• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kryesore

INTERVISTA/ Festivali i Këngës, Eneda Tarifa: Të mbrojmë traditën e muzikës sonë, në vend të ‘europianizimit’ pa vl

12/12/2023
in Kryesore
INTERVISTA/ Festivali i Këngës, Eneda Tarifa: Të mbrojmë traditën e muzikës sonë, në vend të ‘europianizimit’ pa vl

“Kënga shqiptare, për shkak dhe të ambicieve për ta ‘evropianizuar’ më shumë sesa duhet, ka humbur pak nga tradita e saj, nga ato karakteristika të muzikës së lehtë shqiptare”, thotë Eneda Tarifa, një nga artistet e cila nuk e ngatërron artin dhe vlerat me tregtinë dhe pazarin

Festivali i 62-të i këngës në RTSH, ndonëse e ka humbur shkëlqimin e dikurshmë për shkak të gamës më të gjerë të aktiviteteve kulturore por edhe përparimin teknologjik çka i afron artdashësit në çdo moment më afër muzikës apo artistit të pëlqyer.

Eneda Tarifa, një nga artistet e mirënjohura në skenat shqiptare, e ka përfaqësuar Shqipërinë edhe në Eurovizion. Në një intervistë për RTSH.al, Eneda komenton se Festivali i këngës shqiptare mbetet një ngjarje unike, një mundësi e artë për çdo artist, këngëtar, kompozitor apo edhe tekstshkrues.

“Skena e Festivalit të RTSH-së është një skenë e madhe dhe e veçantë,” thotë ajo.

Eneda është fituesja e Festivalit të 54-t, ndaj këshilla e saj për pjesëmarrësit sivjet është që të mos i lidhin kompozimet e tyre thjesht duke pasur parasysh Eurovizionin, por të mbajnë gjallë traditën e bukur të muzikës shqiptare.

“Festivali i fundvitit i muzikës së lehtë shqiptare ka pasur gjithnjë vlerën e tij të madhe dhe unike. Nuk është një ngjarje unike thjesht për të marrë pjesë në Eurosong, duke e kthyer qëllim në vetvete, merr apo s’merr pjesë në Eurosong. Festivali gjithmonë e ka pasur vlerën e tij të madhe, pavarësisht nëse Shqipëria ka marrë apo jo pjesë në Eurosong. Nëse nuk prishen vlerat dhe traditat e tij, Festivali në RTSH do të jetë gjithnjë një ngjarje muzikore me shumë interes jo vetëm për artistët, por edhe për të gjithë artdashësit,” komenton Tarifa.

Nisur nga përvoja e saj në Eurovizion, Eneda vlerëson se eventi i muzikës evropiane që në fillim ka qenë një ngjarje për shqiptarët, sepse ka promovuar artistët shqiptarë nëpërmjet muzikës, por edhe ka bërë të njohur personazhe në botë.

“Kur morëm pjesë për herë të parë ishte një ngjarje e madhe. Nuk them se tani është bërë rutinë, por është bërë pjesë e sistemit të Festivalit, ku artisti ka nevojë të promovohet, por edhe të krijojë lidhje. Gjithsesi, me aq sa kujtoj unë nga përvoja, nuk është se ndonjë këngëtar ka pasur karrierë të ndritur jashtë Eurosong-ut, falë Eurosong-ut. Nuk është Eurosong-u tani që të bën të njohur në skenën evropiane, sepse sot ka shumë mundësi të tjera që nga YouTube deri te aplikacionet e ndryshme muzikore. Nuk ka madhështinë që ka pasur atëherë, por sërish mbetet një sfidë që ia vlen përballja,” thekson Tarifa.

Artistja e njohur komenton edhe në lidhje me debatin nëse duhet të ketë një moment reflektimi edhe për kompozitorët shqiptarë, që ata t’i mbeten besnikë traditës së muzikës shqiptare apo në këto kohë muzike kozmopolite t’i përshtaten kësaj të fundit.

Tarifa thekson se është një fanse dhe fanatike e Festivalit të muzikës shqiptare, por jo e “verbër” deri në fund, pasi artistët në tregun muzikor që ai ndryshon me shpejtësi, ndaj dhe duhet përshtatur deri në pikën ku “kompromisi ynë nuk shkel thelbin karakteristik të muzikës shqiptare”.

“Kompromisi duhet të jetë deri në atë pikë ku nuk ka gabime dhe devijime thelbësore. Ka kompozitorë që hyjnë në Festivalin e RTSH-së me synimin për t’iu përshtatur Eurosong-ut. Ka të tjerë që i përmbahen traditës pa marrë në konsideratë nëse kënga e tyre shkon apo jo në Eurosong. Të dyja drejtimet janë të sakta mendoj unë. Më duhet të nënvizoj se kënga shqiptare, për shkak dhe të ambicieve për ta ‘evropianizuar’ më shumë sesa duhet, ka humbur pak nga tradita e saj, nga ato karakteristika të muzikës së lehtë shqiptare. Shijet janë të ndryshme gjithsesi. Por duhet të pranojmë se nuk ka fajtorë në këtë mes. Nuk ka arsye të mendojmë se ata që kompozojnë që ta çojnë këngën në Eurosong e kanë gabim dhe ata që kompozojnë duke vijuar traditën, duke anashkaluar faktin nëse shkojnë apo jo në Eurosong, kanë të drejtë. Kjo përballje do të vazhdojë për një kohë të gjatë. Ajo që dua të nënvizoj është se Festivalin e këngës shqiptare s’duhet ta përdorim thjesht për Eurosong,” komenton Tarifa.

Pikëpamjes nëse Eurosong përfaqëson tanimë vlerat më të mira të muzikës evropiane, Eneda i përgjigjet se Eurovizioni ka ndryshuar nga shumë vite më parë.

“Është një festë e madhe e lobeve të mëdha, por nga ana tjetër përfshin popullsi të mëdha nga Evropa dhe bota. Është një festë e madhe muzikore ku mblidhesh më shumë për procesin që ndodh aty, sesa për fitoren, ndonëse ka konkurrencë,” thekson Tarifa.

Këngëtarja ka reflektuar nga pjesëmarrja e saj në Eurovision në vitin 2016 dhe mendon se e parë me sytë e sotëm, ka pasur shumë gjëra për t’u rregulluar.

“Duhej që këngën ta kisha kënduar në shqip, të kisha një menaxher të mirë skenik për performancën në skenë. Isha shumë e re atëherë dhe tani e shoh e ndryshe. Duhej të kisha ndryshuar edhe frymën e këngës. Isha në moment të rënduar personal dhe nuk bëra sa duhet për paraqitjen skenike. Duhej ta kisha menaxhuar ndryshe, por dhe ndjeja se isha vetëm,” komenton Eneda.

Ajo ka edhe një mesazh për artistët pjesëmarrës në Festivalin 62 të këngës në RTSH: “Mesazhi im është i thjeshtë: bëni muzikën që ua do shpirti. Duhet ambicia, por mos e ktheni në qëllim në vetvete. Çdo pjesëmarrje e bukur do t’ua japë vlerën në një kohë të caktuar. Ka shumë që kanë kënduar më parë dhe tani po marrin vlerën e punës së tyre. Emocioni nuk mbaron kurrë.”

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!