• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

24-vjeçari në Itali rrëfen dhunën para vrasjes së studentes shqiptare Ilaria Sula: E godita me grusht në fytyrë, s’e di sa herë!

17/03/2026
in Kronikë
24-vjeçari në Itali rrëfen dhunën para vrasjes së studentes shqiptare Ilaria Sula: E godita me grusht në fytyrë, s’e di sa herë!

“E godita në fytyrë me grusht, nuk e di sa herë. Bërtiti pak.” Kështu ka rrëfyer në gjyq 24-vjeçari Mark Samson, duke treguar për herë të parë çfarë ndodhi para se të vriste ish-të dashurën e tij, studenten shqiptare 22-vjeçare Ilaria Sula.

Pas tre orësh marrje në pyetje, ku herë tentoi të ndryshojë versionin dhe herë të ulë përgjegjësinë, ai bëri pranimin e parë për dhunën para vrasjes. “Nuk e godita vetëm për mesazhet. Kisha shumë zemërim të mbledhur, nuk di çfarë më ndodhi”, tha ai.

Është hera e parë, gati një vit pas ngjarjes së 26 marsit 2025, që i riu, i cili është në gjyq për vrasje me dashje me motive të dobëta dhe me paramendim, pranon se e kishte goditur me grushte vajzën.

Më parë, edhe pse kishte pranuar vrasjen, ai kishte deklaruar se e kishte goditur me bërryl përpara se ta qëllonte me thikë. Tani ndryshon version dhe shpjegon arsyen: “Kisha lexuar bisedat e saj, u zemërova dhe e godita. Por nuk ishte vetëm për mesazhet. Një pjesë e mavijosjeve në dorë i kam marrë duke e goditur atë. Mbaj mend që bërtiti pak”.

Në sallën e gjyqit, prokurorja i tregoi edhe fotot e fytyrës së dëmtuar të vajzës. Mbrëmjen e asaj dite lidhja kishte marrë fund: “Ajo donte të më linte, por e bëra unë i pari. Ajo më tha: ‘Po ti po më lë mua?’ Por më pas më tha se për të gjithsesi kishte mbaruar”, rrëfeu ai.

Duke shpjeguar çfarë i kaloi në mendje, shtoi: “Kisha emocione negative, kisha mbledhur zemërim sepse gjithmonë isha unë që kërkoja falje. Atë mëngjes, në dhomën time, Ilaria më shikonte dhe unë lexova tek ajo një ajër sfide. Dhe nuk kisha parë të gjitha bisedat e saj me një tjetër”.

Para se të fliste për grushtet, babai i 22-vjeçares u largua nga salla i tronditur, i paaftë të dëgjonte si ishte vrarë e bija. Edhe nëna e saj e ndoqi menjëherë për ta mbështetur.

Gjatë dëshmisë, i riu pranoi edhe se kishte gënjyer vazhdimisht vajzën: “Është e vërtetë, i kam treguar shumë gënjeshtra. Nuk ishte e vërtetë që po merrja dy diploma dhe as që kisha mesatare 27. Ajo e kishte zbuluar. Më tha se i kisha thënë gjithmonë të pavërteta dhe më ktheu unazën dhe letrën e fejesës”.

Ai pranoi se pas kësaj marrëdhënia ndryshoi: “Nga ai moment gjithçka ishte ndryshe. Ajo donte më shumë liri, të merrte frymë. Më tha se ishte regjistruar në Tinder”. Pa e kuptuar ajo, ai i kishte marrë kredencialet e Instagramit, Tinderit dhe emailit.

Kur ajo shkoi në shtëpinë e tij më 25 mars 2025, ai kishte një ide të vetme: “Doja që të më thoshte të vërtetën. I thashë një shoku: e mbyt në akuarium nëse nuk ma thotë”. Ai pranoi edhe se kishte bërë komente vulgare për të, ndërsa i tregonte një shoku bisedat e saj me një tjetër.

Megjithatë, mbeten ende shumë pikëpyetje për atë që ndodhi atë natë. Ai ka deklaruar se kishte pasur një marrëdhënie intime me të më 25 mars, por kjo është vënë në dyshim nga prokurorja, pasi pak më parë ata ishin ndarë dhe ai kishte vendosur të flinte në divan, ndërsa ajo kishte shkuar në shtrat.

Ai ka treguar gjithashtu se atë mëngjes i kishte çuar mëngjes në shtrat, duke i dërguar një tabaka me një thikë, mortadelë dhe kafe. Por për mortadelën nuk është gjetur asnjë gjurmë,e as për tabakanë ndërsa sipas shoqeve, Ilaria nuk hante asgjë në mëngjes. Prania e thikës është e sigurt, pasi ajo rezulton të jetë arma e krimit./CorrieredellaSera 

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!