AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Zbulim tronditës/ Gjendet trupi i postierit të zhdukur 7 vite më parë! E vërteta që doli në sipërfaqe falë “Google Earth”

by SHT Media
10/11/2025
in Botë
6
0
Zbulim tronditës/ Gjendet trupi i postierit të zhdukur 7 vite më parë! E vërteta që doli në sipërfaqe falë “Google Earth”
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Autoritetet italiane po hetojnë një zbulim tronditës në Sagrado (Gorizia), ku mbetje njerëzore u gjetën të premten, më 7 nëntor, në kopshtin e një vile. 

Dyshohet se ato mund t’i përkasin Vito Mezzalira-s, ish-postierit 66-vjeçar që u zhduk në korrik të vitit 2019. 

Mbetjet u gjetën brenda një pusi, të futura në disa çanta, pas një operacioni hetimor që përdori radarë nëntokësorë dhe njësi qensh të trajnuar. Hetuesit arritën të identifikojnë zonën e dyshuar falë mbivendosjes së imazheve të Google Earth, të cilat treguan se mbi pus ishte hedhur një shtresë betoni pas vitit 2019. 

Partnerja e Mezzalira-s, Mariuccia Orlando, dhe gjysmëvëllai i saj, Moreno Redivo, janë vendosur nën hetim për vrasje dhe fshehjen e trupit. Hetimi nisi rreth dy vjet më parë, pasi motra e viktimës vuri re mospërputhje në deklarimet e Orlandos, e cila ndërkohë vazhdonte të përfitonte pensionin e ish-postierit. 

Autopsia pritet të identifikojë nëse mbetjet — kryesisht kocka dhe copa rrobash — i përkasin Mezzalira-s dhe të zbulojë nëse vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrore apo nga dhuna. Shtëpia e viktimës dhe ajo ngjitur janë sekuestruar nga autoritetet. 

Fillimisht, rasti u orientua drejt një mashtrimi ndaj shtetit, pasi partnerja e Mezzalira-s kishte tërhequr pensionin e tij nga viti 2019 deri në 2023. Orlando pretendonte se ai ishte larguar jashtë shtetit për arsye romantike ose nga frika e kreditorëve. Por hetimet treguan se këto skenarë ishin të paqëndrueshëm: Mezzalira kishte investuar kursimet e jetës në shtëpinë e tij, ku planifikonte të kalonte pensionin. 

Zbulimi i mbetjeve ka rikthyer çështjen në qendër të vëmendjes, ndërsa prokuroria tani po heton pistën e vrasjes. 

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“Alarmante, 269 të mitur u shoqëruan në Polici”- Fëmijët në protestë, Demo: U përdorën nga organizatorët në vijën e parë të dhunës!

30/10/2026

Protestat e dhunshme në Tiranë, ministri Demo bën bilancin dhe paralajmëron: 347 të lënduar, 200 janë policë, 7 efektivë nën hetim! Nëse do ketë dhunë…

30/10/2026

EMRI/ Dënohet shqiptari që përdhunoi vajzën 17-vjeçare në tualetin e një pub-i në Angli! Ja sa burgim do vuajë

30/10/2026

“Nuk e japim dorëheqjen”- Vrasja e Arlinda Zekajt, ministrat Gërvalla dhe Svelça nuk dorëzohen: Na lejoni të bëjmë punën tonë!

30/10/2026

Dy protestat e së shtunës në Tiranë, Ambasada Amerikane apel qytetarëve të saj: Shmangni zonat pranë institucioneve qeveritare!

30/10/2026

Trump shpërthen ndaj gazetarit të Reuters: “Je i neveritshëm, për kë punon” (VIDEO)

30/10/2026

Xi Jinping zhvillon bisedime me presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier

30/10/2026

Kreu i Dhomës, Maks Haxhia e konfirmon: Mbyllet bojkoti i avokatëve, jemi përballë një vendimi Gjykate!

30/10/2026

Paralajmërohen protesta në dhjetëra qytete gjermane për ditën e nesërme!

30/10/2026

Barra fiskale 2025: Shqipëri vs. Mali i Zi

30/10/2026

Begaj dekreton datën e zgjedhjeve vendore 2027 pas konsultimeve me partitë, do votohet më 9 maj! (DOKUMENTI)

30/10/2026

“Nuk i lejoj…!”- Meloni i mbyll derën politikanit të ekstremit të djathtë: Do t’u kërkoj italianëve që të qeverisim pa shantazhe!

30/10/2026

Ndërpritet Bojkoti i Avokatëve në GJKKO! Dhoma e Avokatisë vendos zbatimin e vendimit të Gjykatës Administrative

30/10/2026

“Jemi të shqetësuar”- Veliaj në paraburgim, zyrtari europian: Të garantohet proces i rregullt ligjor!

30/10/2026

“Duhet reflektim”- Dule: Ish-aleatët e Ramës kanë dalë në protestë! Moment kritik për Shqipërinë

30/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Alarmante, 269 të mitur u shoqëruan në Polici”- Fëmijët në protestë, Demo: U përdorën nga organizatorët në vijën e parë të dhunës!
  • Protestat e dhunshme në Tiranë, ministri Demo bën bilancin dhe paralajmëron: 347 të lënduar, 200 janë policë, 7 efektivë nën hetim! Nëse do ketë dhunë…

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.