• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

02/03/2026
in Kronikë
200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

I dërguari me punë i Shqipërisë në Katar, Ermal Kaleci, në një lidhje live me emisionin “Opinion” në Tv Klan, dha detaje nga sulmi me raketa të Iranit ndaj Katarit.

Kaleci u shpreh se Katari është sulmuar nga raketat iraniane një orë, pasi Teherani u godit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës e Izraeli.

I dërguari i Shqipërisë në Katar deklaroi se rreth 200 shqiptarë jetojnë e punojnë në këtë shtet. Ai u shpreh se asnjë shqiptar nuk është plagosur nga sulmet. Kaleci nënvizoi se të gjithë shqiptarët që jetojnë e punojnë në Katar janë informuar në mënyrë të rregullt, që të kenë kujdes e të dinë si të përballen me situatën.

“Ka pasur indicie se do kishte sulm ndaj Iranit, por kjo nuk dihej me siguri. Mesazhin e parë e dha ambasada amerikane në Katar, ku ftoi amerikanët në Doha që mos dalin nga shtëpitë. Në Katar ka pasur sulme 1 orë pas sulmeve mbi Iran. Irani e ka sulmuar Katarin me 92 rakerta dhe mbi 50 dronë. Sistemi antiraketor ka kthyer disa raketa. Nuk kemi shtetas shqiptarë të plagosur. Rreth 200 shqiptarë janë rezident në Katar. I kemi informuar të gjithë shqiptarët që jetojnë këtu që të kenë kujdes. Fluturimet janë anuluar, por të shohim nëse do të rinisin këtë javë.

Sulmet nuk kanë përfunduar akoma. Qytetarëve iu është thënë që mos dalin jashtë, sepse edhe mbetjet e raketave janë të rrezikshme. Ministria e Jashtme e Katarit ka thënë se qytetarët do ishte mirë që të punojnë nga shtëpia. Paniku mund të themi se ka ikur. Nëse Ngushtica e Hormuzit mbyllet, do ketë probleme të shumta ekonomike për vendet e rajonit, por pse jo dhe botën”, deklaroi Kaleci.

Kujtojmë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në koordinim me Izraelin, sulmuan Iranin me raketa, duke vrarë liderin e këtij vendi, Ali Khamenein. Irani u kundërpërgjigj, duke sulmuar bazat amerikane në vendet arabe, aleate të SHBA-ve në rajon.

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!