AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Këshilli i Sigurimit në OKB miraton rezolutën për armëpushim të menjëhershëm në Gazë

by SHT Media
25/03/2024
in Botë
6
0
Këshilli i Sigurimit në OKB miraton rezolutën për armëpushim të menjëhershëm në Gazë
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Për herë të parë, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi një rezolutë që kërkon armëpushim në Gazë.

Shtetet e Bashkuara, aleate të Izraelit, që më herët kishin vendosur veto ndaj rezolutave të prezantuara, abstenuan gjatë votimit të 25 marsit.

Rezoluta, që kërkon kërkon“armëpushim të menjëhershëm” gjatë Muajit të Ramazanit që do të çonte në një armëpushim “të qëndrueshëm”, u miratua pasi të gjithë 14 anëtarët e tjerë të Këshillit të Sigurimit votuan pro saj.

Një ndryshim qëndrimi ndaj aleatit në Lindjen e Mesme u pa të premten, kur SHBA-ja prezantoi një rezolutë që kërkonte një “armëpushim të menjëhershëm dhe të qëndrueshëm”. Megjithatë, rezoluta u bllokua nga Rusia dhe Kina, së bashku me shtetet arabe që kritikuan tekstin e rezolutës, pasi argumentuan se aty në mënyrë eksplicite nuk iu kërkua Izraelit që të ndalë fushatën e tij ushtarake në Gazë.Në rezolutën e re, të miratuar të hënën, kërkohet “një armëpushim i menjëhershëm” gjatë Muajit të Ramazanit që do të çonte “në një armëpushim të qëndrueshëm dhe të përhershëm”.

Rezoluta po ashtu kërkon “lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të të gjitha pengjeve” si dhe heqjen “e pengesave që do të mundësonte dërgimin e ndihmës humanitare”.

Rezoluta është hartuar nga anëtarët jo të përhershëm të Këshillit, të cilët kanë negociuar gjatë fundjavës me SHBA-në për të shmangur vendosjen e vetos, thanë burimet diplomatike, që u shprehën optimiste se rezoluta do të kalojë.

SHBA-ja vazhdimisht ka bllokuar rezolutat për armëpushim, përderisa ka vazhduar të mbështetësë Izraelin, por ka shprehur frustrim me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, për shkak të numrit të madh të viktimave në Rripin e Gazës.Por, rezoluta e re, tashmë e miratuar, nuk është e lidhur me bisedimet që po vazhdojnë, që udhëhiqen nga Katari dhe mbështeten nga SHBA-ja dhe Egjipti. Këto bisedime synojnë ndaljen e luftimeve në këmbim që Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian – që të lirojë pengjet.

Lufta në Gazë nisi pasi Hamasi sulmoi jugun e Izraelit më 7 tetor, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë. Si pasojë e ofensivës izraelite në Rripin e Gazës janë vrarë mbi 32.000 persona, shumica gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në enklavën e udhëhequr nga Hamasi.

Deri më tani, Këshilli i Sigurimit ka miratuar dy nga tetë rezolutat e paraqitura për luftën Izrael-Hamas. Rezolutat e miratuara kryesisht kishin të bënin me dërgimin e ndihmës humanitare./Rel

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Rusia shënjestron avionin e Zelenskyt, presidenti ukrainas: U kam shpëtuar 2 sulmeve me dronë

15/09/2026

Lufta e fshehtë e Putinit kundër SHBA-së, në shënjestër janë zgjedhjet e nëntorit

15/09/2026

SHBA vendos rregulla të reja loje në Ballkan: Fund “çekut të bardhë”!

15/09/2026

Amerikanët goditje të fortë Ramës: Qeveria po ‘ushqen’ rrjetet e trafikut të drogës!

15/09/2026

Pas Berishës, edhe Rama “merr rrugën” drejt SHBA; dera e administratës Trump vijon të jetë e mbyllur

15/09/2026

“SPAK përgjon gjyqtarët”/ Artan Hoxha: Janë prishur balancat, Strasburgu po i rrëzon vendimet e vetting-ut

15/09/2026

Bujqësia pa inventar prej 15 vitesh/ Andis Salla dështon me Censin, procesi shtyhet sërish

15/09/2026

Lufta e egër e Berishës ndaj Azem Hajdarit nga përgjimi, shantazhi, përjashtimi nga PD tek ndëshkimi i së bijës. Akuzat: Spiun i Sigurimit, ordiner dhe klloun i politikës

15/09/2026

Topçiu i Maliqit skemë korrupsioni me Shpresa Nikën e Shkodrës? Tendera pa plotësuar kriteret dhe mashtrim me volumin e punimeve

15/09/2026

“Punë oligarkësh”, apo jo z.zëvendësministër?

15/09/2026

Vuçiç njofton dorëheqjen më 27 shtator, hyn në fushatë për zgjedhjet e parakohshme të 25 tetorit

14/09/2026

Pompa e shtrenjtë shqiptare, nafta deri 45% mbi rajonin, shkak taksat

14/09/2026

Lagarde ngre alarmin për varësinë teknologjike: Europa duhet të zhvillojë AI-në e saj

14/09/2026

Ilir Meta del nga kafazi i qelqtë, Apeli pranon kërkesën që gjyqin ta ndjekë pranë avokatit

14/09/2026

Kontrollet e reja kufitare të hyrje-daljeve, nëntë vende të BE-së shtyjnë zbatimin e plotë të masave, si do të funksionojë

14/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Rusia shënjestron avionin e Zelenskyt, presidenti ukrainas: U kam shpëtuar 2 sulmeve me dronë
  • Lufta e fshehtë e Putinit kundër SHBA-së, në shënjestër janë zgjedhjet e nëntorit
  • SHBA vendos rregulla të reja loje në Ballkan: Fund “çekut të bardhë”!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.