AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Opinion

Barra fiskale 2025: Shqipëri vs. Mali i Zi

by Alb Times
30/10/2026
in Opinion
6
0
Barra fiskale 2025: Shqipëri vs. Mali i Zi

Foto: Opinion

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Eduard Zaloshnja

Më 2025, Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) në Shqipëri ishte 12 mijë dollarë për frymë. Por 28.5% e vlerës së tij shkoi në Thesarin e Shtetit në formën e tatimeve, taksave, akcizave, etj. Dhe kjo përbënte barrën mesatare fiskale të gjithë banorëve të vendit për vitin 2025. A ishte e lartë? A ishte e ulët?

Krahasimi duhet bërë me një vend të ngjashëm me Shqipërinë në shumë drejtime. Dhe fqinji ynë verior, Mali i Zi, është vendi më i ngjashëm nga pikpamja gjeografike, historike, ekonomike dhe sociale. Për më tepër, të dy vendet janë në negociata të avancuara për antarësimin në BE.

Në mënyrë të veçantë, struktura e ekonomisë së Malit të Zi është shumë e ngjashme me të Shqipërisë, duke filluar nga turizmi deri te bujqësia. Gjithashtu, edhe fuqia blerëse e banorëve të të dy vendve është relativisht e përafërt.

Në Mal të Zi, PBB-ja ishte vjet 14,8 mijë dollarë për frymë, nivel i ngjashëm me ne në shkallë botërore. Por 40.7% e vlerës së PBB-së malazeze shkoi në Thesarin e Shtetit – një barrë goxha më e rëndë kjo për banorët malazezë, krahasuar me banorët e Shqipërisë.

Dhe le ti krahasojmë një nga një burimet e të ardhurave për Thesarin e Shtetit të të dy vendeve (shihni tabelën e mëposhtme).

  1. Burimi kryesor për Thesarin e Shtetit në të dyja vendet ishte Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH). Por në Shqipëri, vetëm 8.6% e vlerës së PBB-së shkoi në Thesarin e Shtetit, ndërsa ana tjetër, në Malin e Zi kjo përqindje ishte plot 17%. Teorikisht, në Shqipëri duhej të ishte 20% (sa ç’ishte TVSH-ja standarde), dhe në Mal të Zi duhej të ishte 21% (sa ç’ishte TVSH-ja standarde). Sepse PBB-ja është thjesht Vlera e Shtuar gjatë një viti nga puna dhe investimet, teksa TVSH-ja është thjesht tatimi mbi Vlerën e Shtuar. Por në praktikë, vende të ndryshme bëjnë përjashtime të ndryshme nga skema e TVSH-së. Në Mal të Zi këto përjashtime ishin shumë më të pakta se në Shqipëri – vetëm bizneset e vogla me xhiro vjetore nën 30 mijë euro përjashtoheshin nga skema e TVSH, si edhe disa investime specifike. Dhe sa më të pakta të jenë përjashtimet nga skema standarde e TVSH-së, aq më i ulët është evazioni fiskal…

 

  1. Në të hyrat e Thesarit të Shtetit nga tatimi mbi fitimin dhe të ardhurat personale nuk kishte ndonjë diferencë domethënëse statistikore mes dy vendeve.

 

  1. Struktura e akcizave dhe taksave doganore është e ngjashme në të dyja vendet, por jo kontributi i tyre në Thesarin e Shtetit. Në Shqipëri, përqindja e PBB-së që shkon në Thesarin i Shtetit nga akcizat dhe taksat doganore është vetëm 3%, ndërsa në Mal të Zi plot 5.7%. Meqë në të dyja vendet importet kanë peshë të ngjashme në ekonomi, duket se në Shqipëri ka evazion më të lartë fiskal në fushën e akcizave dhe taksave doganore…

 

  1. Në Shqipëri përqindja e PBB-së që shkoi në Thesarin i Shtetit nga kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore ishte 6.7%. Ndërkohë, në Malin e Zi, vetëm nga kontributet për sigurimet shoqërore ishte 5.1% (atje shpenzimet shëndetësore për popullsinë mbulohen drejtpërdrejt nga buxheti i përgjithshëm i shtetit, e jo nga sigurimet shëndetësore).

 

  1. Përqindja e PBB që shkoi në Thesarin i Shtetit shqiptar nga taksa/tatime të tjera ishte 4.9%, ku një zë i rëndësishëm ishte taksa e qarkullimit mbi karburantet. Në Malin e Zi, kjo përqindje ishte 7.2%, edhe pse atje nuk aplikohet taksa e qarkullimit mbi karburantet.
Tags: KryesoretOpinion
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Dosja “Revanshi”/ U ekstradua dy ditë më parë nga Gjermania, GJKKO lë në burg Ardit Gjokrosën! Siguroi kushtet për atentatin ndaj Hamza Terziut

30/10/2026

“Kemi identifikuar personat e maskuar në protestë”- Kryepolici Hita: 52 të dyshuar për përfshirje në veprime të dhunshme, ia kemi çuar Prokurorisë! Prindërit…

30/10/2026

“Alarmante, 269 të mitur u shoqëruan në Polici”- Fëmijët në protestë, Demo: U përdorën nga organizatorët në vijën e parë të dhunës!

30/10/2026

Protestat e dhunshme në Tiranë, ministri Demo bën bilancin dhe paralajmëron: 347 të lënduar, 200 janë policë, 7 efektivë nën hetim! Nëse do ketë dhunë…

30/10/2026

EMRI/ Dënohet shqiptari që përdhunoi vajzën 17-vjeçare në tualetin e një pub-i në Angli! Ja sa burgim do vuajë

30/10/2026

“Nuk e japim dorëheqjen”- Vrasja e Arlinda Zekajt, ministrat Gërvalla dhe Svelça nuk dorëzohen: Na lejoni të bëjmë punën tonë!

30/10/2026

Dy protestat e së shtunës në Tiranë, Ambasada Amerikane apel qytetarëve të saj: Shmangni zonat pranë institucioneve qeveritare!

30/10/2026

Trump shpërthen ndaj gazetarit të Reuters: “Je i neveritshëm, për kë punon” (VIDEO)

30/10/2026

Xi Jinping zhvillon bisedime me presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier

30/10/2026

Kreu i Dhomës, Maks Haxhia e konfirmon: Mbyllet bojkoti i avokatëve, jemi përballë një vendimi Gjykate!

30/10/2026

Paralajmërohen protesta në dhjetëra qytete gjermane për ditën e nesërme!

30/10/2026

Barra fiskale 2025: Shqipëri vs. Mali i Zi

30/10/2026

Begaj dekreton datën e zgjedhjeve vendore 2027 pas konsultimeve me partitë, do votohet më 9 maj! (DOKUMENTI)

30/10/2026

“Nuk i lejoj…!”- Meloni i mbyll derën politikanit të ekstremit të djathtë: Do t’u kërkoj italianëve që të qeverisim pa shantazhe!

30/10/2026

Ndërpritet Bojkoti i Avokatëve në GJKKO! Dhoma e Avokatisë vendos zbatimin e vendimit të Gjykatës Administrative

30/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Dosja “Revanshi”/ U ekstradua dy ditë më parë nga Gjermania, GJKKO lë në burg Ardit Gjokrosën! Siguroi kushtet për atentatin ndaj Hamza Terziut
  • “Kemi identifikuar personat e maskuar në protestë”- Kryepolici Hita: 52 të dyshuar për përfshirje në veprime të dhunshme, ia kemi çuar Prokurorisë! Prindërit…

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.