Në fjalimin e tij të fundit para zgjedhjeve të së martës, presidenti amerikan Donald Trump përuroi një projekt në Uashington, por nuk la pa sulmuar edhe kundërshtarët e tij demokratë.
Bëhet fjalë për “Reflecting Pool”, liqenin e madh artificial ku pasqyrohen monumentet kushtuar George Washington-it dhe Abraham Lincoln-it.
Gjatë fjalimit, pasi foli për projektin, Trump i cilësoi kandidatët demokratë si “jashtëzakonisht të rrezikshëm”. Sipas tij, ata mbështesin xhihadistët, Vëllazërinë Myslimane dhe “të tjerë që as nuk mund t’i imagjinoni”.
Presidenti amerikan i akuzoi demokratët se mbështesin politika të tmerrshme, duke iu referuar veçanërisht qëndrimeve të tyre për imigracionin dhe të drejtat e personave transgjinorë.
“Ne do ta mbrojmë vendin tonë, kulturën tonë dhe trashëgiminë tonë për brezat që do të vijnë”, deklaroi Trump.
“Kemi luftuar për 250 vjet për ta bërë vendin tonë të madh. Ai nuk do të shkatërrohet nga disa demokratë të dështuar”, shtoi kreu i Shtëpisë së Bardhë.
The post Trump sulmon demokratët në fjalimin e fundit para zgjedhjeve: Janë jashtëzakonisht të rrezikshëm appeared first on Euronews Albania.
Burimi: Botë
