024
in Politikë
“Atyre të PD u ka rënë sakica në mjaltë”, Rama batuta me priftin në Theth: Mos të vijnë dhe të thonë…

Teksa ndante titujt e pronësisë për zonën e Thethit, kryeministri Edi Rama bëri thirrje për investime në agroturizëm në këto zonë, duke apeluar që të kthen në Shqipëri edhe ata që kanë emigruar jashtë.

“Shefat e kuzhinës këtu në Theth marrin deri në 2 mijë euro pagë në muaj, por nga ana tjetër këtu nuk ka as nevojë të ketë një shtëpi me qira, siç e ka kur punon në Greqi, as të paguajë taksa, apo të përdorë makinën për të shkuara në punë, dhe në fund të muajit edhe të ngrënën e të pirën e ka këtu, dhe i mbeten gjithë ato lekë.

Llogaria është e bërë për të gjitha ata që duan ta bëjnë llogarinë duke parë faktet, ata që e bëjnë duke parë televizor, nuk u del kurrë llogaria. Do t’u prezantojmë dhe planin e investimeve të reja që do bëjmë këtu. Një plan nga bashkia i punuar me një grup arkitektësh të talentuar dhe kemi përgatitur edhe fondin e nevojshëm.

Besoj se e sotmja e Thethit dhe e çdokujt që investon në agroturizëm në Shqipëri është shumë e qartë, dhe e nesërmja pas 4-5 vitesh do të jetë e jashtëzakonshme. Numri i turistëve e shihni që po rritet në mënyrë mbresëlënëse, por duhet të kuptojmë që atyre duhet t’u japim cilësi dhe që nuk i gjejnë dot kund tjetër. Për këtë na duhet bashkëpunim, që turistët të mos na kthehen më, e të thonë që shërbimi është i dobët”, u shpreh kryeministri.

Ndërkohë, titullin e pronësisë e mori edhe kisha e Thethit, teksa Rama duke ia dorëzuar priftit aktin, nuk i kurseu batutat.

“Atyre të PD u ka ra sakica në mjaltë kur thoni ju, se për punë kanë sherrin, kurse punët e tyre i bëjmë ne, kështu që në rregull janë ata. Kur kishin partinë e tyre rrinin ngroheshin në diell dhe luftonin komunizmin, tani që s’kanë partinë kanë ne, dhe ua bëjmë ne punët. Partitë shkojnë e vijnë, përveç kësaj sonë…. po erdhi ndonjë i PD të thotë jam prifti, thuaj ‘jo mo vëlla se jam unë se kam titullin’”, tha Rama.

/a.r

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!