• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Kosovë
  • Dossier
  • Opinion
  • Jetë
  • Sport
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Kosovë
  • Dossier
  • Opinion
  • Jetë
  • Sport
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Opinion

S’kishim shtëpi as sa për t’u grindur e jo më për burg

30/12/2023
in Opinion
Reading Time: 3 mins read
Një herë pasaporta e Zef Brozit, një herë e Sal Berishës
76
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Frrok Çupi

Tani, në këtë kohë bollëku, në një shtëpi jetojnë katër vetë gati për në burg. Ky është densiteti më i lartë në botë i kriminelëve për metër katror: Babai, biri, bija dhe e ëma…, ndërsa dhëndri ka shkuar para tyre.

Katër të parët janë edhe grupi familjar i të dëbuarve nga Shtetet e Bashkuara dhe Europa si persona që mund të ndotin tokën e bekuar të Perëndimit.

Rekordi botëror i katër kriminelëve në një familje, po të ishte në të kaluarën para ’90, i bie që një prej anëtarëve të jetonte në dhjetë metra katror. Sot ligjet e të Drejtave të Njeriut nuk lejojnë që një i burgosur, edhe i rrezikshmërisë së lartë, të jetojë në një sipërfaqe kaq të ngushtë. Po vallë çfarë ka ndodhur që në këtë epokë të Drejtash, fati i zi e sjell që në një vend si Shqipëria, katër të dënuar me rrezikshmëri të lartë, të ndodhen në një familje?

Familja Berisha, që derisa u neutralizua nga ligjet dhe nga aleatët e mëdhenj, qyshe se i hyri rrugës së krimit kundër popullit që e dhunoi pa masë, që atëherë nisi të mendojë për ‘burgun’. Nga një apartament me dy dhoma e kuzhinë në Brrakë, Familja nisi të zgjerohet. Fillimisht me nga një shtëpi luksoze për kokë; pastaj me vila, pastaj me apartamente pa fund, pastaj me 17 pallate në mes të Tiranës, pastaj me gjysmën e Shqipërisë të hipotekuar për vete, pronat nisin nga deti deri te kodrat që ia vodhën Shën Pjetrit. Më në fund secili pronar në një shtet luksoz: djali Suedinë, vajza Holandën, dhëndëri Gjermaninë, e ëma Beogradin.

Baba Saliu do të ruante shtëpinë, derisa të vdiste ushtria e tij e PD.

Tani ja ku janë, presin të ndërrojnë ‘shtëpinë’ nga rruga e Salës për te shkolla ‘Harry Fulz’. Edhe atje sa për fillim, një nga një. Në librin ‘Guinness’ fenomeni do të njihet si ‘densiteti më i lartë i personave kriminalë në një familje’.

Krimi, si një akt i rrezikshëm për shoqërinë njerëzore, i ndaluar dhe i dënueshëm nga ligji, ka hierarki. Edhe familja Berisha brenda të të njëjtit krim, ka hierarkinë e vet, shkallë-shkallë. Prandaj duket se edhe një apartament mund të strehojë disa autorë krimi: Kat më kat.
Hierarkia:

Babai, Saliu, i mësoi ‘këlyshët’ që të gjuajnë për gjah që në vegjëli. Kur u hap dyqani i PD, të bijtë i kishte ende fëmijë, por u mësoi erën e parasë. Shkëlzeni, i biri, i cili pret burgun për vrasjet në Gërdec, deklaroi se ‘me ministrin Mehdiu kam miqësi që në moshën 14 vjeç’. Me të gjithë ministrat hyri në miqësi, si në rrugën e Qumështit drejt korrupsionit e krimit, që në fëmijëri. Ndërsa i ati u ngjit në karrierën e kreut të shtetit, por në fakt poshtë shkallëve endi si mëndafsh organizatën familjare- qeveritare të mafies.

E bija, herë më lart e herë nën të vëllanë si besim e si leitnante, e ndieu më mirë erën e ‘gjahut’. Ajo ngriti zyra ‘këshillimi’ ku mblidhte miliona dhe zaptonte toka. Tani po pret të dalë në krye të hierarkisë. Është e vetmja nga familja që nuk e ka të afërm burgun; para se të shkojë vetë ka nisur të shoqin për atje dhe vetë do të bëjë rolin e burrneshës.

E ëma i qëndron larg publikut, si gjithnjë. Por është ‘mastermind’ e gjithë densitetit të familjes- burg. Po të ishim në periudhën e shtëpive të vogla, organizatat botërore të të drejtave të të burgosurve do të kishin protestuar. Ismail Kadare, atëherë pat shkruar se ‘n’apartamentin tonë nuk kemi vend as ku të grindemi’.

Stay Connected test

  • 23.9k Followers
  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Raporti sekret i Maltës: Arben Ahmetaj luajti 93 mijë euro në kazino me skemë tipike pastrimi parash

Raporti sekret i Maltës: Arben Ahmetaj luajti 93 mijë euro në kazino me skemë tipike pastrimi parash

23/01/2026
Alda Klosi e 500 mijë eurove gjen punë elitare, shefi vijon shërbimin ndaj Berishës

Alda Klosi e 500 mijë eurove gjen punë elitare, shefi vijon shërbimin ndaj Berishës

08/01/2026
Kreshnik Tërnova, hajduti delirant i KPP bashkëpunëtor në dosjen AKSHI

Kreshnik Tërnova, hajduti delirant i KPP bashkëpunëtor në dosjen AKSHI

27/01/2026
SHBA, sinjal të fortë për investimet amerikane: Pas certifikimit të CWP nga Balluku, VanHorn në Gjykatën Kushtetuese

SHBA, sinjal të fortë për investimet amerikane: Pas certifikimit të CWP nga Balluku, VanHorn në Gjykatën Kushtetuese

12/01/2026

Unreal moments of the familiar cities

Not even in public beta, iOS 10 has already been jailbroken

Survey shows developers really dislike the Mac App Store, and for good reasons

Not even in public beta, iOS 10 has already been jailbroken

Eight Hacks to Slash Medication Costs

Premium perfume special ingredients

Blerja e avionëve luftarakë rusë, Uashingtoni kërcënon Algjerinë me sanksione të rënda

Blerja e avionëve luftarakë rusë, Uashingtoni kërcënon Algjerinë me sanksione të rënda

04/02/2026
Sherr në një lokal në Korçë, i mituri plagos me thikë 34-vjeçarin

Sherr në një lokal në Korçë, i mituri plagos me thikë 34-vjeçarin

04/02/2026
Spiropali takime në Kongresin dhe Senatin Amerikan: Rritje e bashkëpunimit shumëdimensional mes Shqipërisë dhe SHBA

Spiropali takime në Kongresin dhe Senatin Amerikan: Rritje e bashkëpunimit shumëdimensional mes Shqipërisë dhe SHBA

04/02/2026
Moti i keq, Autoriteti Portual i Durrësit del me njoftim të rëndësishëm për qytetarët

Moti i keq, Autoriteti Portual i Durrësit del me njoftim të rëndësishëm për qytetarët

04/02/2026

Recent News

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Kosovë
  • Dossier
  • Opinion
  • Jetë
  • Sport