AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Sfidat e sigurisë mbledhin në takim ministrat e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor, çfarë do diskutohet

by SHT Media
23/06/2024
in Botë
6
0
Sfidat e sigurisë mbledhin në takim ministrat e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor, çfarë do diskutohet
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Bashkimi Evropian është duke e rritur bashkëpunimin me vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor në fushën e sigurisë, mbrojtjes dhe politikës së jashtme. BE-ja e konsideron këtë si prioritet, pasi sfidat për sigurinë e këtij rajoni janë të ngjashme me ato që përballet edhe BE-ja. Për këtë temë, ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian dhe homologët e tyre nga vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor do të diskutojnë më 24 qershor në Luksemburg.

BE-ja përgatiti një dokument orientues për bashkëpunimin me vendet e rajonit në këtë fushë dhe ai do të diskutohet në takimin e përbashkët ministror. “Sfidat që lidhen me politikën e jashtme dhe të sigurisë, janë gjithnjë e më komplekse në rrethanat e tashme gjeostrategjike dhe kjo e vë rendin evropian dhe global në rrezik”, thuhet në dokumentin që pa Radio Evropa e Lirë.

“Rëndësia e unitetit, vlerave të përbashkëta dhe qëllimi i përbashkët brenda familjes evropiane janë gjëra parësore, sidomos me partnerët që aspirojnë t’i bashkohen BE-së. Duke qëndruar së bashku me BE-në – gjë që po ashtu reflektohet përmes përshtatjes së partnerëve tanë me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë – është një shenjë e orientimit strategjik, të bazuar në vlerat dhe parimet e përbashkëta, sidomos për respektimin e sundimit të ligjit dhe të së drejtës ndërkombëtare”, thuhet po ashtu në këtë dokument.

Aty përmendet se si vendet e Ballkanit Perëndimor, krahas procesit të integrimit të tyre në BE, e kanë rritur edhe pjesëmarrjen në proceset evropiane, në fushën e politikës së jashtme dhe atë të sigurisë.

Kjo thuhet se është bërë përmes samiteve të rregullta BE-Ballkani Perëndimor, pjesëmarrjes së vendeve të rajonit në takime të përbashkëta ministrore, ngjarjeve të nivelit të lartë të BE-së, bashkëpunimit në shmangien e sanksioneve ndaj vendeve të treta, bashkëpunimit në organizatat ndërkombëtare, si OKB dhe OSBE, por edhe bashkëpunimit ushtarak dhe zhvillimit të forcave të rendit.

Bashkimi Evropian thuhet se është duke i ndihmuar vendet e rajonit edhe në proceset e pastrimit të minave, në luftën kundër manipulimit dhe dezinformimit që vjen nga jashtë, sidomos nga Rusia, si dhe në goditjen e grupeve të krimit të organizuar.

Për BE-në, siç thuhet në dokument, me rëndësi është edhe bashkëpunimi në luftën kundër terrorizmit, ekstremizmit të dhunshëm dhe trafikimit të armëve.

Angazhimi më i madh i BE-së në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes në rajonin e Ballkanit Perëndimor është misioni Althea në Bosnje e Hercegovinë, i cili përbëhet prej rreth 1.600 trupash, si dhe misioni në fushën e rendit dhe ligjit në Kosovë, EULEX.

“Vitin e fundit, misioni i EULEX-it në Kosovë ka dhënë kontribut jo vetëm në ruajtjen e sigurisë në Kosovë, si reaguesi i dytë, por edhe në përmirësimin e sundimit të ligjit. Dialogu i lehtësuar nga BE-ja [mes Kosovës dhe Serbisë] ka shërbyer jo vetëm si platformë për avancimin e normalizimit të raporteve, por edhe për parandalimin e tensioneve dhe menaxhimin e krizave“, thuhet në dokumentin e BE-së.

Aty përmendet edhe ambicia e BE-së për të forcuar edhe më shumë angazhimin e vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor në fushën e politikës së jashtme dhe të sigurisë, edhe para se këto vende të bëhen anëtare formale të bllokut. “Ne duhet ta intensifikojmë angazhimin politik në të gjitha nivelet, përfshirë edhe përmes vizitave të rregullta dhe të koordinuara“, thuhet në këtë dokument.

Bashkimi Evropian si prioritet të angazhimit në rajon e sheh avancimin e procesit të pajtimit mes Kosovës dhe Serbisë, përmes dialogut që lehtëson vetë.

Prioritet është edhe vazhdimi i asistencës për rritjen e kapaciteteve të mbrojtjes, si dhe ndihmës për luftimin e manipulimit dhe dezinformimit.

