AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Vrau të dashurën në rrethana makabre, Prokuroria çon në gjyq 31-vjeçarin

by SHT Media
26/01/2026
in Kronikë
6
0
Vrau të dashurën në rrethana makabre, Prokuroria çon në gjyq 31-vjeçarin
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Korçës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq 31-vjeçarin i akuzuar për vrasjen e 52-vjeçares, ngjarje kjo e ndodhur korrikun e kaluar në qytetin e Pogradecit.

Sipas hetimeve, viktima u gjet e pajetë në banesën e saj, ku u konstatuan disa vatra zjarri dhe shenja dhune në trup. Ekspertiza mjeko-ligjore përcaktoi se vdekja ishte pasojë e shokut traumatiko-hemoragjik, e shkaktuar nga plagë me mjete prerëse.

Në banesë u sekuestruan disa thika të përgjakura, ndërsa analizat biologjike konfirmuan se mjetet e krimit dhe gjurmët e gjakut i përkisnin viktimës.

Pamjet filmike treguan se i dyshuari kishte hyrë në banesë në orët e mbrëmjes dhe është larguar vetëm në orët e para të mëngjesit, pasi ka hedhur qese me sende në koshin e mbeturinave.

Nga provat e mbledhura rezulton se 31-vjeçari dhe viktima kishin një marrëdhënie intime prej mbi tre vitesh.

NJOFTIMI I PROKURORISË PRANË GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARË TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM KORÇË

Vrau të dashurën, në rrethana që i shkaktuan mundime të veçanta, Prokuroria e Korçës dërgon në gjyq për ‘Vrasje në rrethana të tjera cilësuese’ shtetasin I.S.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Korçë, përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq shtetasin I.S. për veprën penale ‘Vrasje në rrethana të tjera cilësuese’ parashikuar nga neni 79/e i Kodit Penal ndaj viktimës K.T.

Nga hetimet mbi procedimin penal nr.1064, viti 2025, rezultoi se në lagjen nr.1 në qytetin e Pogradecit kishte rënë zjarr në një banesë dhe dyshohej një viktimë, e identifikuar më vonë si shtetasja K.T.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes, ku u gjetën disa vatra zjarri, si dhe nga këqyrja e parë e kufomës, në trupin e së cilës u konstatuan shënja dhune. Ndërsa në tualetin e banesës, të vendosura në një qese mbeturinash u gjetën një dorezë thike, një teh thike, një thikë tjetër me bisht druri dhe një teh thike të ndotur me lëndë të kuqërremtë të ngjashme me të gjakut.

Në përfundim të aktit të ekspertimit mjeko-ligjor u konkludua se dëmtimet që i janë shkaktuar shtetases K.T., janë me mjete të fortë prerës. Shkaku i vdekjes ka qënë si pasojë e shokut traumatiko-hemoragjik.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera, aktet dhe burimet e provave të përftuara, rezulton se, shtetasi nën hetim I.S. ka patur një marrëdhënie dashurie me viktimën. Ai shkonte shpesh në banesën e saj, rreth 2-3 herë në javë dhe marrëdhënia e tyre ka zgjatur për më shumë se 3 vjet. Nga rezultatet e këqyrjes së pamjeve filmike të marra nga subjektet përreth vendit të ngjarjes është konstatuar se shtetasi I.S. ka shkuar në banesën e viktimës në orën 22:48 sipas pamjeve filmike dhe pas kësaj ore nuk është konstatuar asnjë lëvizje tjetër deri në orën 03:58 sipas orës së kamerës dhe 04:58 sipas orës reale, moment kur shtetasi I. S., ka hedhur qeset në koshin e mbeturinave.

Në referim të akteve të ekpertimeve biologjike vlerësuese dhe krahasuese, ka rezultuar se shtetasja K. T. është vrarë me thikat që janë gjetur në një qese në tualetin e banesës së saj, të cilat përmbanin gjak dhe fije floku që i përkisnin viktimës. Ka rezultuar se në xhepin e pasëm të pantallonave të shtetasit I.S. është konstatuar gjaku i viktimës.

Në përfundim, nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera, janë përftuar akte dhe burime provash që provojnë se shtetasi I.S., ka vrarë në rrethana që i kanë shkaktuar mundime të veçanta viktimën K.T. dhe duhet të përgjigjet penalisht për kryerjen e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” në mënyrë të tillë që i shkakton mundime të veçanta viktimës, parashikuar nga neni 79, shkronja (e) të Kodit Penal.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine

21/09/2026

Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

21/09/2026

Analiza/ Njeriu i 17 shkurtit nën hijen e 16 shtatorit

21/09/2026

Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë.

21/09/2026

Raporti: Pentagoni po shqyrton mundësinë e tërheqjes së të paktën 25,000 trupave amerikane nga Evropa

21/09/2026

Analiza: Me rihapjen e shkollave ndizet edhe debati për hixhabin në Azinë Qendrore

21/09/2026

Lufta për kokainën në Siçili/ Rrjeti shqiptar me rrënjë në aksin Kavajë-Rrogozhinë-Fier përplaset me grupet mafioze italiane

21/09/2026

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

20/09/2026

Dokument/ 34 milionë euro paradhënie për Ron Yeffetin; Pirro Vengu dhe Ermal Nufi paguan 5 fatura pa marrë asnjë pajisje

20/09/2026

Mateo dhe Brikena do të bëhen prindër? Modelja vendos pikat mbi “i” për aludimet mbi shtatzëninë

20/09/2026

“Duhet të sillen mirë”/ Trump paralajmëron Iranin: Ose marrëveshje, ose do t’ju shkatërrojmë

20/09/2026

Zgjedhjet në Gjermani, goditje për CDU-në e Merz, AfD kryeson në Mecklenburg, e Majta në Berlin

20/09/2026

Sllovakia “sulmon” BE, kryeministri Fico: Disa liderë perëndimorë duan patjetër luftë me Rusinë

20/09/2026

Afrim Qëndro i IKMT-së nuk zë mend, i jep ‘Fazlliçit’ Ron Yeffet paradhënie 90 mijë euro për blerje makinash, si i shpëtoi burgut për aferën me Dh Albania dhe çfarë e lidh me kompanitë Ligus dhe Start Co

20/09/2026

25 vite burg për Jakup Krasniqin/ Djali i tij: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin

18/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine
  • Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.