AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kosovë

“Nuk e japim dorëheqjen”- Vrasja e Arlinda Zekajt, ministrat Gërvalla dhe Svelça nuk dorëzohen: Na lejoni të bëjmë punën tonë!

by SHT Media
30/10/2026
in Kosovë
6
0
“Nuk e japim dorëheqjen”- Vrasja e Arlinda Zekajt, ministrat Gërvalla dhe Svelça nuk dorëzohen: Na lejoni të bëjmë punën tonë!

Foto: Kosovë

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Donika Gërvalla dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla kanë dalë sot në një konferencë për mediat, për të folur në lidhje me vrasjen e Arlinda Zekajt.

Ministrja Gërvalla ka bërë të ditur se kryeministrit i është dorëzuar raporti i Zyrës së Koordinatores për Familje, Dhunën ndaj Grave dhe Dhunën me Bazë Gjinore, lidhur me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.

Gërvalla ka deklaruar se raporti mbështetet në dokumentacionin e institucioneve përgjegjëse dhe përfshin periudhën nga raportimi i parë i viktimës, më 10 korrik 2026, deri në vrasjen e saj, më 25 tetor. Sipas ministres së Drejtësisë, raporti është ende pjesërisht i plotë, pasi Zyra e Koordinatores nuk ka marrë të gjitha përgjigjet dhe dokumentacionin e nevojshëm nga institucionet përkatëse.

“Presim dokumentacion dhe sqarime shtesë. Deri më tani, dokumentacioni nxjerr në pah mangësi serioze dhe vonesa. Arlinda Zekaj nuk u vra pa paralajmërim. Institucionet përgjegjëse kishin marrë paralajmërime serioze për rrezikun ndaj jetës së saj”, ka deklaruar Gërvalla.

Nga të dhënat e prezantuara nga ministrja e Drejtësisë, më 10 korrik 2026, Arlinda Zekaj kishte raportuar në polici se po përjetonte dhunë fizike dhe psikologjike nga bashkëshorti i saj. Ajo kishte raportuar gjithashtu për kërcënime, dhunë dhe posedimin e një arme me leje nga bashkëshorti.

Ndërkohë teksa protestuesit në Kosovë kërkojnë dorëheqjen e të dy ministrave, në këtë konferencë si Gërvalla dhe Sveçla u shprehën se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

“Po të konsideroja që dorëheqja do të ishte mekanizmi për të cilin do të kontribuonim për një identifikim më të saktë më të shpejtë dhe më të thellë të përgjegjësive për veprim dhe mosveprim, unë do kisha dhënë dorëheqje. Unë mendoj që pikërisht e kundërta është. Qytetari i Republikës së Kosovës e di që unë gjithë jetën time politike jam në anën e viktimave, me një kosto të lartë publike. Unë ju siguroj që viktimat e dhunës në familje aleatin më të fuqishëm sot e kanë te koordinatorja kombëtare, na lejoni të bëjmë punën tonë na lejoni që të kujdesemi që të vihen në pah të identifikohen dhe të adresohen përgjegjësitë dhe atëherë e diskutojmë përsëri çështjen e dorëheqjeve”, tha ministrja e Drejtësisë në Kosovë.

Sipas Sveçlës, dorëheqja e tij nuk do të kontribuojë në fuqizimin e gruas në dhe në mbrojtjen e të drejtave të saj,

“Unë para 10 vitesh pata dhënë dorëheqje nga drejtori i Inspektoratit në komunën e Prishtinës, pa pasur kurrfarë përgjegjësie për rastin e atëhershëm. Duke menduar se dorëheqja ime do të kontribuonte në përmirësimin e praktikave në atë fushë. Tash, unë nuk mendoj se dorëheqja jonë do të kontribuonte në fuqizimin e gruas në mbrojtjen e të drejtave të saj, meqenëse ne jemi të angazhuar 100% në përmbushjen e detyrave tona në këtë pikë. T’ju them të drejtën, unë personalisht jam bashkë me protestuesit, kuptoj edhe indinjatën e mllefin e protestuesve, dhe po punojmë si institucione që të plotësojmë të gjitha ato kërkesa të cilat. Kërkohen sipas ligjit në mënyrë që të parandalojmë përsëritjen e rasteve të këtilla, por në të njëjtën kohë edhe të hetojmë e të vlerësojmë rastet paraprake për lëshime potenciale”, tha ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë.

Tags: KosovaKryesoret
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

EMRI/ Policia greke zbardh vrasjen e 24 korrikut në Athinë, arrestohet shqiptari i dyshuar si autor!

30/10/2026

Gjykata Federale bllokon Lotarinë Amerikane, preket edhe Shqipëria! Zbulohet shkaku, një padi ligjore ndaj sekretarit Rubio…

30/10/2026

“Kamera në trupin e policëve”- Demo nxjerr pamjet e të rinjve me maska që kanë ushtruar dhunë: Fuqizim teknologjik në Policinë e Shtetit!

30/10/2026

Begaj dekretoi datën reagon Balla: Zgjedhjet vendore më 9 maj 2027, shqiptarët do votojnë në Ditën e Europës!

30/10/2026

BE gati për negociata paqeje për Ukrainën: Presim që Rusia të angazhohet në bisedime reale

30/10/2026

Arabia Saudite pezullon udhëtimet drejt Kenias për shkak të Ebolës

30/10/2026

“Ja gjobat që nisin nga nesër…”- Ministri Demo paralajmëron prindërit: Një i mitur në dhunë, do paguajë familja! Masat e reja tani janë në fuqi

30/10/2026

Ligji për Bankën e Shqipërisë dhe imuniteti i Guvernatorit, reagon KE: Pas anëtarësimit në BE, do të zbatohet Protokolli i 7-të i Unionit!

30/10/2026

Bërnabiç: Zgjedhjet presidenciale në Serbi do të shpallen deri më 27 nëntor!

30/10/2026

Dosja “Revanshi”/ U ekstradua dy ditë më parë nga Gjermania, GJKKO lë në burg Ardit Gjokrosën! Siguroi kushtet për atentatin ndaj Hamza Terziut

30/10/2026

BE vendos tarifë të re për çdo pako që hyn në treg, masa prek edhe blerjet online nga Kina

30/10/2026

“Kemi identifikuar personat e maskuar në protestë”- Kryepolici Hita: 52 të dyshuar për përfshirje në veprime të dhunshme, ia kemi çuar Prokurorisë! Prindërit…

30/10/2026

“Alarmante, 269 të mitur u shoqëruan në Polici”- Fëmijët në protestë, Demo: U përdorën nga organizatorët në vijën e parë të dhunës!

30/10/2026

Qeveria e re e Serbisë drejt bisedimeve me Rusinë për gazin, nuk do i bashkohen sanksioneve kundër Moskës!

30/10/2026

Protestat e dhunshme në Tiranë, ministri Demo bën bilancin dhe paralajmëron: 347 të lënduar, 200 janë policë, 7 efektivë nën hetim! Nëse do ketë dhunë…

30/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • EMRI/ Policia greke zbardh vrasjen e 24 korrikut në Athinë, arrestohet shqiptari i dyshuar si autor!
  • Gjykata Federale bllokon Lotarinë Amerikane, preket edhe Shqipëria! Zbulohet shkaku, një padi ligjore ndaj sekretarit Rubio…

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.