Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ndodhet në një vizitë zyrtare në Rumani, ku në Bukuresht është pritur dhe ka zhvilluar një takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Rumanisë, Dănuț Sebastian Neculăescu.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla ka ndarë momente nga pritja dhe takimi, duke shprehur mirënjohjen ndaj Rumanisë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian.
Në këtë vizitë, Balla shoqërohet nga deputetët e Partisë Socialiste, Ermal Elezi dhe Loer Kume.
“Mirënjohje Rumanisë për mbështetjen në rrugën tonë të anëtarësimit në BE”, shkruan Balla.
