• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Rikthimi/ Në krah të Bashës, Ngjela: Do jap kontributin tim te e djathta! S’ka bashkim me Rithemelimin e ‘non gratës’! PS s’rrëzohet kollaj

26/03/2024
in Politikë
Rikthim në politikë? Ngjela zbulon takimin me Bashën: Kemi lënë diçka në parim! Më 21 janar u vranë 4 njerëz të pafajshëm, drejtësia ishte si në diktaturë

Spartak Ngjela, i cili rreshtua në “Harkun Opozitar Euro-Atlantik”, një aleancë me parti të djathta e drejtuar nga Lulzim Basha, thotë se bashkimi i tyre erdhi pasi SHBA nuk po pranonte liderin e vjetër e shpallur tashmë non grata. I ftuar në emisionin ‘Frontline Interview’ në Report Tv me gazetaren Marsela Karapanço, Spartak Ngjela tha se u bashkua që të japë kontributin e tij për të djathtën.

‘E djathta nuk po merrej vesh se çfarë marrëdhënie kishte me Uashigtonin pasi liderin e vjetër Uashingtoni nuk e pranon.  Shkova të jap kontributin tim për të djathtën. E kam marrë përsipër që bashkë të bëjmë një strukturë juridike për bashkimin, të dalë edhe programi i bashkimit. Si do të operojë ky formacion. Do të ketë një lidership. Të gjitha bashkë me iniciativën e Bashës. Ka 10 deputetë Basha dhe është para. Gjithçka do të shikohet nga raporti ynë me elektoratin. Basha bëri ofertën dhe unë e pranova.’- tha Ngjela.

I pyetur nëse do të jenë forcë fituese ne zgjedhjet e 2025, Ngjela tha se do të duhet një program. Ngjela shtoi se PD sot është shumë larg pushtetin, pasi në sondazhe del më 18%.

Politika është fjalim është program. Është strukturë. Unë do të jap kontributin tim. S’do të jetë i vogël dhe nuk mund të flas para kohe. Do bëjmë një takim të radhës që do t’ja kërkoj Bashës me të cilin të ndajmë detyrat. Detyrat do ti lëmë hapur me median prezent. E kam matur veten në zgjedhje ti e di.

Unë te PD kam qenë. Duhet të vijë e djathta në pushtet që të keni benefite. Është shumë larg pushtetit 18% është sot.’- tha Ngjela.

Me Rithemelimi nuk ka bashkim, thekson avokati Spartak Ngjela, pasi ato janë forcë ‘non grata’.

‘Janë forcë ‘non grata‘ Rithemelimi. Nuk mund të bashkohemi. Kjo është shoqëria më e madhe në botë pro amerikane në Shqipëri. Saliu nuk diti ta menaxhonte non gratën. Ja dha Amerika me gjithë familjen.

Ne do të duhet të thithim intelektualët. Ka një trashëgimi në pasuri. Ka trashëgiminë e PD-së. Saliu e ndihmoi të bëhej kryetar. Saliu doli non grata në Amerike dhe mori vendimin ta nxirrte jashtë partisë.’- tha Ngjela.

Sa i takon marrëveshjes së Rithemelimit me PS, Ngjela tha është në favor të tyre. Por sipas avokatit, sistemin e demokracisë e zgjidh Uashingtoni që është gardiani i demokracisë.

‘Le ta bëjnë marrëveshjen. Është në favor tonë. Ikën e djathta te komunistët. Se ata mendojnë se me komunistët do të marrin pushtetin. A mundet të votojnë socialistët për Saliun. Unë po them se çdo gjë po vjen në favorin tonë. Sistemin e zgjidh Uashingtoni, gardiani i demokracisë këtu është politika amerikane. A do na e japin këtë të drejtë që ta çojmë në hap para demokracinë.’- tha Ngjela.

Avokati tha se Partia Socialiste është parti e parë e se është e vështirë të rrëzohet kollaj.

‘Socialistët janë shumë të rezervuar në saktë, nuk bëjnë blerje votash. Ata nuk çjanë kokën të blejnë vota pasi kanë një masë kompakte dhe blejnë vota. Kush merr atë merr pushtetin. A e dini se ishte i djathtë Rama? Shkoi majtas se e dinë se ata marrin pushtetin. PS nuk rrezohet aq kollaj në Shqipëri. Është parti e parë dhe me përqindje të lartë. Nuk kanë nevojë për lider. Unë kam bërë 3 beteja me ta. Ç’kam hequr unë me ta! Në ‘Ali Dem’.’- tha Ngjela/m.j

Më të lexuarat

  • Të dy së bashku në studio, Brikena flet për ndarjen me Mateon: Çdo kujtim që kam krijuar deri më sot ka qenë i bukur

    Të dy së bashku në studio, Brikena flet për ndarjen me Mateon: Çdo kujtim që kam krijuar deri më sot ka qenë i bukur

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dea Mishel i reagon ashpër Grida Dumës: U denigrova në emisionin tënd, të ka hidhëruar refuzimi që ia bëra ftesës tënde

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • SPAK konfirmon takimin e famshëm të Arubës, morën pjesë mafiozë dhe zyrtarë të lartë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Operacioni i SPAK, arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Berishës iu hoq “non-grata”, por ai mbetet sërish “babi i Zenit”!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Do jemi si Dubai”, Rama: Shqiptarët s’mund të përdoren si mish për top për ata që s’duan Trump

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Trafik droge/ SPAK arreston Orest Sotën, shpall në kërkim Artur Shehun, mafiozin e Zvërnecit, 20 masa sigurie për grup kriminal dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Influenceret e ‘flamingove’ që nuk paguajnë taksa. Mashtrim dhe pastrim parash. A do veprojnë tatimet, krimi ekonomik dhe Prokuroria?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Arta Dade refuzon medaljen dhe ftesën për tubimin e sotëm: Shpirti i PS-së nuk është në antimitingun e Ramës, por në sheshin e rinisë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Video/ Mustafa Nano: Isha i stresuar dhe i thash Ramës më bëj ambasador, i takon sojit tim, pasi u emërova ika se po humbisja kohë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!