AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Skandali me përgjimet në Athinë, opozita dorëzoi mocionin e mosbesimit, kërkohet dorëheqja e Mitsotakis

by SHT Media
26/03/2024
in Botë
6
0
Skandali me përgjimet në Athinë, opozita dorëzoi mocionin e mosbesimit, kërkohet dorëheqja e Mitsotakis
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ky është momenti kur lideri i socialistëve grekë të Pasokut dorëzon në parlament mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë Mitsotakis të nënshkruar edhe nga tre parti të tjera opozitare, Syriza, e Majta e Re dhe Lundrimi i Lirisë.

“Qeveria e Demokracisë së Re e ka bërë zakon minimin sistematik të shtetit të së drejtës në vendin tonë. Tek një sërë skandalesh, përjetojmë të njëtin motiv, korrupsion, mbulim dhe mosndëshkim. Në çdo skandal, në çdo dështim qeveritar zgjedhja juaj politike është të mbuloni të vërtetën“-u shpreh Nikos Androulakis, kreu i Pasok-ut.

Sipas liderit socialist “Ky diskreditim i paprecedentë i shtetit ligjor dhe institucioneve nga qeveria nuk mund të vazhdojë. Ky zhvillim politik me mocionin e  votëbesimit ka ardhur menjëherë pas botimit të një artikulli të gazetës «To Vima»  ku zbulohet se tabulatet e bisedave telefonike të përgjegjësit të stacionit të Larisës dhe makinistit të një prej trenave që janë përplasur në aksidentin fatal të Tembit me 57 viktima, janë fshirë pjesërisht dhe janë publikuar jo të plotë.

Nga ana e saj edhe partia më e madhe opozitare Syriza ,nëpërmjet liderit të saj Stefanos Kasselakis , i ka bërë thirrje kryeministrit Mitsotakis të japë dorëheqjen në mënyrë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohëshme me praninë e vëzhguesve ndërkombëtarë. Deklaratës i është përgjigjur zëdhënësi i qeverisë duke thënë se kreu i opozitës, minοn shtetin dhe demokracinë greke që ka 50 vjet që kryen zgjedhje të lira.

“Kasselakis me vetëdije po minon shtetin me këtë deklaratë të papranueshme të rrezikshme dhe të paprecendent.  Këtë vit, mbushen 50 vjet nga rivendosja e Republikës … vite krize, memorandumesh, tensionesh, me qytetarë të shumtë në rrugë dhe një ankth shumë i madh për të ardhmen e vendit, dhe askush nuk erdhi ta vërë në dyshim këtë rrugë ligjore, pandryshueshmërinë e rezultatit zgjedhor.”

Sipas zëdhënësit të qeverisë drejtësia po heton të gjitha aspektet e tragjedisë, ndërsa ka cilësuar deklaratat e opozitës si një “fushatë antiqeveritare ” dhe një përpjekje për të destabilizuar vendin.Nga ana tjetër , mocioni i mosbesimit që do diskutohet në tre ditët në vazhdim duke u përkrahur edhe nga partitë e tjera opozitare, konsiderohet se do të kthehet në një votebesim për qeverinë pasi zotëron 158 nga 300 vendet e parlamentit dhe do të krijojë më shumë unitet në radhët e të djathtëve të cilët kritikohen nga opozita për tragjedinë hekurudhore, për shtrenjtësinë apo dhe për rrjedhjen e të dhënave personale të grekëve të diasporës, disa javë para zgjedhjeve për PE./m.j

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Rusia shënjestron avionin e Zelenskyt, presidenti ukrainas: U kam shpëtuar 2 sulmeve me dronë

15/09/2026

Lufta e fshehtë e Putinit kundër SHBA-së, në shënjestër janë zgjedhjet e nëntorit

15/09/2026

SHBA vendos rregulla të reja loje në Ballkan: Fund “çekut të bardhë”!

15/09/2026

Amerikanët goditje të fortë Ramës: Qeveria po ‘ushqen’ rrjetet e trafikut të drogës!

15/09/2026

Pas Berishës, edhe Rama “merr rrugën” drejt SHBA; dera e administratës Trump vijon të jetë e mbyllur

15/09/2026

“SPAK përgjon gjyqtarët”/ Artan Hoxha: Janë prishur balancat, Strasburgu po i rrëzon vendimet e vetting-ut

15/09/2026

Bujqësia pa inventar prej 15 vitesh/ Andis Salla dështon me Censin, procesi shtyhet sërish

15/09/2026

Lufta e egër e Berishës ndaj Azem Hajdarit nga përgjimi, shantazhi, përjashtimi nga PD tek ndëshkimi i së bijës. Akuzat: Spiun i Sigurimit, ordiner dhe klloun i politikës

15/09/2026

Topçiu i Maliqit skemë korrupsioni me Shpresa Nikën e Shkodrës? Tendera pa plotësuar kriteret dhe mashtrim me volumin e punimeve

15/09/2026

“Punë oligarkësh”, apo jo z.zëvendësministër?

15/09/2026

Vuçiç njofton dorëheqjen më 27 shtator, hyn në fushatë për zgjedhjet e parakohshme të 25 tetorit

14/09/2026

Pompa e shtrenjtë shqiptare, nafta deri 45% mbi rajonin, shkak taksat

14/09/2026

Lagarde ngre alarmin për varësinë teknologjike: Europa duhet të zhvillojë AI-në e saj

14/09/2026

Ilir Meta del nga kafazi i qelqtë, Apeli pranon kërkesën që gjyqin ta ndjekë pranë avokatit

14/09/2026

Kontrollet e reja kufitare të hyrje-daljeve, nëntë vende të BE-së shtyjnë zbatimin e plotë të masave, si do të funksionojë

14/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Rusia shënjestron avionin e Zelenskyt, presidenti ukrainas: U kam shpëtuar 2 sulmeve me dronë
  • Lufta e fshehtë e Putinit kundër SHBA-së, në shënjestër janë zgjedhjet e nëntorit
  • SHBA vendos rregulla të reja loje në Ballkan: Fund “çekut të bardhë”!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.