• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

KPA shkarkon nga detyra ish-kryeprokurorin e Vlorës Aurel Zarka

05/03/2026
in Kronikë
KPA shkarkon nga detyra ish-kryeprokurorin e Vlorës Aurel Zarka

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA ka vendosur sot në 5 mars shkarkimin nga detyra të ish-kryeprokurorit të Vlorës, Aurel Zarka.

Trupi gjykues përbëhej nga kryesuesja Natasha Mulaj, relatorja Mimoza Tasi dhe anëtarët Albana Shtylla, Rezarta Schuetz dhe Sokol Çomo.

Në përfundim të shqyrtimit, u mor vendimi i përbashkët për të ndryshuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe për të larguar nga detyra subjektin e rivlerësimit, Aurel Zarka.

Njoftim vendimi:

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Mimoza Tasi relatore, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) 42/2024, datë 28.10.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 779, datë 28.06.2024, për subjektin e rivlerësimit Aurel Zarka.

Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

Ndryshimin e vendimit nr. 779, datë 28.06.2024 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Aurel Zarka.

Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, më datë 05.03.2026, në Tiranë.

Prokurori Zarka kishte marrë miratimin për vazhdimin e detyrës nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, vetëm një muaj para se të arrestohej. Kjo, pasi para prangosjes, nuk ishte evidentuar asnjë problem ose shqetësim që mund të ndikonte në funksionimin e tij si prokuror.

Kujtojmë se Gjykata e Posaçme e ka dënuar me 4 vite burgim ish-kryeprokurorin e Vlorës, Aurel Zarka, ku në aplikim të gjykimit të shkurtuar iu kthye në 2 vite e 8 muaj. Gjithashtu iu hoq e drejta për ushtrimin e funksioneve publike për 5 vite.

Prokuroria e Posaçme e ka akuzuar ish-prokurorin se është përfshirë në korrupsion dhe ka ushtruar ndikim te kolegët e tij. Sipas SPAK, Aurel Zarka ka qenë përdorues i aplikacionit Sky Ecc. Bisedat e kryera aty dhe verifikmet e tjera, treguan se ai u korruptua për një çështje në Gjykatën e Vlorës.

Ish-prokurori akuzohet edhe se ka tentuar të korruptonte një kolegun e tij në Vlorë për të pushuar një hetim dhe në 3 raste të tjera, ushtroi ndikim të paligjshëm te kolegët e tij.

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!