• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kryesore

“Kini kujdes Ballkanin”, Joseph i përgjigjet Zelenskyt: Ke fuqinë ta ndalosh agjendën ruse, duke e njohur Kosovë

18/11/2023
in Kryesore
“Kini kujdes Ballkanin”, Joseph i përgjigjet Zelenskyt: Ke fuqinë ta ndalosh agjendën ruse, duke e njohur Kosovë

Eksperti amerikan për Ballkanin Perëndimor, Edward Joseph, ka thënë se Ukraina e ka fuqinë që ta ndalojë agjendën e Rusisë në Ballkan. Joseph ka reaguar pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se Rusia mund të tentojë të nxisë konflikte në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Rusia mund të ndalohet, ka theksuar Joseph, nëse Kievi e njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.

“Z. President, ti e ke fuqinë që ta ndalosh agjendën ruse në Ballkan duke e njohur Kosovën. Nuk do t’i humbësh municionet nga Serbia”, ka shkruar Joseph duke shtuar se Ukraina është në pozicion unik që të shtyjë edhe shtetet mosnjohëse tjera ta ndërrojnë qëndrimin karshi Kosovës.

Apeli i Zelensky: Kini kujdes Ballkanin!

Presidenti i Ukrainës, Vlodymyr Zelensky, ka bërë thirrje dy ditë më parë që t’i kushtohet vëmendje më e madhe rajonit të Ballkanit duke deklaruar se ka informacione se Rusia po planifikon të nisë një luftë për ta larguar vëmendjen nga Ukraina.

Rusia mund të krijojë kriza të reja në Ballkan dhe Moldavi në mënyrë që të largojë vëmendjen e botës nga lufta në Ukrainë, ka thënë presidenti ukrainas të enjten gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët nga Afrika, shkruan “Novinite”.

“Sot, të gjithë po diskutojnë krizën në Lindjen e Mesme. Por, siç thashë më parë, sinqerisht, nuk është problem i djeshëm. Të gjithë e dinë për këtë konflikt të vazhdueshëm dhe luftë të vazhdueshme, por askush nuk dëshiron t’i japë fund sepse është i përshtatshëm. Pas shpërthimit në Lindjen e Mesme qëndron Rusia, ne jemi të sigurt, me aleatin e saj Iranin”, ka thënë ai.

“Kini kujdes Ballkanin. Më besoni, po marrim informacione: Rusia ka një plan të gjatë. Lindja e Mesme, pastaj të paktën do të jetë Ballkani, nëse vendet e botës nuk bëjnë asgjë tani. Do të ketë një tjetër shpërthim të tillë”, ka thënë Zelensky.

Sipas tij, Rusia është e interesuar që ndihma e vendeve perëndimore të shkojë në shumë drejtime.

“Kur doni të ndihmoni një vend ose filloni ta ndani atë ndihmë dhe vëmendje për shumë vende, pastaj ka shumë sfida, shumë sfida humanitare. Tani ata kanë filluar të minojnë situatën në Moldavi për të treguar se ka diçka që nuk shkon atje gjatë zgjedhjeve. Të shpallen zgjedhjet jokushtetuese. Të rrëzohet sërish qeveria aktuale. Të rrëzohet qeveria pro-evropiane”, ka thënë Zelensky.

Më të lexuarat

  • “Vuani nga Sindroma e Stokholmit”, sherr mes Ballës dhe Berishës në Kuvend: Je përfaqësues i karteleve të drogës

    “Vuani nga Sindroma e Stokholmit”, sherr mes Ballës dhe Berishës në Kuvend: Je përfaqësues i karteleve të drogës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Emrat/ Kuvendi i Marrëzisë, misteri i financimit dhe roli i të skeduarve për pastrim parash dhe vjedhje fondesh

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Raporti për Reformën Territoriale/ Miratohet me 84 vota, prezent edhe Rama!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Saga e vilës së Shehajt/ Skandali prej javësh, por SPAK ka marrë “pushimet”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Afshihen Genc Ruli dhe Bode pas kartelit financiar FED Invest që po shkatërron bujqësinë me fajde me interesa të larta dhe cili është burimi i parave?!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • PS shtyn mbylljen e sesionit parlamentar, Rama nesër ‘tërmet’ në qeveri!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Trump rihap lojën bërthamore në Lindjen e Mesme

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nesër “rrethohet” Kuvendi, qytetarët mobilizohen me vezë e domate; afro 1.200 efektivë në gatishmëri

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Del video, momenti kur betonierja përplaset me makinën dhe bie nga mbikalimi i TEG-ut

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ukraina: Dy mësime mbi realizmin!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!