AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

BE lajmëron: Pesticide mbi normën te çaji “Matcha” në Shqipëri

by Alb Times
11/08/2026
in Kronikë, Kryesore
6
0
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Teksa temperaturat e larta të verës po përvëlojnë vendin dhe të gjithë kërkojnë një pije freskuese për t’i bërë ballë të nxehtit, një nga produktet më të përdorura të momentit po ngre një shqetësim të madh për sigurinë ushqimore. Çajrat pluhur me origjinë aziatike janë kthyer prej kohësh në një trend masiv që shërbehet gjerësisht në rrjetet e lokaleve më me emër në të gjithë Shqipërinë, si dhe shiten të paketuara në çdo supermarket. Megjithatë, pas shkëlqimit të këtij trendi fshihet një paralajmërim serioz për shëndetin e konsumatorëve.

Sistemi i Paralajmërimit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin e Kafshëve, i njohur si RASFF pranë Komisionit Evropian, ka njoftuar zyrtarisht se në çajin japonez “Matcha” janë detektuar nivele pesticidesh shumë mbi normat e lejuara me ligj. Paralajmërimi fillestar ka mbërritur nga Gjermania pas analizave të imtësishme laboratorike të kryera mbi produktin. Menjëherë pas kësaj, përmes sistemit të rreptë të gjurmueshmërisë, RASFF ka përfshirë si vende për ndjekje Shqipërinë, Poloninë dhe Zvicrën, pasi produkti i ndotur është shpërndarë dhe gjendet tashmë aktivisht në tregjet e këtyre shteteve.

Nga analizat e kryera në çajin pluhur nga Japonia kanë rezultuar tri pesticide të ndryshme jashtë çdo standardi të lejuar. Më i rrezikshmi ndër to është pesticidi Lufenuron, i cili ka rezultuar në masën 0.16 miligramë për kilogram, nga 0.050 miligramë për kilogram që është limiti maksimal i lejuar. Po ashtu, pesticidi Flonicamid ka kapur shifrat e 0.70 miligramë për kilogram, duke kaluar me shtatë herë kufirin e lejuar prej 0.10 miligramësh. Ndërkohë, edhe pesticidi Tebuconazole ka rezultuar në masën 0.15 miligramë për kilogram, kundrejt normës normale prej 0.05 miligramësh.

Situata paraqitet shqetësuese pasi çaji “Matcha” po konsumohet masivisht çdo ditë në Tiranë dhe në qytetet e tjera të vendit, ku qytetarët e porosisin pa e ditur rrezikun që i kanoset shëndetit të tyre. Ndërkohë që produkti vazhdon të qëndrojë në raftet e supermarketeve dhe në menutë e lokaleve, mbetet nevojë urgjente ndërhyrja e autoriteteve për verifikimin dhe tërheqjen e menjëhershme të këtyre loteve me substanca të dëmshme nga tregu shqiptar.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Absurditetet e GJKKO/ Aldo Avdyli për përgatitjen e vrasjes dënohet me 4.8 vite, dy nëna si operatore Call Center me 6.8 vite secila!

09/10/2026

Kush është Dhelpra e Tiranës që policia i preku dy herë ‘bishtin’ dhe nuk e kapi dot, ndjekje si në filma nëpër skutat e kryeqytetit, vrasës gjakftohtë dhe tejet dinak

09/10/2026

SHBA uron presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka Pulën: Gati për bashkëpunim me institucionet!

09/10/2026

“E shkathët si Kiara, e mençur si Beatrixa”/ Batuta e Luiz Ejllit, moderatori telefonon live mamanë e këngëtares: I kërkoj falje dhe e përqafoj fort

09/10/2026

Artan Gaçi në SPAK, roli i ortakut Idlir Lopçi i “Peninsula”; nga call center-at te tokat e Artur Shehut në Zvërnec

09/10/2026

Nga Berlusconi te Trump e Meloni/ Italia ndezi fitilin, e djathta radikale tronditi Perëndimin

09/10/2026

SHBA i hap Rusisë derën e tregut perëndimor të naftës, Trump arrin marrëveshje me Putin

09/10/2026

I dënuar për 5 vrasje në tre shtete, Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri

08/10/2026

BE mbyll përkohësisht Kapitullin 20 për Shqipërinë, nesër kalon në COREPER

08/10/2026

A mund ta ndryshojë Kosova marrëveshjen ndërkombëtare për Dhomat e Specializuara vetëm përmes një ligji?

08/10/2026

08/10/2026

“Kali i Trojës” i Putinit në Evropë po përpiqet të manipulojë zgjedhjet në Serbi

08/10/2026

“Territorialja”, Braçe bën deklaratën e fortë: Vendimi më i vështirë në 30 vite, ose do rri ose do iki!

08/10/2026

Zgjerohet skandali i lobimit në SHBA/ Pas këshilltarëve të Trump, e përfshirë edhe kompania që i siguroi vizën Berishën

08/10/2026

08/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Absurditetet e GJKKO/ Aldo Avdyli për përgatitjen e vrasjes dënohet me 4.8 vite, dy nëna si operatore Call Center me 6.8 vite secila!
  • Kush është Dhelpra e Tiranës që policia i preku dy herë ‘bishtin’ dhe nuk e kapi dot, ndjekje si në filma nëpër skutat e kryeqytetit, vrasës gjakftohtë dhe tejet dinak

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.