• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

2025-a regjistroi dëme kolosale nga zjarret. U dogjën mbi 54 mijë hektarë pyje

16/08/2025
in Kronikë
Vazhdojnë të jenë aktive 23 vatra zjarri! Nga ‘Syri i Kaltër’ deri në Bulqizë, ja zonat më problematike

Më shumë se 54 mijë hektarë pyje dhe kullota janë djegur deri më tani nga zjarret në vendin tonë sipas të dhënave të Sistemit Europian të Monitorimit të Zjarreve, EFFIS.

Sipas inxhinierit të pyjeve, Abdulla Diku, dëmet në mjedis, por edhe ekonomi janë kolosale.

“Këtë vit, situata paraqitet ndër më dramatike, jo vetëm nga përmasat e zjarreve, por edhe në dëmtimet që ka pasur në bujqësi, blegtori e humbjes së jetës së një personi.”

Mosmenaxhimi i pyjeve është një nga arsyet që po shtohen jo vetëm zjarret, por edhe sipërfaqet e djegura.

“Para dhjetë ditësh, Shërbimi Pyjor është përbërë. Janë pushuar nga puna 700 ekspertë pyjesh me një të rënë lapsi. Në pyje, nëse gabon sot, do duhet një shekull për ta rikuperuar.”

Sipas eksperti, jugu i vendit është rajoni më i dëmtuar nga zjarret gjatë këtij viti.

“Zona më e dëmtuar në Shqipëri, është qarku i Vlorës, zona jugperëndimore e Shqipërisë. Lidhet me dy arsye kryesore, së pari është zona më e nxehtë dhe së dyti sepse strukturat pyjore atje janë më të dobëtat të mundshme. Shumë bashki, s’kanë as specialistë pyjesh!”

Jo vetëm në Shqipëri, por edhe në shumë vende europiane ka pasur zjarret të shumta këtë vit. Por dallimi mes tyre dhe Shqipërisë sipas ekspertit është investimi që këto shtete bëjnë në shtimin e sipërfaqeve pyjore.

“Nëse në vendet e BE-së investimi për rikuperim luhatet nga 40-100 euro për hektar, në Shqipëri kjo është afër zeros.”

Në pesë vitet e fundit në vendin tonë janë djegur më shumë se 153 mijë hektarë pyje dhe kullota. Sipas të dhënave të Sistemit Europian të Monitorimit të Zjarreve viti me më pak dëme ka qenë viti 2023-i, ku janë djegur vetëm 5500 hektarë.

Më të lexuarat

  • Zvicra kalon ligjin e ri kundër antisemitizmit, gjobë dhe ndjekje penale për personat që shfaqin në publik simbole naziste

    Zvicra kalon ligjin e ri kundër antisemitizmit, gjobë dhe ndjekje penale për personat që shfaqin në publik simbole naziste

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nora Malaj për protestën: E shoh si lëvizje sociale, janë ngritur ata që e kanë votuar edhe ata qe nuk e kanë votuar

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Miratohet VKM-ja! SHBA i jep Shqipërisë 302 milionë dollarë kredi për blerjen e pajisjeve ushtarake amerikane (VENDIMI)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga tabelat dygjuhëshe te korsitë e veçanta, Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Lëkundje tërmeti në Gjirokastër, sa ishte magnituda

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tronditëse, foshnja rrëmbehet nga karroca dhe gjendet e pajetë pas 24 orësh

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A mund të prodhohet një parti nga protestat? Bajraktari: Mijëra vota të gatshme për alternativa

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga ‘Ndrangheta te kartelët e Amerikës Latine, si mafia shqiptare depërtoi në rrjetin global të kokainës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Shkencëtarët thyejnë një tjetër kufi: Kompjuteri i bindet mendimeve të njeriut

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Ishte si një ëndërr”, Moza Ahmeti rrëfen emocionet pas fitores së Ferma VIP, zbulon telefonatën e parë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!