• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Zëri i Amerikës: I emëruari i Trump për emigracionin mbikqyri një valë deportimesh në të kaluarën

28/11/2024
in Botë
Zëri i Amerikës: I emëruari i Trump për emigracionin mbikqyri një valë deportimesh në të kaluarën

Presidenti zgjedhur Donald Trump shkroi në rrjetin social ‘Truth’ se zyrtari që ai ka emëruar si drejtues kombëtar të emigracionit “do të jetë në krye të të gjitha deportimeve të emigrantëve që hynë në mënyrë të paligjshme në Shtetet e Bashkuara, për në vendet e tyre të origjinës”. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Veronica Villafañe njofton mbi përvojën e mëparshme të zotit Tom Homan me çështjen e emigracionit.

I përzgjedhuri i zotit Donald Trump për drejtues kombëtar për çështjet e emigracionit ka një përvojë mbi 30 vjeçare në këtë fushë. Gjatë fjalimit në Kuvendin Kombëtar të Republikanëve të këtij viti, zoti Tom Homan tha se çdo president është zotuar se do të rregullojë çështjen e kufirit, por vetëm Presidenti Trump e ka mbajtur premtimin.

“Kufiri, gjatë udhëheqjes së tij, ishte më i sigurti në historinë tonë. Ky është një fakt që mbështetet nga të dhënat në terren. Ai do ta bëjë të njëjtën gjë sërish”, tha zoti Homan.



Gjatë fushatës zgjedhore, zoti Trump është zotuar për deportime masive të emigrantëve pa dokumente.

“Sapo të marrë detyrën, do të fillojë programin më të madh të deportimeve në historinë amerikane”, tha zoti Trump.

Pavarësisht që ekspertët thonë se nivelet e krimit në vend nuk janë të lidhura me numrin e emigrantëve, zoti Homan thotë se deportimet do të përmirësojnë gabimet e administratës së Presidentit Joe Biden.

“Presidenti Trump do t’i japë fund çmendurisë së vendimit të administratës së Presidentit Biden për ta mbajtur kufirin të hapur. Ne nuk do të lejojmë që drogat dhe krimin të depertojnë në lagjet tona”, thotë ai.

Zoti Homan ka shërbyer si drejtor i agjencisë përgjegjëse për zbatimin e ligjeve të emigracionit (ICE) në administratën e parë të Presidentit Trump. Gjatë asaj periudhe arrestimet që u bënë për qëllime deportimi u rritën me 40%.

“Në përgjithësi, deportimet kanë shënuar rënie pasi kufiri po kontrollohet më mirë se sa është kontrolluar për 45 vjet”, tha zoti Homan.

Emigracioni i paligjshëm ishte një nga çështjet më të rëndësishme për votuesit në zgjedhjet e këtij viti. Analisti politik Francisco Rodríguez thotë se zoti Homan punon me qasjen e ‘tolerancës zero’ për këtë çështje.

“Nëse jeni kriminel dhe keni familje këtu, Homan ka thënë se mund të largoheni së bashku me fëmijët dhe bashkëshortët. Askush nuk po thotë se familja do të ndahet”, thotë zoti Rodríguez

Ish ligjvënësja e Floridas Daisy Baez thotë se kandidati që ka zgjedhur zoti Trump për këtë çështje, është një paralajmërim për emigrantët.

“Nëse nuk jeni shtetas apo banor i përhershëm, nuk keni asnjë garanci se do të qëndroni. Ka shumë mundësi që do të jeni në listën e atyre që do të deportohen”, thotë ajo.

“Unë kam një mesazh për emigrantët që hynë në mënyrë të paligjshme dhe që Joe Bideni i la të lirë brenda vendit tonë, në kundërshtim me ligjin federal: Filloni të bëni gati valixhet”, thotë Tom Homan.

Zoti Homan, ish polic në Nju Jork, ka kontribuar në hartimin e ‘Projektit 2025’, një propozim i politikave që është publikuar nga organizata konservatore Fondacioni ‘Heritage’. Propozimi i këtyre politikave, sipas autorëve, është bërë që “të shpëtohet vendi nga kapja prej të majtës radikale”./VOA

Më të lexuarat

  • “Dirigjenti i protestës, strukturë që nuk ndodhet në Shqipëri”/ Meçe: 4 qendra shpërndajnë dezinformim, u tentua destabilizimi

    “Dirigjenti i protestës, strukturë që nuk ndodhet në Shqipëri”/ Meçe: 4 qendra shpërndajnë dezinformim, u tentua destabilizimi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Edviol Kulluri, ‘Kryendrituri’, pikëpyetjet e shumta mbi ideologun e protestës! Si i thurte elozhe vrasësit të gjyqtarit Kalaja, pak muaj më parë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Video/ Ndrikullat e Berishës rrethojnë Ballën dhe Maznikun në një restorant në Strasburg: Si nuk u vjen turp që hani bukë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Gjergj Luca skllavëron punëtorët nga Azia, 16 orë në punë pa asnjë ditë pushim

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Donald Trump, të gjitha rrugët të çojnë në krizë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama për CNN turk: Ja pse Samiti i ardhshëm i NATO-s në Shqipëri nuk u përfshi në deklaratën finale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tano Karidi i Mjekësisë në panik, i shkon të tavolinë raporti i KLSH me aferat, pritet kallëzim penal në SPAK për korrupsion dhe shpërdorim detyre

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Boshllëku i pushtetit: Trump po e çmonton arkitekturën e sigurisë në Ballkan

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Zbulohet skema me tjetërsimin e pronave në Durrës, lëshohen 12 masa sigurie!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Adriatik Kupi i Petrelës: Metamorfoza e ‘zarit’ të Adrian Çelës së OSHEE që u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!