• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

5% e GDP për mbrojtjen, kancelari gjerman kundër Trump

14/01/2025
in Botë
5% e GDP për mbrojtjen, kancelari gjerman kundër Trump

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka hedhur poshtë kërkesat e presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, që Gjermania dhe aleatët e tjerë të NATO-s të rrisin shpenzimet e mbrojtjes në të paktën 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB).

Duke folur në ndalesën e parë të turneut të tij të fushatës zgjedhore në Bielefeld, kancelari gjerman Olaf Scholz u shpreh se 5 përqind do të ishin shumë të kushtueshme.

“5 përqind do të ishin mbi 200 miliardë euro në vit. Buxheti federal nuk është as 500 miliardë euro. Kjo do të ishte e mundur vetëm me rritje masive taksash ose shkurtime masive për shumë gjëra që janë të rëndësishme për ne”.

Gjermania arriti objektivin aktual të NATO-s prej 2% të PBB-së vetëm vitin e kaluar, hera e parë që e kishte bërë këtë që nga fundi i Luftës së Ftohtë dhe Scholz premtoi se vendi do ta ruante atë nivel.

“Unë garantoj se ne do të vazhdojmë të shpenzojmë 2% të prodhimit tonë ekonomik për mbrojtjen. Kushdo që thotë se nuk është rruga e duhur duhet të na tregojë se nga mund të vinë këto para”.

Friedrich Merz, udhëheqësi i Bashkimit Kristian Demokrat (CDU) të opozitës gjermane dhe njeriu që supozohet se do të pasojë Scholz si kancelar ka deklaruar edhe më herët se vendi do të shpenzonte më shumë për mbrojtjen, por ai nuk do të tërhiqej nga objektivi specifik. Edhe për analistët, ky vendim do të ishte politikisht dhe ekonomikisht i pamundur për pothuajse të gjithë vendet anëtare pasi do  të kërkonte miliarda dollarë fonde shtesë.

Aktualisht Polonia është vendi anëtar  i NATO-s që shpenzon  më shumë për mbrojtjen dhe pasohet nga Estonia me 3.43% dhe Shtetet e Bashkuara me 3.38%. Megjithatë, një objektiv i ri ka të ngjarë të arrihet në një samit të NATO-s në Hagë në qershor, i nxitur nga frika se Rusia mund të sulmojë një vend të NATO-s pas Ukrainës.

Më të lexuarat

  • Shqipëria në një front të ri të konfliktit ekonomik

    Shqipëria në një front të ri të konfliktit ekonomik

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Migena Schroeder pastron paratë e aferave të AKSHI-it me kulla në Kosovë, Gerond Meçe i kaloi qindra mijëra euro ‘gjermanes’ në llogari

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Sonte koncerti i Kanye West, Rama publikon pamjet e stadiumit të përfunduar: Marketing global për Shqipërinë, anulimi do na turpëronte

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Media italiane: Edi Rama “peshkon” nga arka e shtetit për të shpëtuar koncertin e Kanye West

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 3 ‘zonjat e zeza’ të Edi Ramës: Adelina Greca, Elira Kokona dhe Lorena Goxhobelli; zinxhiri i grabitjes së tokave shtetërore

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Bombardimet dhe marrëveshjet nuk funksionuan; a ka Trump një plan C për Iranin?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dokumente/ Ben trafikanti, “lavatriçja” e Mirela Kumbaros; hotel e resort tjetër në Potam të Himarës, me firmën e Edi Ramës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Në protestë për varfërinë / Pasuria miliona euro e Gjin Gjonit, simbolit të korrupsionit në drejtësi, si u bë doktor pa arsimin e lartë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “I fotografonin në hotel”, polici nuk ishte “preja” e vetme, adoleshentet në Fier kishin ngritur rrjet shantazhi! (Skema)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Integrimi në BE/ Shqipëria hyn në një fazë tjetër, mbyll tre kapitujt e parë negociues; Drejtësia mbetet “problem”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!