AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

“Lufta, një kërcënim real dhe Europa nuk është gati”

by SHT Media
29/03/2024
in Botë
6
0
“Lufta, një kërcënim real dhe Europa nuk është gati”
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri polak Donald Tusk bëri këtë të premte një paralajmërim të drejtpërdrejtë se Europa ka hyrë në “një epokë para lufte” dhe nëse Ukraina mposhtet nga Rusia, askush në Europë nuk do të jetë në gjendje të ndihet i sigurt. “Nuk dua të frikësoj askënd, por lufta nuk është më një koncept nga e kaluara”, tha ai për mediat europiane, duke shtuar: “Është reale dhe ka nisur mbi 2 vjet më parë”.

Komentet e Tusk vijnë teksa Ukraina u sulmua nga një breshëri raketash nga Rusia. Përgjatë natës të së premtes, Forca Ajrore ukrainase tha se kishte goditur 58 dronë dhe 26 raketa, ndërsa kryeministri Denys Shmyhal tha se infrastruktura ishte dëmtuar në 6 rajone, në perëndim, qendër dhe lindje të vendit. Kompania kombëtare e energjisë në Ukrainë njoftoi mungesë totale të energjisë në tre rajone të vendit, Dnipropetrovsk, Zaporizhzhia dhe Kirovograd dhe u bëri thirrje qytetarëve që të limitojnë konsumin e energjisë elektrike. Shpërndarësi, Ukrenergo, fajësoi sulmin masiv rus në termocentrale gjatë natës.

Tusk, ish-president i Këshillit Europian, tha se presidenti rus Vladimir Putin ka fajësuar Ukrainën për sulmin xhihadist në Moskë pa asnjë provë dhe është e dukshme që ndjen nevojën për të justifikuar sulmet gjithnjë e më të dhunshme drejt civilëve në Ukrainë. Ai vuri në dukje se Rusia e kishte sulmuar Kievin me raketa hipersonike për herë të parë gjatë ditës, më herët gjatë kësaj jave.

Tusk bëri një apel të drejtpërdrejtë për liderët e Europës që të bëjnë më shumë për të forcuar mbrojtjen e tyre. Pavarësisht nëse zgjedhjet presidenciale të Nëntorit në SHBA i fiton Joe Biden spo Donald Trump, ai nënvizoi se Europa do të bëhet një partner më tërheqës për SHBA nëse bëhet më e fortë ushtarakisht. Kjo nuk është hera e parë që Tusk paralajmëron për një epokë para lufte. Edhe më herët gjatë këtij muaji ai dha të njëjtin mesazh për liderët europianë të qendrës së djathtë.

Megjithatë ai zbuloi se kryeministri spanjoll, Pedro Sánchez, u kishte kërkuar liderëve europianë që të mos e përdornin fjalën “luftë” në deklaratat e tyre të samitit, sepse njerëzit nuk donin të ndiheshin të kërcënuar. Tusk tha se iu përgjigj se në anën e tij të Europës, lufta nuk ishte më një ide abstrakte.

Duke bërë apel për ndihmë urgjente ushtarake për Ukrainën, ai paralajmëroi se dy vitet e ardhshme të luftës do të jenë vendimtare: “Po jetojmë në momentin më kritik që prej fundit të Luftës së Dytë Botërore”. “Ajo që është më shqetësuese për momentin është se çdo skenar është i mundshëm”, tha Tusk.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Rusia shënjestron avionin e Zelenskyt, presidenti ukrainas: U kam shpëtuar 2 sulmeve me dronë

15/09/2026

Lufta e fshehtë e Putinit kundër SHBA-së, në shënjestër janë zgjedhjet e nëntorit

15/09/2026

SHBA vendos rregulla të reja loje në Ballkan: Fund “çekut të bardhë”!

15/09/2026

Amerikanët goditje të fortë Ramës: Qeveria po ‘ushqen’ rrjetet e trafikut të drogës!

15/09/2026

Pas Berishës, edhe Rama “merr rrugën” drejt SHBA; dera e administratës Trump vijon të jetë e mbyllur

15/09/2026

“SPAK përgjon gjyqtarët”/ Artan Hoxha: Janë prishur balancat, Strasburgu po i rrëzon vendimet e vetting-ut

15/09/2026

Bujqësia pa inventar prej 15 vitesh/ Andis Salla dështon me Censin, procesi shtyhet sërish

15/09/2026

Lufta e egër e Berishës ndaj Azem Hajdarit nga përgjimi, shantazhi, përjashtimi nga PD tek ndëshkimi i së bijës. Akuzat: Spiun i Sigurimit, ordiner dhe klloun i politikës

15/09/2026

Topçiu i Maliqit skemë korrupsioni me Shpresa Nikën e Shkodrës? Tendera pa plotësuar kriteret dhe mashtrim me volumin e punimeve

15/09/2026

“Punë oligarkësh”, apo jo z.zëvendësministër?

15/09/2026

Vuçiç njofton dorëheqjen më 27 shtator, hyn në fushatë për zgjedhjet e parakohshme të 25 tetorit

14/09/2026

Pompa e shtrenjtë shqiptare, nafta deri 45% mbi rajonin, shkak taksat

14/09/2026

Lagarde ngre alarmin për varësinë teknologjike: Europa duhet të zhvillojë AI-në e saj

14/09/2026

Ilir Meta del nga kafazi i qelqtë, Apeli pranon kërkesën që gjyqin ta ndjekë pranë avokatit

14/09/2026

Kontrollet e reja kufitare të hyrje-daljeve, nëntë vende të BE-së shtyjnë zbatimin e plotë të masave, si do të funksionojë

14/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Rusia shënjestron avionin e Zelenskyt, presidenti ukrainas: U kam shpëtuar 2 sulmeve me dronë
  • Lufta e fshehtë e Putinit kundër SHBA-së, në shënjestër janë zgjedhjet e nëntorit
  • SHBA vendos rregulla të reja loje në Ballkan: Fund “çekut të bardhë”!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.