AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Vrasja e dyfishtë në lokal, flet banori: Njëri nga viktimat është kushëriri im, ngjarja na tronditi

by SHT Media
22/10/2025
in Kronikë
6
0
Vrasja e dyfishtë në lokal, flet banori: Njëri nga viktimat është kushëriri im, ngjarja na tronditi
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një ngjarje e rëndë tronditi Manzën orët e para të kësaj të mërkure, ku si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, dy persona mbetën të vrarë, konkretisht Aranit Kurti, 23 vjeç, dhe Flori Paluçi, 33 vjeç, ndërsa u shpall në kërkim autori 21-vjeçar Daniel P.

Një prej kushërinjve të të ndjerit Kurti, u shpreh i tronditur për tragjedinë, ndërsa thekson se 23-vjeçari ishte një djalë tepër pozitiv.

“Ngjarja na ka tronditur rëndë. E kisha kushëri një prej tyre, Aranit Kurtin. Ishte shumë djalë i mirë.

Kur marr vesh që ka ndodhur kjo ngjarje, e mora vesh nga televizori”, deklaroi kushëriri i 23-vjeçarit të ndjerë.

Ndërsa punonjësi i karburantit në të cilën ndodhi ngjarja, u shpreh se është përballur me tragjedinë në momentin që ka mbërritur në punë në mëngjes, kur ka hasur me shiritin e policisë rreth skenës së krimit.

Ai deklaron se viktima 23-vjeçar njihej si një djalë i sjellshëm.

“Erdha në mëngjes, gjeta karburantin e rrethuar “ndalohet, skenë krimi”. Pyeta çfarë ka ndodhur, më thanë ka ndodhur një ngjarje mos u afro. Një prej tyre ishte nga Manza. U tronditëm. Ishin djem të sjellshëm”, u shpreh një prej punonjësve të karburantit.

Dy persona kanë mbetur të vrarë me armë zjarri pranë një karburanti në Manëz. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:45 të mëngjesit, pranë një pike karburanti në afërsi të qendrës së Manzës.

Sipas burimeve, njëri prej viktimave, së bashku me një tjetër person, kanë hyrë në lokalin që ndodhet pranë karburantit dhe i kanë kërkuar kamerierit t’u shërbente kafe.

Kamerieri u është përgjigjur se nuk mund ta përgatiste pasi ekspresi ishte fikur. Pikërisht në ato momente ka nisur një debat verbal mes njërit prej viktimave dhe kamerierit, ku është përfshirë edhe banakieri. Situata është përshkallëzuar, pasi në konflikt është futur edhe një person tjetër që ndodhej në lokal.

Nga përplasja me armë zjarri humbën jetën dy të rinj Aranit Kurti, 23 vjeç, dhe Flori Paluçi, 33 vjeç, të dy banues në Manzë.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se Aranit Kurti është qëlluar për vdekje nga Flori Paluçi, ndërsa Flori Paluçi është vrarë nga Daniel P., 21 vjeç, pasi ky i fundit ka ndërhyrë në konflikt për të mbrojtur shokun e tij.

Autori i dyshuar, Daniel P., është aktualisht në kërkim, ndërsa forcat e policisë po zhvillojnë kontrolle intensive në zonë për kapjen e tij.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Dosja e SHISH, Apeli i GJKKO-së liron Emro Sulejamin, lë në burg Fatjon Kalluçin!

03/11/2026

“Të dalim me kandidatë të përbashkët”- Pasi i sulmoi, Berisha i bën thirrje Opozitës: Së shpejti do kemi emrat e kandidatëve për zgjedhjet vendore!

03/11/2026

FOTO/ Aksident dramatik në afërsi të Linit në Pogradec nga përplasja e dy makinave, 6 të plagosur, mes tyre edhe dy fëmijë

03/11/2026

Vodhi makinën në vendparkimin e hotelit në Sarandë, arrestohet pas gjysmë ore ndjekje policore 31-vjeçarja e dyshuar!

03/11/2026

DEBATET/ Projektbuxheti 2027, përplasje tek “Ekonomia”, Braçe: Kuvendi ka detyrimin të dëgjojë bizneset! Ekonomi: Do e kenë mundësinë!

03/11/2026

“Zgjatet programi “Pas Shkolle”- Buxheti për arsimin parauniversitar, Kumbaro: Nga viti i ardhshëm, një mësues ndihmës për një fëmijë me aftësi ndryshe

03/11/2026

Kryeministri i Ukrainës: Nuk mund të përjashtohemi përgjithmonë nga tregu i BE-së

03/11/2026

Rrëzohet një avion i vogël në Zelandën e Re, dy të vdekur nga përplasja në ishull

03/11/2026

Analiza e REL: Vuçiç dhe Orban humbën pushtetin, por jo ambiciet!

03/11/2026

Balla takohet me ministrin e Jashtëm të Rumanisë, Neculăescu: Mirënjohje për mbështetjen në rrugën tonë drejt BE-së!

03/11/2026

Lavrov: Thirrjet e BE-së për armëpushim në Ukrainë synojnë t’i japin Kievit kohë për t’u riarmatosur

03/11/2026

“Shqetësimet e PD nuk qëndrojnë”- Celibashi për zgjedhjet vendore: Votim elektronik në sa më shumë bashki! Partitë të bëjnë konsensus

03/11/2026

KE publikon sot raportet e progresit: Vendet që udhëheqin procesin e anëtarësimit dhe ato që mbeten prapa

03/11/2026

Shtyhet për në 17 nëntor gjyqi për Veliajn, gjykata: Nuk jemi kompetentë për transferimin! Avokati: Kërkojmë vendimin e Drejtorisë së Burgjeve për…

03/11/2026

Ç’fitojmë me uljen 16 përqind të karburantit nga 1 janari 2027?

03/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Dosja e SHISH, Apeli i GJKKO-së liron Emro Sulejamin, lë në burg Fatjon Kalluçin!
  • “Të dalim me kandidatë të përbashkët”- Pasi i sulmoi, Berisha i bën thirrje Opozitës: Së shpejti do kemi emrat e kandidatëve për zgjedhjet vendore!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.