Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka folur për protestat e ditëve të fundit në Shqipëri dhe në Europë, si dhe për masat ndaj lëvizjes ANTIFA.
Karamuço u shpreh se letra nga Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) lajmëronte marrjen e masave ndaj ANTIFA-s. Ai përmendi gjithashtu praninë e flamujve sovjetikë në Francë, Spanjë dhe në disa shtete amerikane.
Sipas ekspertit, klasifikimi i kësaj lëvizjeje nga SHBA-ja lidhet me çështjen e terrorizmit, ndërsa në Europë, sipas tij, pritet të merren masa më të rrepta.
Duke folur për Shqipërinë, Karamuço theksoi se çdo masë duhet të jetë në përputhje me kuadrin ligjor dhe vendimet e gjykatës.
“ Letra nga DASH lajmëronte të merreshin masa ndaj ANTIFA qe ne vere. Flamujt sovjetikë në Francë, Spanjë, kanë qenë realitet edhe në disa shtete amerikane. Kur vetë Amerika e ka shpallur si një lëvizje që shkon nga e majta në të djathtë, do të thotë që kemi terrorizëm, kështu e ka klasifikuar SHBA-ja.
Në Europë do të merren masa më të rrepta. Në Shqipëri, çdo masë duhet të merret në përputhje me Republikën dhe vendimin e gjykatës, listën e lëvizjes. Sistemi TIMS ka vetëm një flamur të kuq. Nëse futen në sistemin e hapësirës Shengen, atëherë red flag do të jetë ndalim për të gjitha vendet ku mund të udhëtojnë. Duhet parë në draft.”
Burimi: Politika
