AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Jetë

Shqipëria skenë xhirimi për Hollywood, por me arkën “bosh”

by SHT Media
01/04/2024
in Jetë
6
0
Shqipëria skenë xhirimi për Hollywood, por me arkën “bosh”
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Arti dhe kultura në Shqipëri kanë marrë fund, ku prej vitesh vijojnë të marrin vetëm thërrime si mbështetje financiare.

Krahasuar me vendet e tjeta nëpër botë, Shqipëria renditet ndër vendet në fund të listës, ku e vetmja gjë që në vendin tonë mund të shikohet është shembja e teatreve dhe në vend të tyre të ndërtohen pallate pa fund prej oligarëve.

Shqipëria është një vend me shumë pasuri, toka që nga lashtësia që janë ndër gjërat më të çmuara që shteti shqiptar ka, por dhe këto zgjidhen tu jepen shoqatave antishqiptare në administrim.

“Si nxitja e sektorit kinematografik, kulturor dhe komercial, do të rriste ekonominë vendase, promovonte punësimin, gjithashtu do ta vendoste Shqipërinë në një hartë turistike globale…

Ka një industri që do të mund të ishte ambasadore e produkteve tona në botë apo edhe e nxitjes së turizmit. Dhe ajo është kinematografia. Por, një industri që ka vuajtur nga mungesa e financimit ndër vite.

Në një nga episodet e Podcastit “Business Plus”, i ftuar ishte regjisori Robert Budina. Ai theksoi se sektori vijon të vuajë nga mungesa e financimeve dhe njëkohësisht, mungesa e vizionit për ta zhvilluar potencialisht.

“Ka shumë mekanizma që duhet të punojnë bashkë që sektori të lulëzojë. Që Shqipëria të bëhet një shesh xhirimi për Hollywood ka nevojë për kineastë, ka nevojë për njerëz që të punojnë në fushën e produksionit kinematografik.

Por, që njerëzit të punojnë në këtë sektor dhe të mos e braktisin atë për të shkuar në fusha të tjera si televizione ku ka një mundësi më të madhe për të nxjerrë të ardhura mujore, atëherë ka nevojë që të ketë projekte vendase. Por ekzistenca e projekteve lidhet ngushtë me një politikë financiare më të konsoliduar se kjo që kemi aktualisht.”- thotë z. Budina.

Përpos kësaj, në vendin tonë mungon skema e njohur si ‘tax shelter’.

Si funksionon kjo skemë: Krijohet një “tax credit” ose “shelter”, të cilat janë 20 ose 30%, në varësi të shteteve. Më pas, verifikohet buxheti i shpenzuar për filmin, pasi të xhirohet dhe rikthehet taksa e paguar në momentin fillestar (pra 20 – 30% e buxhetit). Nga pikëpamja ekonomike, këto projekte janë investime të mirëfillta financiare prej miliona eurosh, të cilat investohen në Shqipëri.

Kjo nismë do ta vendoste Shqipërinë në hartën e vendeve që ndjekin politikën e ekonomisë kreative.

Gjithashtu do të hapte një mundësi për punësim dhe zhvillim jo vetëm të ekonomisë lokale por edhe të turizmit.

“Ne e themi shpesh si shprehje që 1 lek i investuar në këtë drejtim do të kthente 5 lekë mbrapsht dhe potenciali në këtë drejtim është real. Ekziston një mendësi, kur ti shkon jashtë, dhe ai vend prodhon filma, të krijohet një ide që ky vend i ka zgjidhur problemet ekzistenciale dhe shikon pak më tutje, shikon drejt kulturës.

Ne duhet të krijojmë këtë perceptim dhe ta rrisim këtë fushë, me investime. Gjatë xhirimit të filmit Streha Mes Reve, në Valbonë, qëndruam në bujtinat vendase prej 6 muajsh me trupën e xhirimit.

Pas 1 viti, vumë re se biznesi ishte zgjeruar me disa bujtina më tepër, te cilat do të jenë në funksion të turistëve e do të gjenerojnë të ardhura më tepër në vijimësi. Pra potenciali i investimit dhe shpenzimit në këtë sektor është real, jo vetëm në këtë shembull që mora.