Si ndihmë e veçantë përmendet edhe plani për rritje dhe reforma në vendet e Ballkanit Perëndimor që e ka miratuar tashmë BE-ja, e që ka për qëllim përshpejtimin e përgatitjes së tyre për t’u bërë anëtare të BE-së.

BE-ja pret që vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor të vazhdojnë ta japin kontributin e tyre edhe në ndihmat për Ukrainën, e cila është duke luftuar kundër pushtimit nga Rusia. Ndonëse në dokument nuk përmenden veç e veç vendet e rajonit, të gjitha ato – me përjashtim të Serbisë – kanë përshtatje të plotë me qëndrimet e Bashkimit Evropian në fushën e politikës së jashtme dhe të sigurisë.

Serbia, ndërkaq, nuk i ka mbështetur sanksionet që Bashkimi Evropian i ka vendosur kundër Rusisë dhe Bjellorusisë. Diskutimi të hënën në takimin e ministrave konsiderohet si kontribut në përpjekjet e përgjithshme të BE-së që të arrijë një konvergjencë sa më të madhe me vendet e rajonit në të gjitha fushat.

Prej tyre, Mali i Zi, Serbia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Bosnje e Hercegovina ose i kanë hapur tashmë negociatat për anëtarësim në BE, ose janë vende kandidate.

Kosova vetëm se ka aplikuar për anëtarësim në këtë bllok në vitin 2022./Rel/

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Policia nuk e gjeti në shtëpi, reagon Adi Hila: Më kanë hakeruar!

01/10/2026

Orgji, pranga dhe shkopinj / Kazanova i këngëtareve Ad Hila kompani për prodhim videosh, pranon regjistrimin e dashnoreve në studion-motel pa dijeninë e tyre

01/10/2026

Shqipe Hysenaj këshillon dashnoret VIP-e të Ad Hilës: Punoni me djersë, mos bëni veprime të turpshme. Koçeku: Mos e mbani mendjen tek videot, por te politika

01/10/2026

“E gjeta shumë të rënduar”, miku i Monika Lubonjës zbulon çfarë i tha aktorja në telefon

01/10/2026

Pse u tërbuan Berisha dhe ‘aksionerët’ e revolucionit me BE e SHBA?!

01/10/2026

Trafikoi 50 ton kokainë, Eldi Dizdari esktradohet nga Dubai drejt Belgjikës! Ministrja belge: S’ka strehë të sigurt për kriminelët

01/10/2026

I dhuruan 110 mijë euro / Tarja i Korcës fsheh apartamente në Tiranë në emrin e baxhanakut, miliona euro pasuri me paratë e korrupsionit të tendera të ujësjellësit. Pse nuk lëviz SPAK-u?

30/09/2026

Videot intime të ‘Epsteinit’ shqiptar Adrian Hila, 17 artistet në studion e tij mizikore-pornografike, nga Eli Fara tek Monika Lubonja, i filmoi edhe në ‘kompozim treshe’

30/09/2026

“Dy prej tyre tentuan vetëvrasjen”/ Olti Curri thirrje viktimave të videove erotike: Denoncojini, familjaret t’u qëndrojnë pranë

30/09/2026

SKANDAL në botën e showbizit! Elton Tozaj publikon pamje intime të kompozitorit Adrian Hila me kolegë në zyrën e tij: “Festa të çmendura me s*ks dhe dr*gë”

29/09/2026

Çfarë është BIOME, ku SPAK gjeti sekretet e SHISH dhe historia se si FBI “zbërtheu” Signal-in në 2026

29/09/2026

Gjendet i pajetë studenti shqiptar, familja e identifikon nga tatuazhi në gjoks! (Mesazhet e fundit)

29/09/2026

Mesazhi i Oriela Nebiajt për Gys Agasin, fotot e Hatit, emra suprizë, roli i Mektrin Motors dhe çfarë thonë burimet për Rizartën, Efin, Dea Mishel, Shkëlzenin dhe Irena Gjokën

29/09/2026

Pse aplikojnë shumë tek “Dyfisho ndërmarrjen tënde”?

29/09/2026

Kur askush nuk e ndien erën e vet

29/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Policia nuk e gjeti në shtëpi, reagon Adi Hila: Më kanë hakeruar!
  • Orgji, pranga dhe shkopinj / Kazanova i këngëtareve Ad Hila kompani për prodhim videosh, pranon regjistrimin e dashnoreve në studion-motel pa dijeninë e tyre

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.