AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Vrasja e 22-vjeçarit shqiptar Lorik Abazi në Angli, shkak dyshohet komenti për partneren! Nga sherri te krimi fatal, detajet e ngjarjes tragjike

by Alb Times
29/10/2026
in Kronikë
6
0
Vrasja e 22-vjeçarit shqiptar Lorik Abazi në Angli, shkak dyshohet komenti për partneren! Nga sherri te krimi fatal, detajet e ngjarjes tragjike

Foto: Kronikë

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një koment për partneren e të akuzuarit dyshohet se qëndron në zanafillën e konfliktit që përfundoi me vrasjen e 22-vjeçarit shqiptar, Lorik Abazi në Croydon, në jug të Londrës.

Pretendimi është paraqitur nga prokuroria gjatë procesit gjyqësor që po zhvillohet në gjykatën Old Bailey në Britaninë e Madhe.

Sipas raportimeve të mediave britanike Lorik Abazi kishte kaluar mbrëmjen e Shën Valentinit me partneren dhe miqtë e tij në një sallë bowlingu në Croydon. Më pas situata dyshohet se është përshkallëzuar, duke përfunduar në një përplasje të dhunshme.

Sipas versionit të paraqitur nga prokuroria, pas largimit nga ambientet e lokalit, i akuzuari dyshohet se është kthyer dhe është përballur me grupin ku ndodhej edhe 22-vjeçari shqiptar. Përplasja përfundoi tragjikisht me vrasjen e Abazit dhe plagosjen e dy personave të tjerë.

Për ngjarjen akuzohet Ellis Anim-Annor, i cili sipas raportimeve i mohon akuzat për vrasje dhe plagosje me dashje. Çështja po shqyrtohet nga drejtësia britanike, ndërsa pretendimet e prokurorisë për motivin e konfliktit janë pjesë e procesit gjyqësor.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të 15 shkurtit, kur shërbimet e urgjencës u njoftuan për një përplasje me thika në Croydon. Lorik Abazi u transportua me urgjencë në spital, por nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra. Dy të rinj të tjerë, të moshës 21 vjeç, mbetën të plagosur, njëri prej tyre në gjendje kritike për jetën, informon “Shqiptarja”.

Procesi gjyqësor pritet të hedhë më shumë dritë mbi rrethanat e ngjarjes dhe përgjegjësitë penale të të akuzuarit.

Tags: KronikëKryesoret
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Histori horror në Itali, i moshuari vret kushëririn me aftësi të kufizuara me një petull me krem, shkak trashëgimia 300 mijë euro!

29/10/2026

Dëmet nga protestat në Tiranë kapin vlerën e 3,37 milionë eurove, Tatimet: 110 aplikime në e-Albania!

29/10/2026

Vala e re e sulmeve, Vance, letër Teheranit për rifillimin e negociatave

29/10/2026

Prokuroria kërkon rigjykimin e Lindsey Clancy, e akuzuar për vrasjen e tre fëmijëve të saj

29/10/2026

Tymi i zi toksik mbulon Elbasanin, flakët përfshijnë mbetjet buzë lumit Shkumbin!

29/10/2026

Do garojë si presidente? Lagarde largohet nga Banka Qendrore Europiane

29/10/2026

DOSJA/ Irfan Hysenbelliu, skemë korruptive për të zhvatur 600 milionë euro nga paratë e shqiptarëve

29/10/2026

Rrëzohet helikopteri ushtarak italian i EUFOR-it në Bosnjë, raportohen tre të vdekur dhe 12 të plagosur!

29/10/2026

Akademiku Luan Omari, kujtesa e mendimit juridik shqiptar

29/10/2026

Dita e 17-të e tubimit në Tiranë, protestuesit vendosen para Kryeministrisë, pjesëmarrje e ulët dhe pa tensione!

29/10/2026

Sondazhet alarmuese/ Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, ekspertët: Testi më i rrezikshëm i Donald Trump, ja çfarë pritet të ndodhë!

29/10/2026

“Të mos mjaftohemi me fjalë”- Aldo Merkoçi në Këshillin Bashkiak: Ku është akti i transferimit të Veliajt? Dyshime për presion politik

29/10/2026

“Kisha frikë për veten dhe familjen”- Vrasja e shqiptarit në Itali pas sherrit për pazaret e drogës, 29-vjeçari rrëfen krimin: Trupin ia hodha në pus dhe…

29/10/2026

Turqia mohon ndërhyrjen në zgjedhjet e Izraelit: Pretendimet janë të pabazuara!

29/10/2026

Rama ul taksat e rrit pagat, avazi ‘hip se të vrava, zbrit se të vrava’ nuk ndalet!

29/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Histori horror në Itali, i moshuari vret kushëririn me aftësi të kufizuara me një petull me krem, shkak trashëgimia 300 mijë euro!
  • Dëmet nga protestat në Tiranë kapin vlerën e 3,37 milionë eurove, Tatimet: 110 aplikime në e-Albania!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.