Filmi në rastin konkret mori pjesë në 30 kompeticione të huaja dhe zgjoi vërtet kureshtje për vendin tonë. Pra ju e shikoni se çfarë zinxhiri fshihet mbrapa kinemasë”- thotë regjisori.

Z. Budina, i pyetur se cilat do të ishin hapat apo masat konkrete në këtë moment për të nxitur sektorin, tha se duhet një ligj më të i konsoliduar, menaxhim më praktik i buxheteve të Qendrës Shqiptare të Kinematografisë, si dhe një buxhet më i konsiderueshëm.

“Nëse do rritej buxhetimi dhe do hapeshin konkurset së paku 2 herë në vit për filma, të jeni të bindur që do të afroheshin kineastë të rinj apo do nxiteshin projekte të reja.

Duke pasur më shumë prodhim, do kishim më tepër mundësi për konkurse jashtë dhe si rezultat, vizibilitet më të lartë. Gjithashtu, më shumë prodhim do të thotë shtëpi produksioni më shumë, përvojë më shumë. Kështu, investitorët e interesuar do ta merrnin më seriozisht Shqipërinë. Jo pak herë kanë zgjedhur Serbinë në rajon”- përfundoi ai.

Në një krahasim rajonal, Shqipëria rezulton me buxhetin më të ulët për prodhimin e filmave. Regjisori Budina tha me tej se, Kosova, ka një buxhet 3vjeccar prej 11 milion eurosh. Aktualisht, në Shqipëri buxheti vjetori është 1.3 milion euro.”/Deada Hyka

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Skye Ecc i zbuloi pasuri të fshehura? Flamur Noka drejt arrestimit nga SPAK, aferat dhe pasuria nga i pastrehë tek shtëpia 1 milionë euro

16/09/2026

Ka mbi 6 muaj pa paguar”, avokatët e Diddy-t kërkojnë të largohen nga padia për shpifje

16/09/2026

Ish-ambasadori për dënimet në Hagë: Vendim me ngarkesa të jashtëzakonshme politike, nuk u morën parasysh dëshmitë e 4 amerikanëve

16/09/2026

“Serbët më vranë burrin dhe dy djemtë”, e mbijetuara e luftës reagon ashpër pas dënimit të krerëve të UÇK-së

16/09/2026

Kush është Charles Smith, amerikani që dënoi me 81 vjet burgim ish krerët e UÇK-së

16/09/2026

PDK kundër SHBA dhe Britanisë: Dikur e lartësonit Thaçin, sot na thoni pranojeni vendimin. Jo, ne s’e pranojmë

16/09/2026

Dënimi i Hagës për ish-krerët e UÇK-së, reagojnë Dua Lipa dhe Rita Ora

16/09/2026

Zhduku shishet e verës me vlerë mbi 1 mln euro, arrestohet kushëriri i Ergys Agasit

16/09/2026

Rusia shënjestron avionin e Zelenskyt, presidenti ukrainas: U kam shpëtuar 2 sulmeve me dronë

15/09/2026

Lufta e fshehtë e Putinit kundër SHBA-së, në shënjestër janë zgjedhjet e nëntorit

15/09/2026

SHBA vendos rregulla të reja loje në Ballkan: Fund “çekut të bardhë”!

15/09/2026

Amerikanët goditje të fortë Ramës: Qeveria po ‘ushqen’ rrjetet e trafikut të drogës!

15/09/2026

Pas Berishës, edhe Rama “merr rrugën” drejt SHBA; dera e administratës Trump vijon të jetë e mbyllur

15/09/2026

“SPAK përgjon gjyqtarët”/ Artan Hoxha: Janë prishur balancat, Strasburgu po i rrëzon vendimet e vetting-ut

15/09/2026

Bujqësia pa inventar prej 15 vitesh/ Andis Salla dështon me Censin, procesi shtyhet sërish

15/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Skye Ecc i zbuloi pasuri të fshehura? Flamur Noka drejt arrestimit nga SPAK, aferat dhe pasuria nga i pastrehë tek shtëpia 1 milionë euro
  • Ka mbi 6 muaj pa paguar”, avokatët e Diddy-t kërkojnë të largohen nga padia për shpifje
  • Ish-ambasadori për dënimet në Hagë: Vendim me ngarkesa të jashtëzakonshme politike, nuk u morën parasysh dëshmitë e 4 amerikanëve

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.