AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Kosova në KiE, reagon zv/presidentja e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës: Vendosim në vend një të drejtë legjitime

by SHT Media
27/03/2024
in Politikë
6
0
Kosova në KiE, reagon zv/presidentja e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës: Vendosim në vend një të drejtë legjitime
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës ka miratuar me 31 vota pro, raportin e përgatitur nga Dora Bakoyannis që i hap rrugë anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Gjatë punimeve, zv/presidentja e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Blerina Gjylameti nënvizoi se

raporti gjithëpërfshirës e bën këtë dokument një moment historik që vendos themelet për një Kosovë të vërtetë, të shëndoshë dhe të begatë, të bazuar në parimet e Këshillit të Evropës për demokraci, sundim të ligjit dhe të drejtat e njeriut.

“Kosova ka dhënë një shembull të jashtëzakonshëm duke u përpjekur që të jetë pjesë e vlerave thelbësore të Këshillit të Evropës, edhe pse skepticizmi dhe ngurrimi e kanë mbajtur peng të qëndrimit të saj në pragun e kësaj Organizate për kaq shumë kohë. Ne kemi detyrën dhe mundësinë vendimtare për ta korrigjuar atë tani.

Kosova është dashur të jetë anëtare e Këshillit të Evropës menjëherë pas pavarësisë së saj si e drejtë legjitime siç ka qenë e të 46 anëtarëve të kësaj Organizate”, theksoi Gjylameti.

Zv/presidentja e Asamblesë Parlamentare të KiE, u shpreh se ky anëtarësim nuk ka të bëjë me pranimin ose jo të njëri-tjetrit, por pranimin e përpjekjeve të secilit për të kontribuar në mbrojtjen dhe promovimin e parimeve të shtetit ligjor, demokracisë dhe të drejtave të njeriut.

“Është një gjest që të gjithë anëtarët e ulur rreth tryezës pranojnë misionin për të cilin është krijuar kjo Organizatë.  Është një platformë që nuk është marrë kurrë me vendosjen e kufijve midis shteteve, por me vendosjen e kufijve midis asaj që i bën shoqëritë tona të përparojnë dhe asaj që i bën ato të izolohen nga kjo agorë vlerash. Dhe nuk ka dyshim se Kosova është pjesë e këtyre vlerave. Nuk mendoj se dy milionë kosovarë janë qytetarë të dorës së dytë dhe asgjë nuk mund të errësojë të drejtën e tyre për të pasur qasje të ngjashme në vlera të tilla si të gjithë ne”, nënvizoi Gjylameti në fjalën e saj.

Ky raport do t’i kalojë më pas për shqyrtim Asamblenë Parlamentare të KiE në muajin prill./m.j

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Rusia shënjestron avionin e Zelenskyt, presidenti ukrainas: U kam shpëtuar 2 sulmeve me dronë

15/09/2026

Lufta e fshehtë e Putinit kundër SHBA-së, në shënjestër janë zgjedhjet e nëntorit

15/09/2026

SHBA vendos rregulla të reja loje në Ballkan: Fund “çekut të bardhë”!

15/09/2026

Amerikanët goditje të fortë Ramës: Qeveria po ‘ushqen’ rrjetet e trafikut të drogës!

15/09/2026

Pas Berishës, edhe Rama “merr rrugën” drejt SHBA; dera e administratës Trump vijon të jetë e mbyllur

15/09/2026

“SPAK përgjon gjyqtarët”/ Artan Hoxha: Janë prishur balancat, Strasburgu po i rrëzon vendimet e vetting-ut

15/09/2026

Bujqësia pa inventar prej 15 vitesh/ Andis Salla dështon me Censin, procesi shtyhet sërish

15/09/2026

Lufta e egër e Berishës ndaj Azem Hajdarit nga përgjimi, shantazhi, përjashtimi nga PD tek ndëshkimi i së bijës. Akuzat: Spiun i Sigurimit, ordiner dhe klloun i politikës

15/09/2026

Topçiu i Maliqit skemë korrupsioni me Shpresa Nikën e Shkodrës? Tendera pa plotësuar kriteret dhe mashtrim me volumin e punimeve

15/09/2026

“Punë oligarkësh”, apo jo z.zëvendësministër?

15/09/2026

Vuçiç njofton dorëheqjen më 27 shtator, hyn në fushatë për zgjedhjet e parakohshme të 25 tetorit

14/09/2026

Pompa e shtrenjtë shqiptare, nafta deri 45% mbi rajonin, shkak taksat

14/09/2026

Lagarde ngre alarmin për varësinë teknologjike: Europa duhet të zhvillojë AI-në e saj

14/09/2026

Ilir Meta del nga kafazi i qelqtë, Apeli pranon kërkesën që gjyqin ta ndjekë pranë avokatit

14/09/2026

Kontrollet e reja kufitare të hyrje-daljeve, nëntë vende të BE-së shtyjnë zbatimin e plotë të masave, si do të funksionojë

14/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Rusia shënjestron avionin e Zelenskyt, presidenti ukrainas: U kam shpëtuar 2 sulmeve me dronë
  • Lufta e fshehtë e Putinit kundër SHBA-së, në shënjestër janë zgjedhjet e nëntorit
  • SHBA vendos rregulla të reja loje në Ballkan: Fund “çekut të bardhë”!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.