• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Vrasjet më të bujshme me snajper në Shqipëri, si u ekzekutuan viktimat në sekondë pa patur mundësi reagimi

08/01/2024
in Kronikë
Vrasjet më të bujshme me snajper në Shqipëri, si u ekzekutuan viktimat në sekondë pa patur mundësi reagimi

Atentatet mafioze mes grupeve kriminale vijojnë të marrin jetë njerëzish, duke shkaktuar jo pak tronditje në opinionin publik.

Rasti më i fundit ishte ajo e Vlorës, ku 23-vjeçari Gëzim Sinomati u ekzekutua në pak sekonda me një plumb në kokë, teksa ishte duke pirë cigare në ballkonin e banesës së tij.

Vrasja e të riut ishte e mirëmenduar deri në detaje, ku deri më tani hetuesit nuk kanë gjetur asnjë gjurmë nga autorët. Të favorizuar nga errësira dhe njohja e terrenit, ekzekutorët janë larguar pa lënë gjurmë dhe kanë djegur mjetin tip BMË, në të cilin nuk kishte asnjë shenjë apo send nga autorët.

Por shumë vrasje të bujshme me snajper kanë mbetur ende pa u zbardhur dhe pa autor.

Më 7 janar 2020 Kastriot Reçi u ekzekutua me armë zjarri përpara lokalit të tij në qendër të Rrëshenit, teksa rihapi plagën e vjetër të hakmarrjes në Mirditë në fillim të 2020-ës. Emri i tij ishte lakuar prej kohësh për trafikim droge, edhe pse në fakt nuk ishte skeduar asnjëherë. Reçi u ekzekutua në një plan të mirëorganizuar me një plumb të vetëm në zemër me snajper, që dyshohet vrasës me pagesë. Pasi takon një grua e cila mbante përdore një fëmijë në shëtitoren e qytetit, qëllohet dhe bie menjëherë në tokë.

Atentat me snajper i është bërë edhe Ardjan Çapjas në vitin 2020, ku u qëllua të paktën një herë dhe plumbi e kapi në zonën e shpatullës duke i shkaktuar dëmtimë jo vdekjeprurëse. Në drejtim të tij u qëllua prej kodrës së Krastës nga një largësi e pazakontë për armë të thjeshta. Arma, që u përdor nga autorët për të qëlluar në drejtim të Ardjan Çapjës u gjet brenda makinës tip “Volkswagen”, e cila u dogj disa kilometra larg vendit të atentatit.

Një tjetër ekzekutim me snajper është edhe ajo e Xhabir Shegës (Vid Shega) në verën e vitit 2015 pasi kishte kryer 12 vite burg për vrasjen e Indrit Bajrit në vitin 2001. Me shënjestrën që kishin marrë autorët nga Kalaja e Shkodrës, dy plumba me snajper në gjoks, i morën jetën Shegës, teksa ndodhej në oborrin e banesës. Shega dyshohet të ishte përfshirë edhe në një krim tjetër të ndodhur në vitin 1999 në një local në Shkodër ku u ekzekutuan pesë persona njëkohësisht. Prokuroria nuk arriti ta vërtetonte kurrë se kush e ekzekutoi Shegën me snajper.

Ndërkohë që në shtator të vitit 2022 Akil Nerjaku, i njohur ndryshe si “Kili” i Shijakut, i shpëtoi mrekullisht një atentati të mirëmenduar. Sapo “Kili” doli nga mjeti i tij i blinduar G-Class, ai u qëllua me snajper nga brenda një furgoni. Ai arriti të shpëtonte, ndërsa plumbi ka përshkruar një tjetër automjet me targa të huaja që ishte i parkuar.

Por për të parandaluar ngjarjet e tjera kriminale, policia kohët e fundit ka arrestuar disa persona, të cilët janë kapur me snajper në makinë. Mes personave që janë arrestuar, është edhe ish efektivi i RENEA-s Remal Rada, i cili është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 7 vjet e 9 muaj burgim.

/a.r

Më të lexuarat

  • Indri përballet me Vanesën, zbulojnë bisedat pas daljes nga Ferma VIP

    Indri përballet me Vanesën, zbulojnë bisedat pas daljes nga Ferma VIP

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Mbi 20 ditë protestë, Balla tregon emrat e organizatorëve: Njihuni me udhëheqësit e “Shqipërisë së re” (Video)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Me Neomalsoren kam patur afrimitet”, Klosi: Hapja e partisë me kaq shumë të rinj ka pasoja

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Zhaku bën veprimin e papritur, çfarë ndodhi në Post Ferma VIP (VIDEO)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkesat e protestuesve, reagon Rama: Nuk ka lidhje Irani? Dy fitimtarë do të dalin nga kjo protestë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Vetëpastrimi i partisë duhet të nisë nga ty”/ Kryesocialistja e Shkodrës i kthehet Elisa Spiropalit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Irani kundërshton deklaratat e SHBA-së: Bashkëpunimi me ‘IAEA’-n vazhdon sipas procedurave aktuale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çunat e Londrës me blogeret në Dhërmi, ja pse kishte pak protestues mbrëmë para Kryeministrisë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Skadon ultimatumi i dorëheqjes / Avokati i Berishës: Nga sot s’ka më paqe. Çim Peka: Gati për përballje fizike, këtë mund t’a bëjmë vetëm ne që kemi 15 vite që lutojmë me Ramën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Vajza e Fatos Lubonjës u pagua nga dhëndri i Berishës, firmosi grabitjen e ish Klubit Partizani, si gënjeu sot para GJKKO duke mbrojtur aferën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!