AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Zgjedhjet dhe kandidatët, Kushi zbulon çfarë do të ndodhë nesër në Asamblenë e PS! Kërkesa e Veliajt? Deputetja: Në dorë të SPAK, s’i bëhemi mbrojtje

by Alb Times
13/11/2026
in Politikë
6
0
Zgjedhjet dhe kandidatët, Kushi zbulon çfarë do të ndodhë nesër në Asamblenë e PS! Kërkesa e Veliajt? Deputetja: Në dorë të SPAK, s’i bëhemi mbrojtje

Foto: Politika

6
SHARES
309
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nënkryetarja e Kuvendit dhe deputetja e Partisë Socialiste, Evis Kushi ka folur në emisionin “Frontline” për kryebashkiakun Erion Veliajn, ku ky i fundit ka kërkuar të jetë pjesë e Asamblesë së PS-së të shtunën, qoftë edhe përmes një lidhjeje online.

Kushi u shpreh se kjo nuk është një çështje për të cilën nuk vendos Partia Socialiste, por SPAK-u dhe drejtësia. Ajo theksoi se PS-ja nuk mund të ndërhyjë në vendimmarrjen e drejtësisë, ndërsa nënvizoi se të gjithë anëtarët e Asamblesë janë të ftuar të jenë pjesë e saj, në përputhje me statutin dhe rregulloren e partisë.

Sipas Kushit, bëhet fjalë për një rast të veçantë dhe të paprecedentë, ndaj fillimisht duhet pritur vendimmarrja e SPAK-ut dhe më pas forumet drejtuese të PS-së do të përcaktojnë mënyrën se si do të procedohet.

“Kjo nuk është vendimmarrje e jona, kjo është çështje e SPAK-ut dhe e drejtësisë, kështu që nuk na mbetet ne të vendosim se si do të jetë. Partia Socialiste nuk mund të ndërhyjë te SPAK-u. Unë mendoj se të gjithë anëtarët duhet të jenë të pranishëm. Në dijeninë time, nuk është Partia Socialiste ajo që vendos për këtë çështje, për vetë kushtet në të cilat ndodhet Erion Veliaj. Por, përtej kësaj, sigurisht që ne kemi një statut dhe një rregullore. Dihet se cilët janë anëtarët. Të gjithë anëtarët e Asamblesë janë të ftuar për të qenë pjesë. Në këto kushte, jemi në një rast të veçantë, të paprecedentë, për të cilin nuk mund të flas. Nuk e kemi hasur më parë një rast të tillë, por presim vendimmarrjen e SPAK-ut dhe më pas do të vendosin Kryesia apo forumet drejtuese të PS-së se si do të procedohet.”- tha Kushi.

Gjithashtu ajo bëri të ditur se në fokus të diskutimeve në Asamblenë ePS-së do të jenë përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme të 9 majit.

“Në asamblenë e së shtunës ka disa çështje që do të diskutohen. Kemi përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme të 9 majit. Ky është momenti që të fillojmë të angazhohemi me të gjitha strukturat, që nga organizatat e Partisë Socialiste, kudo në të gjithë territorin, por edhe me forumet e tjera drejtuese. Gjithmonë ka vend për ndryshime, për përmirësime, në funksion të objektivave, të qëllimit.

Sa i përket mundësisë që në mbledhje të bëhen publikë emrat e kandidatëve për kryetarë bashkie, Kushi nuk e konfirmoi një gjë të tillë. Ajo u shpreh se vendimmarrja do të bëhet pas diskutimeve në Asamble, ndërsa shtoi se në këtë mbledhje pritet të përcaktohen më shumë kriteret dhe procesi që do të ndiqet për përzgjedhjen e kandidaturave deri në fushatën e ardhshme.

“Nuk mund ta them, sepse kjo do të jetë sigurisht pas diskutimeve dhe pas vendimmarrjes së përbashkët të Asamblesë. Nuk besoj se do të gjeni të gjithë emrat. Mund të kemi më shumë kriteret dhe procesin. Ne do të përcaktojmë procesin se si do të shkojmë te emrat. Unë besoj se më shumë sesa për emrat specifikë, në Asamble ne do të diskutojmë për procesin, hapat dhe çfarë do të ndodhë deri në fushatën e ardhshme.”- tha Nënkryetarja e Kuvendit.

Tags: KryesoretPolitikë
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Dilemat e Gjykatës së Posaçme: Çfarë është një krim i rëndë në Shqipëri?

23/11/2026

Pas aludimeve për Shqipërinë, Zelensky merr përsipër sulmin ndaj anijes ruse

23/11/2026

Pallati pesëkatësh kthehet në gërmadhë pas sulmit rus, 11 viktima në Ukrainë

23/11/2026

Ndërron jetë Alush Dragoshi, ish-Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë

23/11/2026

Tirana mohon përfshirjen në sulmin ndaj anijes luftarake ruse: Akuza të pabazuara!

23/11/2026

Moti i keq, mbulohet nga uji ura e Beshirit, vështirësi në qarkullimin e mjeteve

23/11/2026

Ndërpritet koncerti në Mançester, evakuohen mbi 12,000 persona pas lëshimit të një substance të panjohur

23/11/2026

Sulm i befasishëm në zemër të Mesdheut, goditet me dronë anija luftarake ruse pranë Italisë (VIDEO)

23/11/2026

Na duhet edhe policia e gjuhës

23/11/2026

Demokratët arrijnë shumicë historike në Dhomën e Përfaqësuesve në SHBA, më e larta që nga 1992

23/11/2026

Elisa, ky yll i zbukuruar me byrek hithrash dhe dhallë

23/11/2026

Aksident fatal në Itali, humb jetën 31-vjeçarja shqiptare, tre fëmijë të plagosur

22/11/2026

Plot 58 laureatë të Çmimit Nobel bashkohen për t’i shpëtuar jetën kampionit iranian

22/11/2026

Inflacioni 7.1% në Kosovë, ekspertët në alarm: Kurti të ndërhyjë, po ndikon në jetesën e qytetarëve

22/11/2026

Manastir, Rama me të rinjtë: Shqipja është pasuria jonë e përbashkët, duhet ta mbrojmë dhe ta trashëgojmë

22/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Dilemat e Gjykatës së Posaçme: Çfarë është një krim i rëndë në Shqipëri?
  • Pas aludimeve për Shqipërinë, Zelensky merr përsipër sulmin ndaj anijes ruse

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.