AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Sulm i fuqishëm kibernetik, SHBA akuzon Kinën për hakerim të dhënash të qindra personave

by SHT Media
26/03/2024
in Botë
6
0
Sulm i fuqishëm kibernetik, SHBA akuzon Kinën për hakerim të dhënash të qindra personave
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

SHBA dhe Britania e Madhe kanë akuzuar Kinën për komplot kibernetik të cilët kanë goditur shumë ligjvënës amerikan, akademikë, gazetarë dhe shumë të tjerë. Lajmi është bërë i ditur nga Departamenti i Drejtësisë dhe FBI. Shtatë kinez akuzohen për organizimin e kësaj fushate të gjerë sulmesh kibernetike të qëllimshme, sipas autoriteteve ligjzbatuese amerikane dhe britanike.

Operacioni dyshohet se ka vazhduar për më shumë se një dekadë. Të shtatë personat dyshohet se dërguan mbi10,000 “emaile duke ndikuar tek mijëra viktima”, në atë që departamenti i drejtësisë e quajti një “operacion global hakerimi” i mbështetur nga qeveria e Kinës. “Njoftimi i sotëm ekspozon përpjekjet e vazhdueshme të Kinës për të minuar sigurinë kibernetike të kombit tonë. Për sa kohë që Kina vazhdon të synojë SHBA-në dhe partnerët tanë, FBI do të vazhdojë të dërgojë një mesazh të qartë se spiunazhi kibernetik nuk do të tolerohet, tha Christopher Wray, Drejtor i FBI-së.

Ambasada kineze në Londër tha se “kundërshton fuqimisht” akuzat, duke i quajtur ato “shpifje krejtësisht të sajuara dhe dashakeqe”. Për sa i përket pretendimeve të bëra në SHBA, ambasada kineze në Uashington DC ende nuk është përgjigjur.

Tensionet midis Pekinit dhe Uashingtonit lidhur me çështjet në lidhje me spiunazhin kibernetik janë rritur pasi agjencitë e inteligjencës perëndimore kanë dhënë gjithnjë e më shumë alarmin mbi aktivitetin e dyshuar të hakerëve të mbështetur nga shteti kinez. Kompanitë amerikane u hakuan nga persona që dyshohet se synonin industrinë e mbrojtjes, teknologjisë së informacionit, telekomunikacionit, prodhimit, tregtisë, financave, konsulencës, ligjore dhe kërkimore. Kompanitë e synuara përfshinin kontraktorët e mbrojtjes që ofrojnë shërbime për ushtrinë amerikane dhe “një ofrues kryesor i pajisjeve të rrjetit 5G”.

/a.r

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Rusia shënjestron avionin e Zelenskyt, presidenti ukrainas: U kam shpëtuar 2 sulmeve me dronë

15/09/2026

Lufta e fshehtë e Putinit kundër SHBA-së, në shënjestër janë zgjedhjet e nëntorit

15/09/2026

SHBA vendos rregulla të reja loje në Ballkan: Fund “çekut të bardhë”!

15/09/2026

Amerikanët goditje të fortë Ramës: Qeveria po ‘ushqen’ rrjetet e trafikut të drogës!

15/09/2026

Pas Berishës, edhe Rama “merr rrugën” drejt SHBA; dera e administratës Trump vijon të jetë e mbyllur

15/09/2026

“SPAK përgjon gjyqtarët”/ Artan Hoxha: Janë prishur balancat, Strasburgu po i rrëzon vendimet e vetting-ut

15/09/2026

Bujqësia pa inventar prej 15 vitesh/ Andis Salla dështon me Censin, procesi shtyhet sërish

15/09/2026

Lufta e egër e Berishës ndaj Azem Hajdarit nga përgjimi, shantazhi, përjashtimi nga PD tek ndëshkimi i së bijës. Akuzat: Spiun i Sigurimit, ordiner dhe klloun i politikës

15/09/2026

Topçiu i Maliqit skemë korrupsioni me Shpresa Nikën e Shkodrës? Tendera pa plotësuar kriteret dhe mashtrim me volumin e punimeve

15/09/2026

“Punë oligarkësh”, apo jo z.zëvendësministër?

15/09/2026

Vuçiç njofton dorëheqjen më 27 shtator, hyn në fushatë për zgjedhjet e parakohshme të 25 tetorit

14/09/2026

Pompa e shtrenjtë shqiptare, nafta deri 45% mbi rajonin, shkak taksat

14/09/2026

Lagarde ngre alarmin për varësinë teknologjike: Europa duhet të zhvillojë AI-në e saj

14/09/2026

Ilir Meta del nga kafazi i qelqtë, Apeli pranon kërkesën që gjyqin ta ndjekë pranë avokatit

14/09/2026

Kontrollet e reja kufitare të hyrje-daljeve, nëntë vende të BE-së shtyjnë zbatimin e plotë të masave, si do të funksionojë

14/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Rusia shënjestron avionin e Zelenskyt, presidenti ukrainas: U kam shpëtuar 2 sulmeve me dronë
  • Lufta e fshehtë e Putinit kundër SHBA-së, në shënjestër janë zgjedhjet e nëntorit
  • SHBA vendos rregulla të reja loje në Ballkan: Fund “çekut të bardhë”!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.