• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Vrasja e Rexhep Ismailit, gjykata vendos masën “arrest në burg” për Kostandin Voglin dhe “arrest në shtëpi” për Viktor Ruçin

11/05/2026
in Kronikë, Kryesore
Vrasja e Rexhep Ismailit, gjykata vendos masën “arrest në burg” për Kostandin Voglin dhe “arrest në shtëpi” për Viktor Ruçin

Gjykata ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg” për 31-vjeçarin Kostandin Vogli, i cili ndodhet i shtruar në spitalin “Petro Nako” në Sarandë, nën masa sigurie, pas plagosjes me armë zjarri në këmbë. Seanca për të u zhvillua në ambientet e spitalit, ku prokurorja e çështjes, Armida Kaçi, kërkoi masën “Arrest në burg” për akuzat “Moskallëzim i krimit”, “Shkatërrim i pronës” kryer në bashkëpunim dhe “Kanosje” e kryer në bashkëpunim.

Gjyqtari Mikel Hysometaj pranoi kërkesën e Prokurorisë dhe vendosi masën “Arrest në burg” ndaj Voglit. Megjithatë, Gjykata mbajti një qëndrim të ndryshëm nga Prokuroria sa i përket cilësimit juridik të ngjarjes. Sipas Gjykatës, mbi bazën e akteve të paraqitura deri në këtë fazë, fakti juridik duhej të cilësohej si “Vrasje me dashje” e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Moskallëzim i krimit” dhe “Shkatërrim i pronës” kryer në bashkëpunim.

Ndërkohë, Gjykata ka lënë në fuqi masën “Arrest në shtëpi” për 50-vjeçarin Viktor Ruçi. Ai ishte ndaluar nga policia ditën e shtunë, pasi më herët ndaj tij ishte caktuar kjo masë sigurimi për veprën penale “Moskallëzim i krimit”. Gjatë seancës për verifikimin e kushteve dhe kritereve të zbatimit të masës, gjyqtari Hysometaj vendosi që Ruçi të vijojë të qëndrojë në banesën e tij në fshatin Gjashtë të Sarandës, pa të drejtë largimi.

Ngjarja e rëndë lidhet me konfliktin mes Kostandin Voglit dhe Viktor Ruçit për një shumë parash të pretenduar të papaguar për punësimin e bashkëshortes së Viktor Ruçi në lokalin e Kostandin Ruçi në plazhin e Krorëzës. Ky konflikt dyshohet se përshkallëzoi fillimisht në përplasje me sende të forta dhe më pas në përdorimin e armës së zjarrit, duke çuar në vrasjen e 66-vjeçarit Rexhep Ismaili, mbrëmjen e 7 majit në Gjashtë të Sarandës.

Më të lexuarat

  • Mensa familjare e Blerjana Binos dhe avullimi i fondeve të BE-së me SCiDEV, si i ndan paratë e donatorëve me burrin dhe dy kunatat

    Mensa familjare e Blerjana Binos dhe avullimi i fondeve të BE-së me SCiDEV, si i ndan paratë e donatorëve me burrin dhe dy kunatat

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ndodh eklipsi total i Diellit, njerëzit në gjithë hemisferën veriore shikojnë drejt qiellit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Riaktivizohet zjarri në Krujë, evakuohen banorët, vatër e madhe edhe në Tiranë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Sherr në mbledhjen e Ramës, Kryeministri shpërthen ndaj zërave kundër; kryebashkiaku i Poliçanit braktis takimin, përjashtohet ajo e Dimalit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Skandali me ilaçet me rimbursim/ KLSH gjen 43 barna pa autorizim dhe 46 “të paimportuar”, por të hedhura në treg

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dosjet e anti-mafias hapin pistën shqiptare: Cili biznesmen takoi në Tiranë dhëndrin e bosit të ‘Cosa Nostra’ Messina Denaro-s?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Vazhdoni, çdo koment është një klikim më shumë”, Rama iu përgjigjet kritikëve për suksesin në sigurinë kibernetike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pa marrëveshje dhe pa seancë, ngërçi politik në Kosovë hyn në fazë të re

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Fotot virale të Lamine Yamal me një vajzë me bikini, zbulohet e vërteta pas aludimeve për tradhti

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dorëhiqet drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës, Arben Cara

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!