• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

10 aksidentet më të rënda ajrore vitet e fundit

12/06/2025
in Botë
10 aksidentet më të rënda ajrore vitet e fundit

Rrëzimi i avionit në Ahmedabad është një nga më të rëndët në vitet e fundit, por jo i vetmi.

Në vitin 2025 më shumë se 60 persona u vranë kur një avion i American Airlines u përplas me një helikopter të ushtrisë amerikane. Ngjarja ndodhi më 29 Janar dhe humbën jetën më shumë se 60 persona.

Në vitin 2024 ndodhën disa aksidente ajrore të rënda. Më 29 Dhjetor një fluturim ndërkombëtar i Jeju Air në Korenë e Jugut u përplas në Aeroportin Ndërkombëtar të Muanit dhe humbën jetën 179 persona.

Më 25 dhjetor të po të atij viti një fluturim i Azerbaijan Airlines u rrëzua në tokë duke vrarë 38 persona. Presidenti Ilham Aliyev tha se avioni u dëmtua si pasojë e të shtënave nga toka në Rusi, por Moska nuk e ka konfirmuar këtë.

Ndërsa në Japoni më 2 Janar 2024 një avion u përplas me një avion të Rojes Bregdetare duke shkaktuar në total 379 të vdekur.

Më 21 mars 2022 në Kinë, një avion i kompanisë China Eastern Airlines (Boeing 737-800) u rrëzua në një zonë malore në rajonin jugperëndimor Guangxi, duke shkaktuar vdekjen e të 132 personave që ndodheshin në bord. Ky ishte aksidenti më i rëndë ajror në Kinë në 28 vitet e fundit.

Rojet Revolucionare të Iranit qëlluan gabimisht një avion të linjës Ukraine International Airlines (UIA) më 8 janar 2020, pak minuta pas nisjes nga aeroporti i Teheranit. Të 176 personat në bord humbën jetën. Autoritetet iraniane fajësuan një radar të keqorientuar dhe një gabim njerëzor nga operatori i mbrojtjes ajrore.

Më 10 mars 2019, një avion Boeing 737 MAX 8 i kompanisë Ethiopian Airlines u rrëzua pak minuta pas ngritjes nga Addis Ababa drejt Nairobit, duke vrarë të 157 personat në bord. Ky aksident çoi në pezullimin global të të gjithë flotës Boeing 737 MAX për arsye sigurie.

Ndërsa më 29 tetor 2018, një avion Boeing 737 MAX i kompanisë Lion Air u rrëzua në Detin e Javas menjëherë pas ngritjes nga Jakarta. Të 189 personat në bord humbën jetën.

Dy tragjedi goditën Malaysia Airlines po në vitin 2014:

Fluturimi MH17, që u nis nga Amsterdami për në Kuala Lumpur më 17 korrik 2014, u qëllua mbi Ukrainën lindore gjatë përleshjeve mes separatistëve pro-rusë dhe forcave ukrainase. Të 298 personat në bord humbën jetën.

Më 8 mars 2014 fluturimi MH370 u zhduk në rrugën nga Kuala Lumpur drejt Pekinit. Trupi i avionit Boeing 777 dhe të 239 personat në bord nuk janë gjetur ende, duke mbetur një nga misteret më të mëdha ajrore në histori.

Më të lexuarat

  • “Deputet i shitur”/ Braçe debaton me aktivisten: Avash se më “lave”, ju hidhni ushqimin në rrugë

    “Deputet i shitur”/ Braçe debaton me aktivisten: Avash se më “lave”, ju hidhni ushqimin në rrugë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “E kam edhe personale”, Koçeku mesazh të fortë për Ramën në “Financial Times”: Nuk luftojmë për t’u larguar!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama refuzoi ngritjen e dy komisioneve hetimore, PD çon në Kushtetuese Peleshin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Si i vjedh Eral Myftaraj paratë publike me tendera korruptivë, kontrata e dokumente false, ‘xhepi’ i Bledi Çuçit përlau 40 milionë euro nga buxheti i shtetit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Komplot ndaj shtetit? Nis ngritja e Kuvendit të Revolucionit, zbulohen emrat e 700 kandidatëve, shërbimet në alarm

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Je pa shtyllë kurrizore, Agron, dhe qesharak”, protestuesi kërkon dëbimin e Shehajt: Kokërr mashtruesi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ILDKPKI “zbyth” Silvana Barën dhe Tano Karidin e Mjekësisë, bllokon shkarkimin e Edit Xhajanka

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tre ditë në survejim/ Si u kap në Durrës “koka“ e grupit kriminal, SPAK zbardh detajet

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Radhë të gjata dhe deri në 5 orë vonesa, Von der leyen pranon ‘dështimin’ e sistemit të ri dixhital të BE-së

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • OBSH shpall fundin e shpërthimit të Hantavirusit: Nuk ka raste të reja që prej 25 majit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!