• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

21 inspektime në gjykata dhe prokurori nga ILD, nuk shpëton as SPAK

07/08/2025
in Kronikë
21 inspektime në gjykata dhe prokurori nga ILD, nuk shpëton as SPAK

Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë ka intensifikuar punën për të monitoruar dhe analizuar funksionimin e sistemit gjyqësor dhe prokurorial në vend. Gjatë vitit 2024, janë finalizuar 6 inspektime tematike me 54 rekomandime, ndërkohë që numri total i inspektimeve të kryera që nga krijimi i institucionit ka arritur në 21 inspektime, 12 prej të cilave janë përfunduar dhe të publikuara në faqen zyrtare të ILD-së, me 118 rekomandime në total.

Këto inspektime të ILD-së kanë pasur në fokus aspekte të ndryshme të funksionimit të gjykatave dhe prokurorive, përfshirë trajtimin e kërkesave për “lirimin me kusht” nga 15 gjykata të shkallës së parë dhe 5 ish-gjykata të Apelit, masat e sigurimit personal për veprën penale të armëmbajtjes pa leje në prokuroritë e Fierit, Shkodrës dhe Vlorës si dhe zbatimin e udhëzimit të përgjithshëm nr. 12 të Prokurorit të Përgjithshëm në disa prokurori.

Po ashtu fokusi ka qenë në kontrollin e ndarjes së çështjeve me short dhe funksionimin e sistemit elektronik në gjykata, praktikat e zëvendësimit të prokurorëve dhe caktimit të çështjeve, përfshirë dhe në SPAK dhe procedurat e shpalljes dhe arsyetimit të vendimeve, veçanërisht në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë.

ILD ka vepruar mbi bazën e planit vjetor të inspektimeve dhe kërkesave të institucioneve si KLGJ, KLP, Ministria e Drejtësisë dhe Prokurori i Përgjithshëm. Gjetjet e raporteve shërbejnë si bazë për rekomandime ligjore, veprime administrative dhe hetime të mundshme disiplinore.

Inspektimet tematike për temat si ndarja e çështjeve me short, procedura e arsyetimit të vendimeve apo zëvendësimi i prokurorëve do të vijojnë të përsëriten edhe në vitet e ardhshme, me qëllim një skenim sa më të plotë të gjendjes në sistemin e drejtësisë.

Ky kontroll i thelluar tregon angazhimin e ILD-së për një sistem drejtësie më transparent, të paanshëm dhe të përgjegjshëm, ku askush, përfshirë edhe strukturat e posaçme si SPAK, nuk është përjashtuar nga vëmendja institucionale.

Më të lexuarat

  • Lexoi ultimatumin e protestuesve, kush është Dritan Goxhaj? Nga lufta e UÇK te kërkesa për ekstradim në Hagë

    Lexoi ultimatumin e protestuesve, kush është Dritan Goxhaj? Nga lufta e UÇK te kërkesa për ekstradim në Hagë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Horror në Hungari, policia po heton një rast kanibalizmi në një spital në Budapest

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Trump ironizon Starmerin: Nuk kishim të bënim me Winston Churchill-in

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Mafia që pushtoi Botën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Vala e të nxehtit përfshin edhe Britaninë: Skocia dhe Irlanda e Veriut shënojnë temperaturat më të larta të vitit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Vjen PD-ja, bëhesh me PD-në. Vjen PS-ja, kthehesh andej”, debat i ashpër Mziu-Sejdarasi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kush është protestuesja Eva Pango që akuzohet për heqjen e flamurit izraelit, mohon përfshirjen, policia vijon hetimet

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Përplasje për Aeroportin e Vlorës, administratori i VIA-s i përgjigjet Pacollit: Nuk ka nevojë për forcë për të punuar, ka nevojë për kontratë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ka ndërhyrë Irani në protestë? Visho Ajazi: Duhen informuar shërbimet e inteligjencës, përndryshe mbeten thashetheme

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Oktapodi” i tenderave të IT-së fut duart në OSHEE, kunati i Ermal Beqirit përlan 810 mijë euro me një dorë për një shërbim filtiv

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!