AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Emrat/ Trafikuan 25 kg kokainë përmes rrotave të kaçkavallit, mbi 70 vite burg për bandën: Kush është “truri” shqiptar i organizatës

by SHT Media
26/03/2024
in Kronikë
6
0
Emrat/ Trafikuan 25 kg kokainë përmes rrotave të kaçkavallit, mbi 70 vite burg për bandën: Kush është “truri” shqiptar i organizatës
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Mbi 70 vjet dënim për dhjetë të pandehurit e përfshirë në trafik droge në shkallë të gjerë, në të gjithë Italinë Veriore dhe me bazë logjistike në Rovigo. Hetimi nisi pas sekuestrimit të pesë rrotave djathi kaçkavall të mbushura (secila) me 25 kilogramë kokainë të pastër.

Droga ishte transportuar me një kamper nga Holanda dhe kishte si destinacion Sardenjën, ndërsa droga ishte kamufluar brenda rrotave të djathit.  Duke tërhequr fijet e atij sekuestrimi të veçantë në Asti, hetuesit arritën më pas në bazën logjistike të bandës në Rovigo. Dhe kështu hetimi kaloi në duart e Prokurorisë Publike të Venecias, përgjegjëse për krimin e trafikut të drogës në të gjithë Veneto-n.

DËNIMET

Gjyqtari Luca Marini dha masat e dënimit për të gjithë anëtarët e bandës, të cilët kishin përfituar gjykim të shkurtuar dhe për pasojë, uljen automatike të masës së dënimit me një të tretën. Prokurori publik Andrea Petroni kishte kërkuar dënime me 93 vjet, por në përgjithësi akuza mbeti e qëndrueshme dhe gjyqtari për seancat paraprake konstatoi ekzistencën e një shoqate kriminale të dedikuar për trafikun e drogës. Dënimi më i rëndë erdhi për të riun shqiptar Erion Feimi, i konsideruar si “truri” i grupit. Ndaj tij, u dha një dënim prej 16 vite burg dhe 40 mijë euro gjobë.

Hetimi u hap nga Prokuroria e Torinos dhe më pas vazhdoi në Venecia, pikërisht sepse Rovigo konsiderohej si baza e grupit. Në tërësi u sekuestruan mbi 130 kilogramë drogë nga Holanda, e cila zbarkonte në Torino e më pas në Veneto, pjesërisht për të qëndruar këtu dhe pjesërisht për të arritur në Sardenjë.

Ndërkaq, shqiptarët e tjerë të dënuar janë Glorildo Halili, i cili u dënua me 7 vite e 30 mijë euro gjobë, e po kaq u dënua edhe Mateo Kolaj. Të dënuarit e tjerë janë shtetas italianë. Të gjithë mund të apelojnë dënimet e tyre./m.j

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Rusia shënjestron avionin e Zelenskyt, presidenti ukrainas: U kam shpëtuar 2 sulmeve me dronë

15/09/2026

Lufta e fshehtë e Putinit kundër SHBA-së, në shënjestër janë zgjedhjet e nëntorit

15/09/2026

SHBA vendos rregulla të reja loje në Ballkan: Fund “çekut të bardhë”!

15/09/2026

Amerikanët goditje të fortë Ramës: Qeveria po ‘ushqen’ rrjetet e trafikut të drogës!

15/09/2026

Pas Berishës, edhe Rama “merr rrugën” drejt SHBA; dera e administratës Trump vijon të jetë e mbyllur

15/09/2026

“SPAK përgjon gjyqtarët”/ Artan Hoxha: Janë prishur balancat, Strasburgu po i rrëzon vendimet e vetting-ut

15/09/2026

Bujqësia pa inventar prej 15 vitesh/ Andis Salla dështon me Censin, procesi shtyhet sërish

15/09/2026

Lufta e egër e Berishës ndaj Azem Hajdarit nga përgjimi, shantazhi, përjashtimi nga PD tek ndëshkimi i së bijës. Akuzat: Spiun i Sigurimit, ordiner dhe klloun i politikës

15/09/2026

Topçiu i Maliqit skemë korrupsioni me Shpresa Nikën e Shkodrës? Tendera pa plotësuar kriteret dhe mashtrim me volumin e punimeve

15/09/2026

“Punë oligarkësh”, apo jo z.zëvendësministër?

15/09/2026

Vuçiç njofton dorëheqjen më 27 shtator, hyn në fushatë për zgjedhjet e parakohshme të 25 tetorit

14/09/2026

Pompa e shtrenjtë shqiptare, nafta deri 45% mbi rajonin, shkak taksat

14/09/2026

Lagarde ngre alarmin për varësinë teknologjike: Europa duhet të zhvillojë AI-në e saj

14/09/2026

Ilir Meta del nga kafazi i qelqtë, Apeli pranon kërkesën që gjyqin ta ndjekë pranë avokatit

14/09/2026

Kontrollet e reja kufitare të hyrje-daljeve, nëntë vende të BE-së shtyjnë zbatimin e plotë të masave, si do të funksionojë

14/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Rusia shënjestron avionin e Zelenskyt, presidenti ukrainas: U kam shpëtuar 2 sulmeve me dronë
  • Lufta e fshehtë e Putinit kundër SHBA-së, në shënjestër janë zgjedhjet e nëntorit
  • SHBA vendos rregulla të reja loje në Ballkan: Fund “çekut të bardhë”!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.