AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Zbardhet atentati në Sarandë, policia deklaratë zyrtare: Në konflikt u përfshinë gjashtë persona, ja si ndodhi ngjarja

by Alb Times
08/05/2026
in Kronikë, Kryesore
0
0
Zbardhet atentati në Sarandë, policia deklaratë zyrtare: Në konflikt u përfshinë gjashtë persona, ja si ndodhi ngjarja
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtori i drejtorisë së qarkut të Vlorës, Elidon Çela, ka bërë një deklaratë për mediat në lidhje me vrasjen e ndodhur ditën e djeshme në Sarandë, ku humbi jetën 66-vjeçari Rexhep Ismaili.

Çela  tha se Lulzim Tabaku, Idriz Çela, Eljo Muço, Kostandin Vogli, Marjo Agalliu dhe Ermal Shkalla janë personat e përfshirë në sherrit ku mbeti i vrarë pronari i karburantit.

Gjithashtu, vetëm pak momente më parë është bërë dhe shoqërimi i shtetasit të plagosur Kostandin Vogli i cili aktualisht po merr ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Drejtori i policisë Elidon Çela:  Jam sot këtu për t’ju informuar ju dhe nëpërmjet jush opinionin publik lidhur me veprimet e shpejta, intensive dhe profesionale hetimore të kryera nga specialistët e seksionit për hetimin e krimeve ndaj personit, si dhe specialistët e krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, me qëllim zbardhjen e autorësisë dhe rrethanave të ngjarjes së ndodhur në orën 21:30 të ditës së djeshme, datë 7 maj 2026

Ngjarja ka ndodhur në hyrje të fshatit Gjashtë, në ambientet e lokalit në pronësi të shtetasit R.I., ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi R.I., 66 vjeç, si dhe u plagos shtetasi K.V. Si rezultat i veprimeve hetimore, u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të vrasjes, si dhe zbardhja e dinamikës së ngjarjes. Gjithashtu, vetëm pak momente më parë, është bërë e mundur shoqërimi i shtetasit të plagosur K.V., i cili aktualisht po merr ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vijim, ky shtetas do t’i nënshtrohet procedurave penale

Nga hetimet rezultoi se mbrëmjen e djeshme, shtetasit L.T., I.C., E.M., K.V., M.A. dhe E.SH. kanë shkuar në lokalin e viktimës dhe janë drejtuar te tavolina ku ndodhej shtetasi T.M., i shoqëruar nga viktima dhe persona të tjerë të pranishëm, duke filluar menjëherë konfliktin me sende të forta. Gjatë konfliktit të dhunshëm, rezulton se viktima R.I. ka marrë një armë zjarri automatik dhe ka qëlluar në drejtim të shtetasve të përfshirë në konflikt. Në vijim të ngjarjes, dyshohet se shtetasi L.T. ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit R.I., i cili për pasojë ka humbur jetën në vendngjarje. Gjithashtu, gjatë shkëmbimit të zjarrit, ka mbetur i plagosur në këmbë edhe shtetasi K.V.

Pas ngjarjes, të gjithë shtetasit e përfshirë në konflikt janë larguar nga vendi i ngjarjes. Ndërkohë, dyshohet se vëllai i viktimës, shtetasi H.I., ka larguar nga vendngjarja dhe ka fshehur armën e zjarrit automatik së bashku me një krehër me fishekë, të cilët më pas u gjetën nga strukturat e policisë dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu, u sekuestruan prova të tjera materiale, konkretisht një automjet tip Audi, fishekë dhe gëzhoja të kalibreve të ndryshme, dhe sende të tjera që do t’i shërbejnë thellimit të hetimeve.

Gjatë kontrolleve të mëtejshme në fshatin Ivicë, u gjet i braktisur automjeti me të cilin dyshohet se është larguar nga vendngjarja autori i dyshuar, shtetasi L.T. Po ashtu, në lagjen 1 Sarandë, u gjet dhe u bllokua një automjet tip Audi, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët dhe personat e përfshirë në këtë ngjarje.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, u shpallën në kërkim shtetasit:

L.T., 37 vjeç, për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

I.C. (40 vjeç), E.M. (19 vjeç), K.V. (31 vjeç), M.A. (22 vjeç) dhe E.SH. (21 vjeç), për veprat penale “Kanosje” dhe “Shkatërrim i pronës”.

Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi H.I., 60 vjeç, vëllai i viktimës

Vijojnë hetimet intensive për zbardhjen e plotë të dinamikës së kësaj ngjarjeje, si dhe kërkimet për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim. Në këtë kuadër, ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë për çdo informacion të mundshëm. Policia e Qarkut Vlorë mbetet maksimalisht e angazhuar në luftën kundër kriminalitetit dhe garantimin e rendit e sigurisë.

ShareTweetPin

Lajmet e fundit

A ia vlen të blesh një shtëpi për ta dhënë me qira?

29/08/2026

Edhe të lë prift, edhe të rruan mjekrën

29/08/2026

Shpërthimi me 6 të lënduar në Lezhë, flet i afërmi i familjes Kola: Sajmiri martonte nesër vajzën e vëllait! Fillimisht kujtova se u ça ndonjë gomë kamioni

29/08/2026

Takimi special në burgun e Drenovës, Laert Haxhiu dhe modelja kosovare në bashkëjetesë! Firmosën kontratën para noterit

29/08/2026

Protesta përçahet! Alfred Cako dhe grupi i “intelektualëve” me plan të ri: Të bllokojmë rrugët!

29/08/2026

Producentja e “Big Brother VIP Kosova 5”, Olsa Muhameti zbulon detaje: Ky edicion nis në tetor

29/08/2026

Rozana Radi ndez rrjetin nga Capri, këngëtarja shqiptare pozon me bikini në jaht

29/08/2026

Plas në “Elbasan Arena”, presidenti i Vllaznisë godet me grusht arbitrin

29/08/2026

Tragjedi në Vaun e Dejës! Ranë në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën roja i lokalit dhe elektricisti

29/08/2026

Bildt ngre alarmin për Ballkanin: Flitet më shumë për hakmarrje se për pajtim, historia mund të përsëritet

29/08/2026

Ky është personi që mund të të ndryshojë jetën, sipas datës kur ke lindur

29/08/2026

Pas ndarjes Roza Lati gjen dashurinë? Moderatorja surprizohet me 500 trëndafila të kuq

29/08/2026

Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Lezhë, plagosen 6 persona; 3 prej tyre në gjendje të rëndë!

29/08/2026

Çfarë do të ndodhë me Tiranën? Rama shkon në periferi me drejtuesit politikë dhe deputetët

29/08/2026

Përgatitje qesharake për triumfalizëm

29/08/2026
Facebook Twitter LinkedIn Instagram RSS
AlbTimes

Categories

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

Recent Posts

  • A ia vlen të blesh një shtëpi për ta dhënë me qira?
  • Edhe të lë prift, edhe të rruan mjekrën
  • Shpërthimi me 6 të lënduar në Lezhë, flet i afërmi i familjes Kola: Sajmiri martonte nesër vajzën e vëllait! Fillimisht kujtova se u ça ndonjë gomë kamioni

Categories

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.