AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

PD nis procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputet, ja rregullat dhe kriteret

by SHT Media
31/03/2024
in Politikë
6
0
PD nis procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputet, ja rregullat dhe kriteret
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Partia Demokratike e Shqipërisë, ka nisur procesin e përzgjedhjes së kandidatëve të saj për deputet.

selia-e-PD

Në një njoftim për mediat, PD bën me dije se Kryesia e kësaj partie po ashtu ka miratuar edhe udhëzimin që ua ka nisur degëve të partisë, ku janë përcaktuat kriteret dhe rregullat për përzgjedhjen e kandidaturave për deputetë.

Mësohet se në degët që kanë përfunduar procesin zgjedhor, do të nis menjëherë nga procesi i përzgjedhjes së kandidatëve.

Në vendimin e Kryesisë së PDSH-së thuhet se “procesi duhet të jetë transparent, gjithëpërfshirës dhe me synim maksimalizimin e votave”.

“Brenda 5 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij udhëzimi, në prezencë të anëtarit të Deleguar të Grupit të Punës, zhvillohet mbledhja e Kryesisë në çdo Degë të Partisë për fillimin e procesit të konsultimit me antarësinë dhe miratimin e kalendarit të takimeve konsultative dhe caktimin e datës së mbledhjes së Kryesisë së Degës të Partisë, në të cilën do të propozohen kandidaturat për deputetë. Mbledhja për propozimet zhvillohet jo më vonë se 7 ditë nga mbledhja e parë”, thuhet më tej në vendimin e bërë publik të Kryesisë së Partisë Demokratike.

Një vend të veçantë në kriteret e përzgjedhjes së kandidaturave për deputetë në zgjedhjet e ardhshme, është zbatimi i ligjit të dekriminalizimit, ashtu sikurse edhe ligji i lustracionit, sipas të cilit asnjë prej propozimeve të kësaj force politike, kandidatët nuk duhet të ketë pasur ndonjë funksion publik apo politik gjatë periudhës 1944-1991.

Kështu, në Aneksin A, kur flitet për kriteret, në pikat c dhe ç, shprehimisht thuhet se kandidati i Partisë Demokratike për përfaqësim politik për Deputet duhet të plotësojë kriteret:

c) të mos ndodhet në kushtet e pazgjedhshmërisë në një funksion publik, sipas ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, i ndryshuar”;

ç) në periudhën 29.11.1944 – 02.07.1991 të mos ketë qenë anëtar ose kandidat i Byrosë Politike, anëtar i Komitetit Qendror të Partisë së Punës të Shqipërisë, anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullor, kryetar i Gjykatës së Lartë, Prokuror i Përgjithshëm, kryetar i Hetuesisë së Përgjithshme, anëtar i Këshillit të Ministrave, kryetar i Degëve të Punëve të Brendshme, punonjës i organeve të ish-Sigurimit të Shtetit, bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit apo i favorizuar, anëtar i Komisionit të Dëbim-Internimeve, hetues, prokuror, gjyqtar në procese politike.

Gjithashtu, një vend të veçantë i është dhënë përfaqësimit të grave, të rinisë, të përfaqësuesve të të përndjekurve apo pronarëve, përfaqësues të sipërmarrjes si dhe prurjeve të reja nga bota akademike apo shoqëria civile në listat e ardhshme për deputetë, ku, mes të tjerash, thuhet se “procesi i propozimit dhe konsultimit së kandidaturave mban në konsideratë:

a. përfaqësimi i grave duhet të jetë jo më pak se 30 % e numrit të përgjithshëm të kandidatëve;

b. përfaqësimi i të rinjve të jetë jo më pak se 10 % e numrit të përgjithshëm të kandidatëve;

c. përfshirjen e përfaqësuesëve të të përndjekurve politikë apo pronarëve, përfaqësues të sipërmarrjes si dhe prurjeve të reja nga bota akademike apo shoqëria civile”.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Skye Ecc i zbuloi pasuri të fshehura? Flamur Noka drejt arrestimit nga SPAK, aferat dhe pasuria nga i pastrehë tek shtëpia 1 milionë euro

16/09/2026

Ka mbi 6 muaj pa paguar”, avokatët e Diddy-t kërkojnë të largohen nga padia për shpifje

16/09/2026

Ish-ambasadori për dënimet në Hagë: Vendim me ngarkesa të jashtëzakonshme politike, nuk u morën parasysh dëshmitë e 4 amerikanëve

16/09/2026

“Serbët më vranë burrin dhe dy djemtë”, e mbijetuara e luftës reagon ashpër pas dënimit të krerëve të UÇK-së

16/09/2026

Kush është Charles Smith, amerikani që dënoi me 81 vjet burgim ish krerët e UÇK-së

16/09/2026

PDK kundër SHBA dhe Britanisë: Dikur e lartësonit Thaçin, sot na thoni pranojeni vendimin. Jo, ne s’e pranojmë

16/09/2026

Dënimi i Hagës për ish-krerët e UÇK-së, reagojnë Dua Lipa dhe Rita Ora

16/09/2026

Zhduku shishet e verës me vlerë mbi 1 mln euro, arrestohet kushëriri i Ergys Agasit

16/09/2026

Rusia shënjestron avionin e Zelenskyt, presidenti ukrainas: U kam shpëtuar 2 sulmeve me dronë

15/09/2026

Lufta e fshehtë e Putinit kundër SHBA-së, në shënjestër janë zgjedhjet e nëntorit

15/09/2026

SHBA vendos rregulla të reja loje në Ballkan: Fund “çekut të bardhë”!

15/09/2026

Amerikanët goditje të fortë Ramës: Qeveria po ‘ushqen’ rrjetet e trafikut të drogës!

15/09/2026

Pas Berishës, edhe Rama “merr rrugën” drejt SHBA; dera e administratës Trump vijon të jetë e mbyllur

15/09/2026

“SPAK përgjon gjyqtarët”/ Artan Hoxha: Janë prishur balancat, Strasburgu po i rrëzon vendimet e vetting-ut

15/09/2026

Bujqësia pa inventar prej 15 vitesh/ Andis Salla dështon me Censin, procesi shtyhet sërish

15/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Skye Ecc i zbuloi pasuri të fshehura? Flamur Noka drejt arrestimit nga SPAK, aferat dhe pasuria nga i pastrehë tek shtëpia 1 milionë euro
  • Ka mbi 6 muaj pa paguar”, avokatët e Diddy-t kërkojnë të largohen nga padia për shpifje
  • Ish-ambasadori për dënimet në Hagë: Vendim me ngarkesa të jashtëzakonshme politike, nuk u morën parasysh dëshmitë e 4 amerikanëve

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.